Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Vllaznia arrin Partizanin

Ekipi i Vllaznise ka arritur nje fitore te veshtire, ne staduimin "Loro Borici" ndaj ekipit te Elbasanit me rezultatin 2-1. Pjesa e pare ka nisur me gol per shkodranet, te cilet kaluan ne avantazh me 11-metersh me ane te Sinanit. Pas shenimit te golit, ishin elbasanasit qe krijuan disa raste shenimi qe nuk u shfrytezuan. Pjesa e dyte nisi e shpejte nga te dy palet dhe ne minuten e 53-te, Stojku shenon nje gol model, duke barazuar rezultatin. Pas golit loja u be me interesante, ku shkodranet kerkonin me cdo kusht fitoren, por edhe miqte nga Elbasani sulmuan rrezikshem ne porten e Grimes, por pa mundur te shenojne. Kur loja po shkonte drejt barazimit, ne minuten e 82-te Bejzade shenon golin e dyte dhe te fitores per Vllaznine. Me kete fitore ekipi shkodran ngjitet ne kuoten e 22 pikeve dhe i bashkangjitet Partizanit ne vendin e dyte. Partizani nga ana e tij nuk ka mundur te shkoje me shume se barazimi ne Vlore, ndaj Flamurtarit, duke u larguar nga kryesuesja Tirana dhe 2 pike te tjera, e cila nga e saj fitoi te premten me Beslidhjen 4-1. Partizani me kete rezultat tregon dhe njehere se e ka te veshtire te arrije tek fitorja jashte fushes se tij dhe ky nuk eshte nje tregues i mire pe nje ekip qe lufton per te fituar titullin kampion. Nderkohe Dinamo ka arritur te mposht Bylisin ne stadiumin "Selman Stermasi" te kryeqytetit me rezultatin 2-1. Ndonese ne nje terren te renduar nga shirat e rene, futbollistet e te dyja ekipeve u munduan te zhvillonin nje loje sulmuese, me veprime racionale dhe te kujdesshme, per te kapur ne befasi mbrojtjet respektive. Pas nje pjese te pare qe u mbyll pa gola, Dinamo ne pjesen e dyte ishte me kerkuese drejt portes kundershtare, cka beri qe te shenoje dy gola te shpejte, ne minuten e 53-te me anen e Qoses dhe te 59-ten me anen e Tikos. Pas shenimit te dy golave, dinamovitet u duken sikur leshuan terren per kundershtaret ballshiote, te cilet ne minuten e 73-te arriten te shenonin me anen e Elezit. Dinamo i kishte te gjitha mundesite per te shenuar golin e trete, por Pisha gjuan dobet 11-metershin e marre nga Qorri, te cilin e priti portieri Sinani.

Mbrojtėsi bardheblu ka shėnuar golin e tij tė katėrt nė kėtė sezon dhe ndihet i vlerėsuar pėr shiritin e kapitenit

Vata: Kampionė dimri, njė stimul mė shumė

Ka mbi pesė muaj qė jep kontributin e tij nė skuadrėn bardheblu dhe menjėherė e ka fituar besimin e skuadrės pėr tė qenė kapiten. Falė aftėsive dhe eksperiencės sė tij tė madhe nė futboll, 32-vjeēari Rudi Vata ėshtė bėrė njė ndėr pikat mė tė forta tė skuadrės. Ai nuk di vetėm tė mbrojė, pasi po shfaq cilėsi shumė tė mira edhe si sulmues. Ka shėnuar 4 gola nė 11 javė dhe tashmė e sheh veten nė krye tė golashėnuesve, sė bashku me shokun e skuadrės, Halilin. Edhe nė ndeshjen ndaj Besėlidhjes, Vata sėrish ka shėnuar dhe e ka ēliruar skuadrėn nga barazimi. Ndihej vėrtet i vlerėsuar nė kėtė ndeshje nga e gjithė skuadra dhe sidomos nga trajneri Alimehmeti, i cili nė analizėn e skuadrės ia ka besuar atij shiritin e kapitenit. Duket se edhe shkodrani po e shpėrblen mė sė miri kėtė besim. Pėr Rudin mė shumė rėndėsi nė futboll ka fitorja e skuadrės, pastaj kurora e golashėnuesit, por, nėse do t'i jepej mundėsia pėr ta fituar, ai kurrsesi nuk do ta refuzonte. Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar," duke folur pėr skuadrėn dhe pėr golat e shėnuar.
- Rudi, sėrish njė fitore e thellė qė ka padyshim eksperiencėn dhe golat tuaj, apo jo?
- Mendoj se merita na takon tė gjithėve si skuadėr. U munduam tė zhvillonim njė ndeshje tė mirė nė pėrgjithėsi dhe ia arritėm qėllimit. Vuajtėm disi vetėm nė momentin e pėsimit tė golit tė barazimit, qė nė pjesėn e dytė tė lojės u zhvleftėsua tėrėsisht.
- Nė pjesėn e parė luajtėt mirė, derisa shėnuat golin, mė pas e ulėt ritmin dhe e pėsuat golin e barazimit. Ēfarė ndryshoi nė lojėn e skuadrės nė pjesėn e dytė?
- Nė fillimin e pjesė sė parė ne kėrkuam tė zhvillonim njė lojė me sulme tė njėpasnjėshme, qė do ta vinte kundėrshtarin nė vėshtirėsi. Ashtu ndodhi dhe shėnuam golin e parė qė nė minutėn e pestė dhe mė pas patėm idenė se e fituam ndeshjen. Por edhe kundėshtari kėtu e pati meritėn, me njė kundėrsulm tė shpejtė na gjeti nė vėshtirėsi dhe arriti tė barazonte. Ky gol duket sikur na shkundi mirė dhe filluam tė lėviznim nė manovrėn tonė sulmuese, por pa ia arritur qėllimit nė pjesėn e parė, sepse lojtarėt e Besėlidhjes mbulonin mjaft ashpėr. Me fillimin e pjesė sė dytė, nga ana e trajnerit u bėnė disa ndryshime, duke filluar nga lojtarėt dhe deri tė mendimi qė ndoqėm pėr tė arritur te golat e tjerė. Mė pas erdhėn edhe tre gola tė menjėhershėm, ēka pėrfundimisht e mbylli ndeshjen.
- Ndaj Besėlidhjes keni shėnuar golin tuaj tė katėrt personal dhe jeni golashėnuesi mė i mirė. Mos vallė pretendoni tė fitoni kurorėn e golashėuesit?
- Do tė mė pėlqente mė shumė, si fillim, tė fitonte skuadra, pasi kjo ėshtė mė e rėndėsishme. Mė pas, nėse do tė mė jepej mundėsia tė shėnoja, do ta bėja me mjaft kėnaqėsi. Pėr sa i takon kurorės sė golashėnuesit, besoj se do tė ishte diēka e bukur pėr njė mbrojtės dhe me gjithė qejf do tė doja ta fitoja. Skuadra e ndėrtuar kėtė sezon ta jep kėtė mundėsi dhe unė do tė pėrpiqem.
- Pesė muaj nė skuadėr dhe jeni bėrė kapiten. Njė vlerėsim qė ėshtė vėrtet pėr t'u pėrmendur, apo jo?
- Sigurisht. Ėshtė me tė vėrtetė njė vlerėsim qė trajneri Alimehmeti mė bėri nė analizėn para ndeshjes. U diskutua rreth roleve tona dhe tė gjithė ranė dakord tė ma besonin mua rolin e kapitenit. Unė kurrsesi nuk mund ta refuzoja, por jam i mendimit se nuk mė takonte mua.
- Nė dy javėt e fundit skuadra ka shėnuar tetė gola, pothuajse sa kishte shėnuar nė 9 javėt e para. Shihet qė diēka ka ndryshuar pas largimit tė Haxhiabdiēit?
- Vėrtet, ashtu ėshtė. Kjo meritė i takon sigurisht trajnerit Krenar Alimehmeti, i cili ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt me tė gjithė futbollistėt, duke u marrė atyre aftėsitė mė tė mira nė rolet qė kanė. E them kėtė, sepse ne jemi sėrish po ata lojtarė tė para dy javėve, qė humbėm derbin dhe zhvillonin lojėra jo mbrėsėlėnėse.
- Si e parashikoni ecurinė e skuadrės nė dy javėt e mbetura tė fazės sė parė?
- Mendoj se kemi njė short favorizues deri diku. Kėtė tė shtunė qė vjen shkojmė nė Lushnjė pėr t'u ndeshur ndaj skuadrės vendase, mė pas presim Elbasnin nė Tiranė. Nėse arrijmė tė pėrgatisim ēdo ndeshje, me njė mobilizm tė madh dhe me njė punė tė mirė tė bėrė nga ana e trajnerėve dhe nga ana jonė, kemi pėr tė arritur 6 pikė mjaft tė vlefshme. Sigurisht, do tė na shpallte edhe kampionėt e dimrit, ēka do tė na jepte edhe mė shumė forca pėr fazėn e dytė, qė do tė jetė edhe mė e vėshtirė.
Aurel CELIBASHI







ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa