Çatin Saraci

Çatin Saraçi

Aktiviteti artistik
Misioni diplomatik i Saraçit ne Londër filloi ne vitin 1933. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti Çatin Saraçin në Legatën Shqiptare ku mbulonte rolin e ambasadorit.

Po në vitin 1939 Saraçi u takua për herë të parë me Oscar Kokoschkan dhe filloi bashkëpunimi i tyre i gjate ne fushën e pikturës. Kokoschka, u bë mik i ngushtë i Saraçit dhe influencoi punimet e këtij të fundit. Dy piktorët banuan përkohësisht në Scarsdale Studios që gjënden në Stratford Road (afër Kensington Road), thuajse ngjitur me Galerine Pride. Gjatë kësaj periudhe ata punuan së bashku dhe lanë si dëshmi të miqësisë së tyre, mjaft pitura dhe vizatime të njëri-tjetrit. Emri i Saraçit në historinë e pikturës angleze figuron si ai i një përfaqësuesi të impresionizmit britanik dhe i një kolegu dhe miku të Oscar Kokoschkas.

Ekspozitën e parë Saraçi e hap në “Redfern Gallery” në vitin 1945. Në vitet 1950-1960 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera. Vdiq më 1974 në Londër ku në vitin 1975 në përkujtim të tij u hap një ekspozitë me 50 punime. Ekspozita e fundit dedikuar punimeve te Çatin Saraçit u hap në Londër, pranë “Pride Gallery” në vitin 1988. Gjatë karrierës së tij, Çatin Saraçi ka hapur rregullisht ekspozita personale në Londër, në Dublin dhe në Paris.



Portret i Vetvetes



Gjela-Deti



Varka te lidhura



Vjeshta akoma ne jete



Vera akoma ne jete



Ura Tower nga distanca


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama