Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Java e 9-te e kampionatit Belg

Ne javen e 9-te te kampionatit Belg,per lojtaret shqiptare qe luajne ketu, ishte perseri nje jave "ferri".Keshtu, ekipi i Geri Cipit, AA Genti, humbi perseri , kete radhe ne fushen e vet ndaj komshijve te Lokerenit me rezultatin 2-3. Kjo
eshte humbja e katert rradhazi e AA Gentit dhe e pesta ne total ne 9-te ndeshje te luajtura. Lojtari yne kuqezi u aktivizua si gjithmone ne formacionin baze si titullar, por megjithe lojen e pelqyeshme nuk mundi ta ndihmoje ekipin e tij
me teper .Vlen te theksohet se AA Genti ne 30 minutat e para e kishte lojen nen zoterim dhe humbi disa raste te pastra shenimi, e pastaj eshte ajo fjala e urte, "po nuk shenove do ta pesosh", e keshtu ndodhi.Pjesa e pare
perfundon me rezultatin 0-3 ne favor te Lokerenit.Ne pjesen e dyte, AA Genti, arrin te shenoje 2 here ne 15 minutat e para e gjithçka duket perseri e hapur, por perveç shume rasteve te humbura asgje tjeter nuk mund te shijhe ne
lojen e tyre. Eshte vertet per te te ardhur keq per nje ekip si AA Genti, ekip i cili cilesohet nder me cilesoret ne kampionatin Belg, ne çfare gjendje ka shkuar, por, megjithate eshte akoma heret per te rregulluar diçka, kur dihet se
ambiciet e klubit jane gjithmone per nje vend ne Kupat e Evropes.
Edhe Anderlechti i Besnik Hasit nuk e pati te lehte kete jave kunder ekipit te ardhur nga kategoria e dyte, Monsit.Takimi perfundoi me rezultatin 2-1 ne favor te Anderlechit, por u desh nje autogol nga ana e kapitenit te Monsit ,
Ciobotariu, ne minuten e 79-te, qe ti merrnin 3 piket e plota. Gjakovari i Kuqezinjve, nuk u aktivizua ne takim per asnje minute, keshtu qe mund te shtrohet pyetja, çfare kerkon nje lojtare i kombetares sone ne stolin e nje ekipi ?
!Megjithese dihet boterisht qe trajneri i ri i Anderlechtit, Hygo Broos, nuk e shikon shqiptarin ne planet e tija .
Loje shume e mire e shqiptarit tjeter qe luan me ekipin e Charleroit, Adrian Aliajt. Aliaj u aktivizua plot 62 minuta si organizator kunder ekipit te vendit te pare, Klub Bryzhit.Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-3 ne favor te Klub Bryzhit.
Lojtari shqiptar dha asistin per golin e pare te ekipit te tij, por kjo nuk ishte e mjaftueshme qe Charleroi te merrte fitoren e pare te sezonit.


Ja rezultatet e javes se 9-te te Kampionatit Belg

AA Gent - Lokeren 2-3
Anderlecht- Mons 2-1
Charleroi- Klub Bryzhe 2-3
Standart Liezhe-GBA 2-1
KC Genk- Beveren 4-0
Antwerpen-Sint-Truiden 1-3
Mechelen- Lomel 5-1


Westerlo-La Loviere 15,00 te dielen
Moeskroen-Lierse 15,00 te dielen



Nga Eklen Hotaj



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa