“Mao Ce Duni” sot ne Rusi

“Mao Ce Duni” sot në Rusi
Festivali i 30-të Ndërkombëtar i Filmit në Moskë u çel më 19 qershor me aktorët e njohur hollivudianë Will Smith dhe Charlise Theron në “Pushkinski Cinema Hall”. Filmi i tyre “Hancock”, i cili vetëm pak ditë më parë pati premierën në Amerikë, ishte i pari që u shfaq në këtë festival. Shumë emra të tjerë priten të jenë pjesë e këtij festivali që do të ketë edhe çmime. Kështu, regjisori dhe aktori japonez Takeshi Kitano, do të shpërblehet me çmim karriere për arritjet e tij gjatë jetës. Festivali mbahet në kinemanë sipas stilit sovjetik që shtrihet ndërmjet dy kazinove që shohin përballë statujës së shkrimtarit të njohur rus Aleksandër Pushkin. Sipas të dhënave, kinemaja ruse po rifiton popullaritetin e saj, ndërkohë qeveria pret që përfitimi financiar nga kompanitë e prodhimit filmik të rritet të paktën dyfish, krahasuar me vitin e kaluar.

Historia e shqiptarit rom që i vuri emrin të birit Mao Ce Dun do "të rrëfehet" fillimisht për mediat e më pas edhe për publikun. “Mao Ce Dun”, një nga prodhimet e fundit kinematografike shqiptare, pati premierën e tij një vit më parë. Me skenar të Besnik Mustafait dhe regji të Besnik Bishës, filmi është një komedi tragjike, që tregon për një rom, i cili gjatë viteve të vëllazërisë shqiptaro-kineze i vë të birit të sapolindur emrin e udhëheqësit kinez Mao Ce Dun. Në film interpretojnë aktorët Fadil Hasa, Miola Sitaj, Ola Sadiku etj. 
 
BLERINA GOCE  : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama