Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Mesfushori pranon gabimet që janë bërë dhe kërkon revanshin duke filluar nga java që vjen

Jupi: Një ditë do të frenoheshim

Besa Tirana 0-0 Jupi ne AksionBarazimi pa gola i bardhebluve ndaj Besës nuk është kapërdirë mirë nga fantazisti Redi Jupi. Në një intervistë për "Sportin shqiptar," ish-kapiteni dinamovit ka treguar shkaqet, të cilat sollën atë barazim të papritur. Sidoqoftë, Jupi, si një profesionist i vërtetë, i ka pranuar gabimet që skuadra bëri, por edhe meritat e kundërshtarit, i cili nuk e la Tiranën të dilte në lojën e vet. Sipas tij, duke qenë se skuadrat luajnë shumë të mobilizuara ndaj Tiranës, një ditë do të vinte edhe një ndalesë. Kjo ndalesë, sipas Jupit, do të shërbejë dhe si një mësim i mirë që të mos përsëriten më ato gabime në të ardhmen.
- Redi, keni marrë një barazim ndaj Besës në fushë asnjanëse, që nuk lë vend për shumë diskutime nga ju, apo jo?
- Nuk çfarë të bësh, sepse loja e futbollit i njeh rezultate të tilla të papritura. Si skuadër, u munduam të bënim diçka, por qe mjaft e vështirë, sepse edhe kundërshtari ishte mjaft i mobilizuar. Në pjesën e parë nuk kemi luajtur ashtu siç dimë ne, duke bërë shumë gabime në pasime. Pjesa e dytë nisi disi më e vrullshme për ne, por pa arritur ta konkretizonim, pasi u kujtuam shumë vonë dhe gjithë lojtarët e Besës u mbyllën në mbrojtje.
- Pra, si skuadër, ishit në një ditë jo të mirë dhe Besa e qartë në atë çfarë do të arrinte?
- Mendoj se ky ka qenë një ndër shkaqet e këtij barazimi pa gola. Siç e thashë më lart, ne, si skuadër, u munduam për të bërë diçka, por ishim të paqartë në atë çfarë kërkonim. Këtu nuk duhet të lë pa përmendur edhe meritat e kundërshtarit, i cili ishte futur në fushë me synimin për të marrë një pike. Këtij qëllimi ia arrit, duke u mbyllur në pjesën më të madhe të lojës në mbrojtje. Sidoqoftë, ne sërish jemi në krye të klasifikimit, pavarësisht se diferenca e pikëve është zvogëluar disi, pasi edhe kundërshtarët e tjerë kanë arritur të fitojnë.
- A mendoni se ky barazim i arritur ka për t'ju kushtuar shumë në të ardhmen?
- Deri diku mund të them se po. Duke qenë se deri tani kemi arritur të fitojmë ndaj tre kundërshtarëve tanë direktë, si Vllaznia, Dinamo dhe Flamurtari, nuk duhet të bënim asnjë hap fals. Sidomos në rastin konkret, ndaj Besës dhe në një fushë asnjanëse, fitorja duhet të vinte medoemos. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të them se ne, si skuadër, një ditë do të ndaleshim. Ky ndalim që na bëri skuadra e Besës, për ne tashmë duhet të jetë një "kambanë" paralajmëruese, që të mos përsëritem më ato gabime që bëmë.
- Dhe, duke filluar nga java që vjen, duhet të vijë edhe kthesa ndaj Shkumbinit, apo jo?
- Kjo as që diskutohet. Duke filluar nga dita e hënë, duhet të nisim përgatitjet tona intensive dhe të arrijmë të kuptojmë gabimet që bëmë ndaj kavajasve. Sidomos kur përpara kemi një ndeshje më të vështirë, ndaj një rivali si Shkumbini, i cili ka tri pikë më pak se ne. Jam më se i bindur se gabimi që bëmë këtë javë nuk ka për t'u përsëritur më dhe në ndeshjen me peqinasit do të marrim revanshin.
Aurel CELIBASHI

 

Sporti Shqiptar


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa