Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Le të kujtojmë fjalët e ish-trajnerit Hafizi: Bogdani ka nevojë të përmirësohet teknikisht, kurse në planin moral ai ka qenë shembull për shumë të tjerë...

Bogdani shënon edhe në "portën" e Dosenës

Gëzim Sinemati
"Ky është një gol që ka ardhur në momentin e duhur," - janë fjalët e sulmuesit të Rexhinës dhe "të braktisurit" të kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani. Ka shënuar në portën e Torinos, në një ndeshje delikate për ekipin e tij, por ka "shënuar" edhe në portën e trajnerit të kombëtares, Bepe Dosena. Një gol për t'i kujtuar jo vetëm italianit, se Bogdani i vërtetë nuk është ai që nuk dëgjon "urdhrat" e trajnerit.
Shijen e golit shqiptar në Serinë A e kemi provuar edhe herë të tjera, por këtij të fundit të sulmuesit të Rexhinës ka më shumë arsye që t'i gëzohemi. Një gol ku janë fituar tri baste! Bastin e parë, Bogdani e ka fituar po me median italiane. Stacioni televiziv "Tele +" e ka përcaktuar sulmuesin shqiptar lojtarin më të mirë të javës, një përcaktim, i cili nuk do të kishte nevojë për komente! Shtypi italian thekson se trajneri Mutti fitoi bastin kur vendosi që në fushë të jetë Bogdani dhe jo Savoldi e Dionixhi. Kurse bastin e tretë Bogdani e ka fituar në Shqipëri, në vendin e tij, por jo me opinionin, por me trajnerin Dosena.
Të luash në Serinë A dhe të shpallesh papritur "i paedukuar" në ekipin kombëtar është një paradoks, për të cilin duhet të reagojmë sa më shpejt. Edhe tifozi më i thjeshtë i kuqezinjve po pret shpjegime për arsyen e largimit të dyfishtë të Erionit. Në ndeshjen miqësore me Kosovën mori "kartonin e verdhë", sepse gjoja fliste më shumë se shokët në celular, ndërsa në prag të ndeshjes me Zvicrën, "kartonin e kuq", sepse ishte paraqitur me vonesë.
Ish-trajneri i kombëtares Hafizi ka një shprehje për sulmuesin që padrejtësisht është vënë në shënjestër nga "mister Bepe": "Bogdani mund të ketë nevojë të përmirësohet teknikisht, por në planin moral do të doja që shumë veta t'i ngjasonin atij." Kjo është një e vërtetë e prekshme edhe për gazetarët shqiptarë. Nëse tekniku ynë ka shije tjetër për disa futbollistë, si Muka, Bogdani, Skela etj., atëhere është edhe naiviteti i atyre që rrethojnë italianin. Flitet për investime që nuk vlejnë sa kufiri kohor i 16 muajve të trajnerit tonë.
Bogdani ka "shënuar" edhe në portën e Dosenës! Urojmë që njeriu ynë i stolit të mos jetë i ndikuar në veprimet e tij. Sepse nuk është fort e këndshme që, në një kohë kaq të shkurtër, Bogdanin ta njohë më mirë trajneri sesa opinioni që e ka shoqëruar në çdo hap të tij. Nuk ka asnjë arsye për të qenë servilë të vendimeve të Dosenës, vetëm se ai është italian dhe...di më shumë gjëra nga futbolli!?

 

 

 

(marre nga sporti shqiptar)



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa