Çeshtja Bechetti Qeveria shqiptare terhiqet nga kerkesa per ekstradim

Çështja Bechetti: Qeveria shqiptare tërhiqet nga kërkesa për ekstradim

Qeveria shqiptare ka hequr dorë nga kërkesa për ekstradimin e Francesco Bechettit. Ky vendim iu bë të ditur, sot, Gjykatës së Westminster në Londër, duke i dhënë kështu fund përpjekjes më shumë se një vjeçare për ekstradimin në Shqipëri nga Anglia të Zotit Bechetti dhe partnerit të tij Mauro De Renzis.

Para dy javësh gjykata angleze rrëzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim dhe urdhëroi ndërprerjen e çdo procedure të lidhur me këtë kërkesë.

Gjykata zbuloi se qeveria shqiptare në kërkesën e ekstradimit kishte bërë, në mënyrë të qëllimshme, pohime të rreme përfshi keqinformim në lidhje me ligjet e Shqipërisë. Gjykata i cilësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare "manipulim dhe uzurpim" të procesit gjyqësor. Për këtë arsye ajo vendosi kundër qeverisë së Shqipërisë.

Qeveria deklaroi fillimisht se nuk do ta apelonte vendimin. Por të mërkurën, ditën e fundit të afatit të apelimit, ajo njoftoi gjykatën angleze se nuk do të apelojë.

Me këtë rast Zoti Bechetti deklaroi:

Zoti Bechetti u shpreh se tërheqja nga ekstradimi ishte minimumi që ai priste, dhe shtoi se tani duhet që qeveria t'u japë fund të gjitha proceseve kundër tij në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama