|
|
|
Bardheblutë fitojnë pastër 2-0 ndaj Shkumbinit
në "Qemal Stafa"
Tirana: 3-pikët, gëzimi i vetëm
Nga
Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana-Shkumbini 2-0
Shënues: F.Xhafa 75', Muka 78'
Tirana
1. Hidi 6.5
2. Vata 6.5
3. Dabulla 6.5
4. Venhof 6
5. Lici 6.5
6. Sina 6 (E. Bulku 62')
7. Jupi 6.5 (S. Bulku 88')
8. Patushi 6.5
9. Muka 7
10. Merkoçi 6.5 (F.Xhafa 55')
11. Halili 6.5
Trajner: E.Haxhiabdiç
Shkumbini
1. Elezi 6
2. Osmani 6.5
3. Kaja 6
4. Magani 6
5. Stavri 6
6. K. Dervishi 5.5
7. Merxha 5.5
8. R. Dervishi 5.5 (Bajaziti 55')
9. Çilufo 6.5
10. Bubeqi 6 (Ceno 73')
11. Maskado 6.5
Trajner: A.Sejdini
Gjyqtar: B. Pregja dhe K. Hysi (Tiranë), E. Miho (Durrës)
Kartona të verdhë: Sina, Merkoçi, Dabulla, Magani, Muka,
Bajaziti
Kartona të kuq: Dabulla
Radiografia
2'- Faull i Patushit në mesfushë ndaj Maskados.
16'- Goditje këndi për Tiranën e fituar nga Muka. Godet
Jupi dhe topi largohet nga mbrojtja mike.
22'- Depërtim i fuqishëm i Dabullës nga mbrojtja në
sulm, pason për Merkoçin, ky i fundit nuk kombinon si duhet
me Halilin.
30'- Lici kroson në zonë për Halilin, por dibrani nuk përfiton
siç duhet.
35'- Kombinim i bukur midis Bubeqit dhe Çilufos, braziliani Maskado
nuk vepron mirë nga pasimi i dhënë prej Çilufos.
44'- Goditje dënimi në të majtë të sulmit peqinas.
Ekzekuton Osmani dhe dhe për pak sa nuk godet me kokë K.Dervishi,
që ishte i fshehur në thellësi të mbrojtjes vendase.
46'- Tjetër kombinim midis Buqbeqit dhe Maskados, braziliani i vetëm
me portierin Hidi nuk arrin të shënojë.
50'- Depërtim i Licit në krahun e majtë, pason për
Merkoçin, i cili gjuan jashtë.
56'- Lici kroson në zonë, gjuan Merkoçi dhe Elezi nxjerr
topin jashtë në fundore. Ekzekuton goditjen e këndit Sina,
Vata gjuan me kokë, por pret Elezi në gatishmëri.
60'- Shpërthim i Çilufës në mesfushë, pason
për Bubeqin, i cili pengohet jashtë zonës nga Dabulla.
Goditje dënimi, e ekzekutuar nga Osmani dhe topi përfundon në
tranversë.
72'- Tjetër goditje dënimi për peqinasit jashtë zone.
Kroson Osmani për Merxhën, që pason për Çilufon,
godet dhe Hidi pret me vështirësi.
75'- Kombinim Halili-Patushi jashtë zone, gjuan Patushi dhe grushton
Elezi. Topi në goditje këndi, kroson Lici dhe Xhafa me kokë
godet dhe rrjetë. 1-0 për bardheblutë.
77'- Krosim nga e djathta prej E. Bulkut, Halili me kokë pason për
Mukën, i cili s'e ka të vështirë të shënojë
edhe golin e dytë.
83'- Një zënkë në mesfushë midis Mukës dhe
Bajazitit; ndërhyn dhe Dabulla, që merr kartonin e dytë
të verdhë.
89'- Gjuan Patushi jashtë zone dhe pret sërish portieri mik.
Deklarojnë...
E.Haxhiabdiç, trajner i Tiranës
Ndeshja ndaj Shkumbinit pati në vetvete vështirësinë
e saj. Skuadra e ka bërë si zakon që në minutat e
para të ndeshjes të vuajë karshi kundërshtarit. Në
pjesën e parë u munduam të lëviznim në mesfushë,
por pa mundur të çanim mbrojtjen e kundërshtarit. Në
pjesën e dytë skuadra pati një ngritje në nivelin
e saj, çka solli edhe dy gola të menjëhershëm. Gjithsesi
jam i kënaqur me skuadrën dhe mund të them se na duhet
ende kohe dhe punë për të arritur qëllimet që
i kemi vënë vetes në fillim të sezonit.
A.Sejdini, trajner i Shkumbinit
Jemi goditur vetëm prej dy gabimeve të bëra në mbrojtje.
Skuadra në pjesën e parë ka qenë mjaft e përpiktë
në detyrat që i kisha dhënë, madje e kemi vënë
në vështirësi Tiranën. Në pjesën e dytë
u munduam të kundërsulmonim, por nuk ia arritëm qëllimit.
Mendoj se dy gabime të vogla në mbrojtje na kushtuan të
gjithë rezultatin e ndeshjes, në të cilën mund të
kishim marrë të paktën një pikë. Përsa i
takon arbitrimit, ishte në nivelin e duhur. Me kaq sa dhamë
në stadiumin "Qemal Stafa" jam disi i kënaqur, tashmë
të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Të veçanta
- Për gjyqtarin anësor K. Hysi, ndeshja midis Tiranës dhe
Shkumbinit ishte e para pas vdekjes së djalit.
- Një gazetar dhe një operator holandez kishin ardhur posaçërisht
për të ndjekur dhe filmuar ndeshjen e skuadrës së
Tiranës, ku luan edhe patrioti i tyre, Venhof, madje për të
bërë për të një reportazh.
- Një numër shumë i madh tifozash peqinas kishin mbushur
plot tribunën përballë stadiumit.
- Në tribunën VIP ndodhej presidenti i Tianës, El Sajed,
ai i Shkumbinit, Pirro Angjeli, si dhe deputeti dhe tifozi i Tiranës,
Bamir Topi.
- Në pjesët e brendshme të stadiumit ndeshjen e ndoqën
sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Starova
dhe drejtori i stadiumit Mehdi Bushati. Po ashtu, së bashku me ta
ishte dhe gazetari dhe tifozi i Tiranës, Reiz Ciço.
Nga Shpëtim GJOSHI
Pamë një takim, sa tërheqës, aq edhe emocionues. Veçse
duhet thënë se të tillë e bëri skuadra peqinase,
e cila tregoi se niveli që ka në renditje është plotësisht
i merituar. Futbollistët e Shkumbinit zhvilluan një takim të
bukur, sepse në fushë ishin vendosur shumë mirë, repartet
mbështetnin njëri-tjetrin në funksion të lojës,
ashtu si edhe çdo lojtar paraqiti, jo vetëm grintë e
dëshirë, por edhe mjeshtri individuale në shërbim
të skuadrës. Për rreth 60 minuta skuadra peqinqase ishte
mjaft kompakte, nuk la hapësira për kundërshtarët,
madje rrezikoi seriozisht portën e bardhebluve, ku në një
rast duhet të kishte shënuar. Më pas, Shkumbini nisi lëshoi
në lojë, sepse ndjeu mbingarkesën e lojës së
fortë dhe presingut të vazhdueshëm në mesfushën
e kundërshtarit. Peqinasit shpenzuan shumë energji, ndaj edhe
gabimi në mbrojtje, në rastin e golit të parë të
Tiranës, është krejtësisht i pranueshëm. Sidoqoftë,
në "Qemal Stafa" pamë një ekip të përgatitur
shumë mirë, teknikisht dhe taktikisht, që ka ardhur gjithmonë
në rritje, ndaj edhe rezultatet që ka marrë nuk janë
të rastësishme. Shkumbini humbi përballë një
skuadre të madhe, por rruga e nisur është e mbarë.
Nga ana e saj, Tirana kënaqi vetëm me golat e shënuar dhe
fitoren e arritur. Tifozët bardheblu qëndruan "të
ngrirë" deri në çastin e shënimit të golit
të parë, dhe vetëm më pas ata u vunë në
mbështetje të skuadrës. Futbollistët bardheblu, përjashto
këto Vatën, Licin dhe Dabullën, u treguan të pafuqishëm
fizikisht, të çoroditur taktikisht, mjaft të nervozuar
psikologjikisht, dhe mbi të gjitha u mungoi grinta karakteristike
e Tiranës. Të gjitha këto sollën një mos harmonizim
të reparteve, një amulli në veprime, dhe teprime në
mbajtjen e topit. Në skuadër ende nuk është e qartë
se kush organizon lojën në mesfushë, Jupi, Muka apo Patushi,
madje prek këtij të fundit kërkohet edhe të mbrojë?!
Sulmuesit luajnë të shkëputur dhe hapësirat mes tyre
nuk shfrytëzohen nga mesfushorët. Këto dhe faktorë
të tjerë bëjnë që loja e skuadrës të
mos jetë e rrjedhshme, të mos kemi efikasitet në pasime,
të shënohet me shumë vështirësi, madje edhe ndaj
skuadrave me nivel inferior karshi Shkumbinit. Një fitore e tillë
të kënaq vetëm se ke marrë tripikë ndaj një
kundërshtari direkt në luftën për titull, por nuk
mund të justifikojë një skuadër që në përbërje
ka individët më cilësore të kampionatit shqiptar.
Ndaj dalin shumë pyetje, por mbi të gjitha: ku t'i kërkojmë
gabimet?!
Portokallinjtë kanë frenuar 2-2 Partizanin
në fushën e tyre
Elbasani, barazimi i kacafytur
Nga
Elbasani, Fatmir Popja
Elbasani - Partizani 2-2
Kotorri 7
Shingjergji (Gjika 88') 7
Kacollja 7
Fani 8
Shahini 7
Emurllai (Arifi 88') 8
Kola (Çapja 83') 8
G. Bylykbashi 8
Hajdari 8
G. Stojku 8
D. Bylykbashi 8
Trajner: L. Deliu
Nallbani 6
Brakini 6
Ndreka 6
Behari 6
Rosha (Marcelinjo 75') 6
Beqiri 7
Dhëmbi 6
Zheraldinjo 6
Princ (Kapllani 60') 5
Karioka (Muzaka 87') 6
Abilio 7
Trajner: N. Bajko
Shënues: Karioka 14', D. Bylykbashi 20', Hajdari 58', Kapllani 98'
Gjyqtarë: A. Isufi (Shkodër), E. Pjetrushi (Lezhë), K.
Brahja (Tiranë).
Karton i verdhë: Ndreka, Shahini, Shingjergji, Princ, Rosha, Dhëmbi,
G. Bylykbashi
Karton i kuq: G. Bylykbashi
2' - Një aksion i befasishëm i Partizanit e gjen të papërgatitur
mbrojtjen e Elbasanit. Abilio nuk arrin të shënojë, i vetëm
përballë Kotorrit.
5' - Rast ideal për portokallinjtë. Një top i lëshuar
në drejtim të Emurllait, i cili gjuan mbi traun e portës.
9' - D. Bylykbashi pengohet në mënyrë të parregullt
në harkun e zonës. Gjuajtjen e G. Bylykbashit e grushton Nallbani.
14' - Dalje e gabuar e Kotorrit dhe Karioka nuk e ka të vështirë
ta kalojë topin në rrjetë, pasi është përplasur
në shtyllën e djathtë pingule. 0-1.
15' - Reagim i shpejtë i vendasve. Emurllai pason te Stojku. Një
mbrojtës i Partizanit e largon topin në fundore.
20' - D. Bylykbashi shfrytëzon mjeshtërisht një pasim të
kapitenit Stojku. Gjuan fuqishëm në drejtim të Nallbanit,
i cili detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta. Në fakt edhe Rosha
e ka ndihmuar topin të tundë rrjetën e Partizanit. Pra
barazim. 1-1.
24' - Emurllai gjuan fluturimthi pret në pozicion Nallbani.
27' - Një aksion model i vendasve i nisur nga mesfusha. Kombinime
të bukura të Emurllait me Stojkun. Ky pason te Hajdari, që
e vë në pozitë të vështirë Nallbanin, pas
një gjuajtje mjeshtërore pranë shtyllës pingule.
31' - Pasiguri e mbrojtjes elbasanase. Dhëmbi për pak sa nuk
shënon golin e dytë për miqtë.
37' - Goditje dënimi në pozicion ballor përpara portës
së Kotorrit. Gjuan Zheraldinjo dhe topi kalon mbi portë.
45' - Hajdari i vetëm përballë Nallbanit e lëshon
topin te D. Bylykbashi. Mbrojtësit e largojnë në fundore.
48' - Gjest i pahijshëm i futbollistit Rosha. Gjyqtari e ndëshkon
me karton të verdhë.
50' - Futbollistët elbasanas nuk merren vesh midis tyre, duke humbur
një mundësi shënimi.
54' - D. Bylykbashi vepron bukur pranë portës në afërsi
të vijës fundore. Mbrojtësit e përcjellin topin jashtë.
Emurllai gjuan fuqishëm, por pa rezultat.
55' - Abilio zihet në pozicion jashtë loje. Futbollistët
e Partizanit ankohen te anësori.
58' - Hajdari tregon aftësitë e tij të shkëlqyera,
duke arritur të shënojë një gol të mrekullueshëm,
që entuziazmoi pa masë tifozerinë vendase.
60' - Tension në fushë. Disa futbollistë të Partizanit
provokojnë vendasit. Ndërhyn Bajko, i cili qetëson të
tijtë.
70' - Stojku pengohet dukshëm brenda zonës, gjyqtari lejon avantazhin.
81' - Hajdari del huq në gjuajtjen e topit përballë Nallbanit.
83' - I gjithë stadiumi duartroket futbollistin veteran, 35-vjeçarin
Besnik Kola, i cili u zëvendësua pas dëmtimit nga i riu
i talentuar Çapja.
88' - Tetovari Arifi zëvendëson tetovarin Emurllai, i cili sikundër
Kola, duartrokitet nga i gjithë stadiumi.
90' - Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.
91' - Të gjithë futbollistët e Partizanit sulen drejt portës
së Kotorrit.
98' - Kapllani ka shënuar në mënyrë të dyshimtë
dhe me të drejtë vendasit kanë protestuar gjatë, duke
kërkuar të mos e vazhdojnë më lojën.
98' - Gjyqtari pret rreth tri minuta në qendër të fushës
që vendasit të shkelmonin topin për vazhdimin e lojës,
por elbasanasit nuk e bënë këtë, ndërkohë
që sportdashësit kanë vërshëllyer për 10
minuta gjyqtarin.
Thanë:
Luan Deliu, trajner i Elbasanit: "Kjo që bëri gjyqtari
Astrit Isufi ishte një skandal i vërtetë, shkatërroi
atë futboll të mrekullueshëm që luajtën të
dyja skuadrat gjatë 95 minutave lojë. Për të gjykuar
për të tjerat më duhet të qetësohem njëherë,
që të shpreh mendimet e mia."
Neptun Bajko, trajner i Partizanit: "Ne barazuam dhe kjo s'ka pse
të diskutohet. Në fushë vendos gjyqtari. Se çfarë
bëri Elbasani, le ta analizojë më pas, sepse nuk mund të
ecet kështu në futboll".
Monologu i specialistit nga Dhimitër Gjika
"Në këtë ndeshje loja e të dyja skuadrave në
përgjithësi qe e një niveli të kënaqshëm.
Ato demonstruan nivel të lartë në aspektin fiziko-tekniko-taktik.
Elbasanit, për fat të keq, nuk i buzëqeshi fitorja në
përfundim të këtij takimi. Mendoj se u gabua rëndë
në rreshtimin në mbrojtje dhe një faull nga larg i shkaktoi
Elbasanit pësimin e një goli në sekondat e fundit. Eshtë
me të vërtetë për të ardhur keq, që portokallinjtë
nga fitorja zbritën në barazpeshë. Duke parë shtesën
më të gjatë seç u deklarua (ndërkohë që
Elbasani po përgatitej të festonte fitoren), erdhi dhe goli
i miqve, në një moment të paqartë tani për tani.
Futbollistët vendas nuk duhet të kishin protestuar, megjithëse
e drejta ishte me ta, por ja që futbolli i ka këto. Incidentet
që u panë, kur futbollistët po u drejtoheshin dhomave të
zhveshjes, janë të patolerueshme. Të dyja ekipet duhet
të kishin treguar kulturë sportive. Deri në momentin e
golit, kryesori Isufi gjykoi mirë, por momenti delikat u krijua nga
një tejzgjatje e kohës shtesë."
Jashtë loje
- Në krah të presidentit të Partizanit, Albert Xhani, kanë
qëndruar në tribunën VIP edhe Arben Laze e Gentian Çerraga,
dy ortakët e rinj të sh.a."Elbasani"
- Kryebashkiaku elbasanas, Hysen Domi, ka zënë vend në
tribunën VIP 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes.
- Takimin e ka ndjekur edhe zyrtari i FSHF-së, Sulejman Mema.
- Prefekti i ri, Qazim Sejdini dhe specialistë futbolli kanë
mbushur tribunën VIP.
- Presidentit Kumuria i është dashur mjaft kohë për
të sistemuar miqtë nëpër vendet e posaçme.
- Në tribunë ka qenë i pranishëm dhe ish-trajneri
i Elbasanit, Petrit Haxhia.
- Në fund të pjesës së parë ka hyrë në
tribunë edhe artisti i popullit, Kadri Roshi.
- Për herë të parë, koha shtesë është
njoftuar përmes tabelës elektronike.
- Arben Laze dhe Gentian Çerraga kanë pohuar se do t'i shpërblejnë
futbollistët me shumën prej 300 mijë lekësh në
total.
Incidenti i fundlojës
Shënimi i golit të barazimit nga ana e Partizanit në minutën
e 8-të të shtesës, në mënyrë të dyshimtë,
nga ana e Kapllanit, është kontestuar fuqishëm nga futbollistët
elbasanas dhe i ka irrituar jashtëzakonisht shumë sportdashësit
vendas. Për minuta të tëra lojtarët e Elbasanit janë
përpjekur të bindnin gjyqtarin Astrit Isufi për parregullsinë
e shënimit të golit nga ana e futbollistit Kapllani. Tensioni
ka arritur kulmin në fushë dhe në tribuna, kur të
kuqtë e Bajkos janë sjellë në mënyrë provokuese
ndaj portokallinjve, për mënyrën se si arritën t'ua
shkëpusnin fitoren, atëherë kur as ata vetë nuk e
prisnin. Madje, loja është mbyllur pa u shkelmuar as topi në
qendër, sikurse e parashikon rregullorja, duke e lënë kështu
ndeshjen të papërfunduar. Gjatë kohës që gjyqtari
ka urdhëruar të kuqtë t'u drejtohen dhomave të zhveshjes,
futbollistët miq kanë shkëmbyer me vendasit replika të
ashpra, duke arritur deri në kacafytje midis tyre, ndërkohë
që drejtuesit e skuadrave janë përpjekur të vendosin
rregull e qetësi në dhomat e zhveshjes.
Sulejman Mema FSHF: "Mendoj se gjithçka do të sqarohet
në rrugë institucionale. Nuk më takon të shpreh opinionin
tim në këtë moment. E kam ndjekur lojën me shumë
vëmendje. Ajo që dua të theksoj është se në
fundin e lojës gjykimi pati probleme. Acarimi i futbollistëve
në fundin erdhi si pasojë e nivelit të dobët të
gjyqtarit në rastin e golit".
Renditja në javën e 7-të
1. Tirana 19 pikë
2. Shkumbini 13 pikë
3. Partizani 13 pikë
4. Vllaznia 13 pikë
5. Flamurtari 13 pikë
6. Elbasani 11 pikë
7. Dinamo 8 pikë
8. Erzeni 7 pikë
9. Lushnja 7 pikë
10. Bylis 7 pikë
11. Apolonia 7 pikë
12. Besëlidhja 6 pikë
13. Besa 6 pikë
14. Teuta 5 pikë
Sporti Shqiptar
|
|
|