|
|
|
Lezhë, vendasit s'ditën ta ruanin avantazhin,
madje humbën ndaj të kuqve
Lezha "hap portat" e kreut
për Partizanin
Nga
Lezha, Lekë Miraj
Besëlidhja - Partizani 1-2
Ndoja 5
Hasani 6
Lika 6
Brahja 5
Bruka 6
Kulla (Pjetrushi 46') 5
Makaj 7
Xhahysa (Myrto 76') 6
Toma 6
Doçi (Volumi 74') 6
Ivanaj 5
Trajner: V. Bici
Nallbani 5
Behari 6
Beqiri 6
Ndreka 6
Brakini 5
Prince (Muzaka 66') 5
Dhëmbi 6
Kapllani (Tafaj 46') 5
Abilio 6
Xheraldinjo 6
Karioka (Taviata 85') 5
Trajner: N. Bajko
Shënues: Toma 61', Xheraldinjo 65', Abilio 85'.
Gjyqtarë: B. Pregja (Tiranë), A. Mali (Patos), E. Miho (Durrës)
Karton i verdhë: Xhahysa, Brakini, Bruka, Lika, Xheraldinjo.
Karton i kuq: Lika, Ivanaj
5' - Harkim i topit brenda zone nga Xhahysa, godet me kokë Doçi
mbi traversë.
10' - Makaj kroson, por Brakini preferon këndore.
15' - Godet Toma nga 16-m, por topi kalon poshtë pingules së
majtë të Nallbanit.
16' - Xheraldinjo ekzekuton një goditje dënimi, por pa rrezik
për Ndojën.
30' - Ivanaj, i vetëm përballë Nallbanit, gabon, duke e
nxjerrë topin jashtë kuadratit.
31' - Makaj ka lëshuar një top në korridor për Ivanajn,
por topi e gjen të papërgatitur këtë të fundit.
43' - Kundërsulm i Partizanit me 3-4 futbollistë, por mbrojtja
vendase ndërhyn me kokë.
51' - Kombinacion Doçi-Ivanaj-Pjetrushi, godet ky i fundit nga
afër, por topi kalon mbi traversë.
61' - Kombinacion tjetër i bukur, Doçi-Ivanaj-Toma, ky i fundit
e godet pa e ndaluar topin dhe gol, 1-0.
65' - Goditje mjeshtërore nga rreth 22-23 metra nga Xheraldinjo dhe
rrjetë. Barazim 1-1.
66' - Kros i Pjetrushit për Ivanaj, i cili vonon në goditje
dhe ndërhyn mbrojtja mike.
70' - Godet Makaj me kokë dhe topi kalon mbi traversë.
73' - Beqiri gjuan rrafsh me tokën dhe Ndoja e pret topin.
76' - Dy herë provon të shënojë Ivanaj, por Nallbani,
në gatishmëri, pret.
78' - Harkim i saktë i topit nga Toma, por Myrtaj fare afër
nuk shënon, duke e dërguar topin mbi traversë.
85' - Beqiri kroson saktë tek Abilio, i cili fare afër, i pambuluar
nga mbrojtësit vendas, godet me kokë, duke dërguar topin
në rrjetë dhe 2-1.
Thanë
Vasil Bici, trajner i Besëlidhjes: "Sulmuam më shumë
se Partizani. Humbëm raste të pastra për shënim. Kaluam
të parët në avantazh, por nuk ditëm të administrojmë
avantazhin. U goditëm me kartona të kuq nga veprimet diletante
të futbollistëve. Ne ia dhuruam vetë fitoren Partizanit.
Kemi dy ndeshje jashtë të vështira, por ne duhet të
luftojmë deri në fund për të ruajtur klasifikimin
në 10 ekipet më të mira".
Neptun Bajko, trajner i Partizanit: "Ishte ndeshje e vështirë
dhe, ashtu siç e kishim parashikuar, na doli. Besëlidhja luajti
mirë, sulmoi, por dhe gaboi shumë. Barazimi mendoj se ishte
rezultati më i drejtë".
Monologu
Nga Esat Sadiku:
"Ishte një pjesë e parë e vakët, pa asnjë
gjuajtje në portë nga të dyja palët. Futbollistët
prisnin të gabonte kundërshtari për të rrezikuar.
Nuk kishte veprime sulmuese të menduara e të ndërtuara
mirë për të kapur kundërshtarin në befasi. Pjesa
e dytë u gjallërua. Goli i vendasve ndikoi në përmirësimin
e lojës. Vendasit luajtën mirë, sulmuan, por dhe humbën
shumë raste. Ata u goditën nga veprimet fare diletante të
futbollistëve të rinj, të cilët morën kartona
fare kot. Kjo vjen ngaqë ata kanë mungesë përvoje
dhe profesionalizmi. Partizani u tregua një ekip i pjekur, shfrytëzoi
me mjeshtëri gabimet e pafalshme të mbrojtjes dhe portierit
lezhjan. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë".
Jashtë loje
- Një grup sportdashësish lezhjanë kanë filluar përkrahjen
e Besëlidhjes në sheshin pranë stadiumit, tre orë
para ndeshjes.
- Kanë mbërritur në Lezhë 2-3 orë përpara
ndeshjes fansat e Partizanit me shallët e kuq karakteristikë
në qafë.
- Bajko ka "inspektuar" fushën e lojës cep më
cep një orë para ndeshjes.
- Në tribunën VIP ishin të pranishëm trajneri i ekipit
kombëtar Shpresa, Hasan Lika dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv
të FSHF-së, Salvator Kaçaj.
|
|
|