Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Vllaznia - Partizani 0-0

 

Foto Nallbani dhe ArberiVllaznia
Grima 6
Devolli 6
Alcani 6
E. Beqiri 6
Erasmo (Gjokoviç 50') 6
Ishka 6
Belisha 6
Bokatola 6
Kaçi (Martini 87') 6
Bejzade (Dibra 77') 6
Arbri 6
Trajner: H. Dedja

Partizani
Nallbani 7
A. Beqiri 7
Brakini 8
Behari 7
Tafaj 7
Dhëmbi 8
Zheraldinjo 7
Princ (Marselinjo 89') 7
Karioka (Ndreka 90') 7
Kapllani (Muzaka 74') 7
Abilio 7
Trajner: N. Bajko

Gjyqtarë: S. Velçani, A. Mali (Patos), K. Brahja (Tiranë).
Karton i verdhë: Alcani, Abilio, A. Beqiri, Karioka, Muzaka
Karton i kuq: Devolli

Brakini - Kaci12' - Bokatola provon të gjejë kuadratin, por topi kalon pranë shtyllës së djathtë.
13' - Grima vonon në dalje, megjithatë arrin të largojë topin para Abilios.
15' - Goditje dënimi për Vllazninë, Arbri me kokë e dërgon topin fare pranë shtyllës.
19' - Karioka nis një top të gjatë për Abilion, por është portieri Grima që ndërhyn me shpejtësi, duke shpëtuar portën e tij.
24' - Vllaznia pretendon për prekje të topit me dorë nga një mbrojtës i Partizanit brenda zonës, por gjyqtari Velçani vazhdon lojën.
25' - Kaçi nis një top mjaft të bukur për Arbrin, por ky gabon në goditjen drejt portës.
28' - Bokatola fare pranë portës së Nallbanit nuk arrin të godasë, sepse është më i shpejtë Beqiri që largon topin.
36' - Ishka, në një pozicion të volitshëm për të goditur, gjuan pa shumë forcë dhe pret Nallbani.
45' - Zheraldinjo ekzekuton fort një goditje dënimi nga 25 metra, Grima e grushton topin dhe aty Princ, ndonëse i lirë, nuk arrin të shënojë.
53' - Goditje dënimi për Partizanin, topi në zonë goditet me kokë nga Brakini dhe ai, çuditërisht, nuk përfundon në rrjetë.
55' - Mbrojtësit e Vllaznisë gabojnë në largimin e topit, por aty Princ nuk arrin të përfitojë.
59' - Bejzade me kokë godet bukur, por topi, që po shkonte drejt portës, devijohet nga një mbrojtës në korne.
70' - Arbri, i lirë brenda zonës, godet, por Nallbani, ndonëse gjysmë i rrëzuar, arrin ta pengojë topin për të mos shkuar në rrjetë.
72' - Ishka shkarkon të majtën e tij, por pret bukur Nallbani.
91' - Dhëmbi ka mundësi të rrezikojë, në pozicion të favorshëm brenda zonës, por gjuan jashtë.

Thanë
Hysen Dedja, trajner i Vllaznisë: "Më vjen keq që nuk fituam. Në radhë të parë për sportdashësin tonë. Na dëmtoi mungesa e kondicionit të plotë të disa lojtarëve e po ashtu edhe dëmtimet e disa të tjerëve. Mbi të gjithë u ndie mungesa e Sinanit. Kundërshtari na vuri në vështirësi disa herë, ndërkohë që në pjesën e dytë lojtarët e mi herëpashere dolën edhe nga detyrat e dhëna me dëshirën për të shënuar. Aktivizimi i Dibrës u bë me qëllim që të shfrytëzohej shtatlartësia e tij, megjithatë edhe kjo gjë nuk solli rezultat. Edhe pas këtij barazimi, Vllaznia nuk është larguar nga pretendimet e saj, që vazhdojnë të jenë po ato të fillimit."
Neptun Bajko, trajner i Partizanit: "Takimi ishte me një nivel shumë të mirë. U luajt një futboll që për 95 minuta nuk i mërziti aspak tifozët e pranishëm në stadium. Kjo ndoshta është ajo që i nevojitet futbollit shqiptar. Pati shpirt të lartë gare nga futbollistët e të dyja skuadrave, ndërkohë që tek ekipi im më bëri përshtypje ajo gjë që i ka munguar herët e tjera: pikërisht loja kolektive dhe dhënia e maskimumit në një takim të tillë kaq të rëndësishëm."

Monologu
Nga Bujar Kasmi:

"Pashë dy skuadra të përgatitura në maksimum për të shfrytëzuar jo vetëm fushën e mrekullueshme të "Loro Boriçit", por mbi të gjitha këtë mjedis sportiv të denjë për fair-play. Skuadrat aplikuan pothuajse të njëjtat sisteme loje: Vlaznia e nisi me një 3-5-2 dhe Partizani me 4-4-2. Këto skema, natyrisht, që ndryshuan herë pas here sipas rrethanave të lojës. U vërejt një dëshirë e madhe për fitore te të dyja skuadrat, të cilat u munduan mjaft për të shënuar e për të fituar. Secila prej tyre tregoi kujdes edhe për të mos pësuar gol. Për rrjedhojë, takimi përfundoi në barazim pa gola, çka m'u duk dhe rezultati më i drejtë i këtij takimi. Së fundi, ajo çfarë konstatova pas këtij takimi, është se skuadrat kanë akoma shumë për të dhënë në të ardhmen".

Jashtë loje
- E veçanta e mbrëmjes së djeshme në Shkodër ka qenë prania e princit Leka në stadiumin "Loro Boriçi", i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të Partisë Lëvizja e Legalitetit si dhe nga truproja.
- Ka rënë në sy në tribunën VIP edhe prania e kryebashkiakut të Shkodrës, z. Ormir Rusi. Kjo ndodh pas një kohe të gjatë, gjatë së cilës nr.1 i kësaj bashkie e kishte braktisur ndjekjen e një takimi të skuadrës së tij.
- Aktivizimi i futbollistit Lici në formacionin Tiranës nuk ka kaluar pa u analizuar nga drejtuesit e Vllaznisë. Pas ndeshjes ata janë parë të diskutojnë në lidhje me një fakt të tillë, megjithatë, siç merret vesh, ende nuk ka një qëndrim zyrtar.



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa