Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Lojtarët Shqiptarë në kampionatin Belg


Ne javën e 7-te te Jupiler Ligës ekipi i Geri Cipit, AA Genti, humbi ne fushen e tij me ekipin e Liersës, me rezultatin 3-1.
Kjo humbje erdhi pas asaj humbjes se nje jave me pare ne fushen e Bryzhes me rezultatin e ngushte 1-0. Lojtari i kombetares tone eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet e deritanishme si titullarë ne ekipin e tij. Vlen te theksohet se AA Genti luajti plot 65 minuta me 10 lojtare, pasi kapiteni i ekipit, Jaky Peters, u nxorr nga loja me karton te kuq, pas nje nderhyrje te parregullt(dyshimte) ne hyrje te zones se rreptesisë.Megjithe 2 humbjet e fundit, nuk mund te lihet ne harrese konsiderata e madhe qe i japin lojtarit tone, trajneri dhe stafi drejtues. Sipas revistes sportive, VOETBAL MAGAZINE, kuqeziu yne ndiqet ne te gjitha takimet nga disa teknike te ekipit Borusia Munchenglenbach. AA Genti rradhitet ne vendin e 10-te me 8 pike ne 7-te ndeshje.
Krejt ndryshe jane punet ne ekipin e Besnik Hasit, Anderlechtin. Ekipi i Hasit luajti ne fushen e Charleroit, ku fitoi me rezultatin 3-1.
Hasi u aktivizua vetem ne 10 minutat e fundit, kur gjithçka ishte vendosur ne rezultatin e ndeshjes.Per Anderlechtin shenoj 2 here Valter Basegio, dhe nje here Koreani Ki-Seol, ndersa ne krahun e Charleroit , Adrian Aliaj , u aktivizu vetem per 19 minuta.
Anderlechti ndodhet ne vend te dyte se bashku me Liersen, Lokerenin, me pike te barabarta dhe nje diference prej tre pikesh nga lideri , Club Bryzha.
Ndersa ne ligen e dyte , ekipi i Ilir Caushllarit , Heusden-Zolder, vazhdon kryesimin ne renditje.Shqiptari aktivizohet pothuajse ne te gjitha takimet si titullare. Ai është dhene hua deri ne fund te sezonit nga RC Genku, ekipi kampion ne fuqi.

Takimet e javes se 7-te

AA Gent-Lierse 1-3
Antwerpen-Club Bryzhe 2-2
Moeskroen-Bergen 3-2
Charleroi-Anderlecht 1-3
Beveren-Lomel 0-0
Westerlo-Germinal Berschot 2-1
Mechelen-Lokeren 2-3
Standart Liezhe -Sint-Truiden 2-2
RC Genk-La Luviere 1-0

Nga Eklen Hotaj



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa