Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Sulmuesi shqiptar, i ftuar të dielën në "Italia Uno", tregoi për gjestin ndaj tifozëve të Breshias

Tare, "rrëfehet" në "Contro Campo"

Një gabim pas një goli, që e kërkonte prej kohësh. Një gjest irritues ndaj atyre që e kishin kundërshtuar. Pastaj pendimi, ndjesa për atë shfryrje, që nuk e mbajti dot dhe për atë pështymë që tashmë kërkon ta harrojë. Më pas vjen gjoba "e kripur" nga ana e klubit. Nuk ka qenë një javë si të tjerat kjo e fundit për Igli Taren, i cili, pas golit që realizoi kundër Kievos javën e shkuar, nga shpëtimtar i "atdheut", hipën mbi "bankën e të akuzuarve". Por të dielën, siç ishte parashikuar, stadiumi "Rigamonti" iu përgjigj sulmuesit shqiptar. Tifozët breshianë zgjodhën tone acaruese dhe të ndryshme, pasi rreth e qark stadiumit kishin vendosur disa parulla ku shkruanin me ironi dhe pa ironi: "Nuk ka respekt për ata që nuk na respektojnë. Tifozë të rrezikshëm. Nuk lejohet pështyma e Tares". Edhe pse tifozeria e veriut dhe ajo qendrore thërresin, gjiganti i kombëtares kuqezi përgjigjet në fushë me zemër, kokë e këmbë në kërkim të golit. Për fat të keq, goli nuk u shënua, edhe pse Igli jep shpirtin e tij. Kërcen në një kros brenda zonës, por argjentinasi Samuel e "përqafon" (gjyqtari i mbyll të dy sytë). Por më pas shfrytëzon gabimin e Baxhios nga penalltia, kur pengohet sërish dhe gjyqtari jep një tjetër penallti, që "Bishtaleci" e kthen në gol. Tare vuan gjatë gjithës kohës dhe Macone e zëvendëson me Xhadidin. Fishkëllimat e tifozëve ultras shënjestrojnë shqiptarin tonë, i cili po i drejtohej stolit i dëshpëruar. Megjithatë, qendërsulmuesi ynë kishte të dielën në mbrëmje një takim të rëndësishëm. Ishte një ftesë, që e respektoi edhe vitin e shkuar, kur Tare shënoi një dygolësh me këmbë kundër Torinos dhe në javët e para të Serisë A kryesonte listën e golashënuesve. Duhej të shkonte në Milano për herë të dytë, ku e prisnin miqtë dhe drejtuesit e emisionit "Contro Campo", në kanalin televizv "Italia Uno". Elegant, sportiv, me xhaketë dhe këmishë në sallonin e emisionit sportiv të Sandro Piçininit, Tare zë vend në krah të ish-trajnerit të Interit, Xhixhi Simoni. Përshëndet nën zë të ftuarit e tjerë, pa dhuruar asnjë buzëqeshje, madje shpeshherë mblidhte buzët për shkak të tensionit. Për Iglin, "Contro Campo" ishte rasti i duhur për t'u shfajësuar sërish me tifozët e skuadrës, përpara një plateje televizive, ndoshta për ta mbyllur përfundimisht çështjen. "Të dielën e shkuar, në Veronë, bëra një gabim, - thotë sulmuesi shqiptar i Breshias. - E kuptova menjëherë që kisha gabuar dhe u pendova. Ia komunikova edhe klubit, por tani shpresoj që edhe tifozët të më falin për atë që bëra." Më pas, numri 11 i kombëtares kuqezi pyetet nga Sandro Piçinini për rastet e dyshimta të ndeshjes Breshia-Roma, ku gjyqtari nxori katër kartonë të kuq dhe dha dy penallti njëra pas tjetrës. "Penalltia ndaj meje ishte, - siguron numri 21 i "dallëndyshkave". - U pengova në mënyrë të padrejtë nga Samueli, kur isha duke goditur topin drejt portës. Ndërsa kur isha në barrikadë me shokët e tjerë gjatë goditjes së dënimit nga ana e Totit, është e vërtetë që topi më preku në dorë. Por në ato momente po mbrohesha, që topi të mos më godistë në fytyrë. Gjesti im ishte instinktiv, aspak i vullnetshëm. Për mendimin tim, gjyqtari do të kishte gabuar nëse do të jepte penallti për Romën," - përfundon Tare.
Erion ABULE

 



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa