|
|
|
Tiranë: Të kuqtë fitojnë thellësisht
ndaj Apolonisë 5-0
Partizani, shëtitja para derbit
Nga Tirana, Aranit MURAÇI
Partizani
- Apolonia
Partizani
Nallbani6
Behari6.5
Brakini6.5
Soni6
Zheraldinjo6.5 (Marselinjo 46')
Dhëmbi7
Ndreka6
Prinse6
Kapllani6 (Grizha 77')
Abilio5.5
Karioka6 (Muzaka 46')
Trajner: N.Bajko
Apolonia
Hazizi4.5
Ziu4.5
Shala5
Poçi5.5
Muça5
Miho5 (Kaçeli 70')
Buzi5
Liçaj 4.5(Sejfullai 40')
Kaja5
Marini5 (Musha 32')
Ruko5.5
Trajner: V.Capo
Shënues: Karioka 3', Ziu (a) 11', Brakini 33', Muzaka 69', Marselinjo
77'
Gjyqtarë: B.Pashaj, F.Elezi, E.Miho (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Soni, Muça
"Radiografia"
1'- Prinsi depërton fuqishëm nga mesfusha, futet në zonë,
gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule.
3'- Karioka, nga e majta, fut një kros në zonë, por portieri,
çuditërisht, nuk e kontrollon si duhet dhe topi përfundon
në rrjetë. 1-0.
8'- Ndreka, nga e djathta, nxjerr të lirë Abilion, i cili përballë
portierit nuk shënon.
11'- Zheraldinjo godet jashtë zonës dhe topi, pasi devijohet
nga mbrojtësi fierak Ziu, përfundon në rrjetë. 2-0
për Partizanin.
12'- Ruko godet jashtë zonës së Partizanit, por pa rezultat.
19'- Zheraldinjo, pas një topi të marrë nga Prinsi, godet
mbi portën fierake.
21'- Kapllani godet sërish, por topi përfundon mbi traun e Hazizit.
24'- Liçaj futet në zonë, godet, por pret Nallbani në
pozicion.
30'- Dalje e gabuar e portierit fierak dhe Karioka, pasi fiton topin,
godet jashtë kuadratit.
33'- Zheraldinjo kroson nga këndi dhe Brakini, i ndodhur në
zonë, kërcen fuqishëm me kokë, duke shënuar golin
e tretë.
36'- Kapllani, i vetëm para portierit fierak, godet jashtë.
42'- Poçi godet larg zonës, por topi përfundon jashtë
kuadratit.
50'- Janë fierakët përsëri që zbresin rrezikshëm
te porta e Partizanit, por dalja e Nallbanit largon rrezikun.
54'- Kapllani, pasi shmang portierin, kërkon të japë një
top për Abilion, por pa ia arritur qëllimit.
58'- Dhëmbi ekzekuton një goditje dënimi dhe portieri largon
topin në trekëndëshin e majtë të portës.
62'- Abilio, nga mesi i fushës, futet në zonë, godet, por
pret portieri i Apolonisë.
67'- Mund të përfitojnë sulmuesit e Apolonisë, pas
një gabimi në mbrojtjen e Partizanit, por është sërish
Nallbani që shpëton portën e tij.
69'- Muzaka, i ndodhur në qendër të sulmit, pasi del i
vetëm përballë portierit Hazizi, nuk e ka të vështirë
ta dërgojë topin në rrjetë. 4-0.
77'- Marselinjo shmang dy mbrojtës të Apolonisë, godet
në afërsi të zonës dhe shënon. 5-0.
85'- Abilio futet në zonë, por vonon dhe shkakton faull.
88'- Grizha, i futur në pjesën e dytë, mund të shënojë
sërish, por topi i goditur prej tij në zonë kalon mbi traun
e Hazizit.
Specialisti
Nga Miço Papadhopulli
"Ndeshja midis Partizanit dhe Apolonisë pritej të fitohej
nga ekipi kryeqytetas. Por ajo që unë pashë ishte diferenca
e madhe në fushë, që u krijua nga paraqitja e dy ekipeve.
Apolonia, të paktën në këtë takim, u paraqit
dobët në aspektin teknik, fizik dhe taktik. Kështu, Partizani
e pati shumë të lehtë të luante hapur e të krijonte
shumë raste të pastra për shënim. Megjithatë,
dua të them se Partizani, edhe pse fitoi thellë, nuk luajti
shumë mirë dhe nuk tregoi ndonjë nivel të lartë
loje. Rezultati erdhi më shumë si pasojë e gabimeve të
miqve, të cilët e "ndihmuan" disi ekipin kryeqytetas
në shënimin e golave."
Të veçanta...
Në tribunën "vip" ishin të pranishëm dy
presidentët e ekipeve, Albert Xhani i Partizanit dhe Koço
Kokëdhima i Apolonisë.
Tifozët e Partizanit, përveç ndeshjes me Apoloninë,
e kishin përqendruar vëmendjen edhe te takimi Teuta- Tirana
në Durrës. Në pjesën e dytë, nga tifozeria e
kuqe dëgjoheshin thirrje anti-Tirana.
Në tribunë, për të parë ndeshjen, ishte i pranishëm,
si zakonisht kur luan ekipi i Partizanit, edhe deputeti Bashkim Fino.
Dy lojtarë, nigeriani Xhoni dhe jugafrikani Mojo, i sapoardhur te
Partizani, që ende janë në provë te të kuqtë,
e panë ndeshjen në shkallët e stadiumit.
Deklaruan
Neptun Bajko, trajner i Partizanit:
"Mund të them se kampionati për Partizanin fillon tani.
Ekipi, me lojën e tij, herë më kënaq e herë jo.
Në takimin e sotëm ka pasur momente që nuk më kënaqi,
pasi skuadra ka qenë e paqartë në lojë, sikurse ka
pasur edhe momente kur kemi luajtur shumë mirë. Ne jemi të
përgatitur për çdo takim, pavarësisht nga kundërshtari
që kemi përballë. Pas kësaj fitoreje, vëmendja
jonë do të përqendrohet te ndeshja e javës së
ardhshme, me Tiranën. Duam që në derbin me kryesuesit,
përveç rezultatit, të japim edhe spektakël në
fushë. Partizani duhet ta përmirësojë akoma nivelin
e lojës, sepse ndaj Tiranës, më shumë se rezultati,
mendoj të luajmë edhe për tifozët, të cilët
kanë qenë të pakënaqur nga loja e të gjitha ekipeve
dhe u janë larguar disi stadiumeve."
Vangjel Capo, trajner i Apolonisë:
"Ekipi luajti dobët, pasi futbollistët janë shumë
të rinj dhe nuk kanë ende eksperiencën e duhur. Shpeshherë,
lojtarët tregoheshin shumë të nxituar në veprimet
në fushë. U ndëshkuam që në minutat e para të
takimit për dy gabime të pafalshme tonat, ndërsa më
pas Partizani e kontrolloi totalisht lojën. Ekipi i Partizanit ka
lojtarë më profesionistë në gjirin e vet, të
cilët bënë diferencën. Megjithatë, ne jemi duke
ndërtuar një ekip për një të ardhme të mirë
në kampionat."
Durrës: bardheblutë frenohen sërish, madje rrezikojnë
të humbasin
Teuta-Tirana, bardhësi që "vret"
Nga Durrësi, Llambi Kallço
Teuta - Tirana0-0
Shehi 7
Xhai 6
Zëre 6
Tetova 5.5
Kotja 6,5
Toshkollari (Babamusta 83')6.5
Kotomelo 6,5
Muka 6
Mancaku (Ballço 91')6
Memelli 6
Begeja 6
Trajner: H. Lika
Hidi 7
Sina (Agolli 83')6
Vata 6
Tafaj 6
Xhafa 5.5
E.Bulku 5.5
Patushi 6
Lici 6
Jupi 6
Muka 6
Merkoçi (Halili 65')6
Trajner: E. Haxhiabdiç
Gjyqtarë: S. Çekaj (Laç), A. Mali (Patos), V. Guranjaku
(Elbasan)
Karton i verdhë: Toshkollari, Lici, Xhai, Begeja.
4'- Kotja depërton në zonën e Tiranës, gjuan dhe
pret portieri Hidi.
9'- Merkoçi gjuan fort pranë zonës së rreptësisë
dhe topi del jashtë kuadratit të portës.
15'- Xhafa gjuan fort nga një distancë prej 18 metrash dhe topi
rreh traun e shtyllës së mbrojtur nga portieri Shehi.
18'- Jupi gjuan bukur nga distanca, por topi nuk gjen kuadratin e portës
së Shehit.
35'- Patushi pas një inkursioni personal gjuan, por pa gjetur
kuadratin e Shehit.
40'- D. Muka godet topin nga 15 metra, duke rrezikuar portën e Shehit.
47'- Asist i Memellit për Begejën, që gjendet i zbuluar
në zonë, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion
jashtë loje.
52'- Begeja, në një galopim individual, hyn në zonë
të rreptësisë, gjuan dhe grushton bukur portieri Hidi.
53'- Jupi preferon të gjuajë nga rreth 20 metra në drejtim
të portës së Shehit, i cili, pas një kërcimi
akrobatik, shmang golin në portën e Teutës.
58'- Memelli merr një top të bukur në zonë, gjuan
saktë në krahun e majtë të portës së mbrojtur
nga Hidi, i cili, me një planzhon, shpëton portën nga goli.
67'- Patushi gjuan në ecje e sipër nga 30 metra dhe topi kalon
paksa mbi tra.
69'- Mancaku depërton bukur nga e djathta e sulmit durrsak, lëshon
një top të bukur në zonë, që nuk shfrytëzohet
nga futbollistët e tjerë.
75'- Halili, pas një topi që i dhurohet në zonë, gjuan,
por pa gjetur kuadratin e portës së Hidit.
80'- Patushi, pasi përfiton nga një top i rikthyer nga mbrojtja
durrsake, gjuan në afërsi të pikës së 11- metërshit,
por topi, për fatin e Shehit, devijohet nga mbrojtësit.
82'- Memelli, pas një inkursioni të gjatë, duke shmangur
dy mbrojtës të Tiranës, në hyrje të zonës
gjuan, por grushton bukur portieri Hidi.
85'- Jupi, në ecje e sipër, godet nga 30 metra dhe topi kalon
pranë shtyllës së mbrojtur nga Shehi.
90'- Përsëri Jupi preferon të godasë nga një
distancë e largët, por kësaj here topi kalon mbi traune
portës së Shehit.
Hasan Lika, trajner i Teutës: "Mendoj se rezultati i ndeshjes
iu përgjigj lojës së zhvilluar nga të dy ekipet. Ishte
një ndeshje ku luanim me më të mirën e kampionatit.
Në pjesën e dytë patëm disa raste të mira shënimi.
Ekipi vinte pas disa rezultatesh negative dhe mendoj se sot u arrit një
rezultat pozitiv në fushën tonë. Falënderoj sportdashësit
durrsakë, që na mbështetën dhe na inkurajuan në
këtë takim. Mendoj se loja e Teutës u përmirësua
në pjesën e dytë, në një kohë që duhet
të punojmë për ndeshjet e ardhshme, ku na kërkohen
rezultate. Edhe Tirana në këtë takim zhvilloi një
ndeshje të mirë."
Enver Haxhiabdiç, trajner i Tiranës: "Mendoj se e zotëruam
lojën dhe sulmuam vazhdimisht, por nuk na priu fati. Jam i kënaqur
me lojën e ekipit, sepse ka zhvilluar një nga ndeshjet më
të mira, por e theksoj se në këtë takim na mungoi
vetëm goli. Kemi pasur shumë raste që nuk i kemi shfrytëzuar,
veçanërisht në pjesën e parë të takimit.
Vetë pozicioni i vështirë që kishte Teuta e bëri
që të japë maksimumin, dhe kjo ishte një pikë
e madhe për të. Mendoj se disa futbollistë, si Muka, Jupi
e Xhafa, nuk u ngjitën në lartësinë e duhur në
këtë takim. Duke sulmuar dhe rrezikuar për 70 minuta, natyrisht
që edhe u rrezikuam në pjesën e dytë."
Mendimi i specialistit Niko Jani: "Mendoj se strategjia e zgjedhur
nga trajneri Lika në këtë ndeshje ishte e drejtë dhe
ekipi u ngrit në lartësinë e kërkuar. I rëndësishëm
është fakti se ekipi pati rritje të dukshme në lojë
dhe u shfaq i barabartë me ekipin që udhëheq kampionatin.
Ky është tregues i forcës së Teutës dhe i sigurisë
për të ardhmen. Në pjesën e dytë u humbën
disa raste të pastra shënimi, konkretizimi i të cilave
do t'i jepte një fitore të madhe Teutës. Megjithatë,
mendoj se ekipi ka fituar moralisht dhe ka bindur me lojë në
një provë të vështirë, gjë që mendoj
se është tepër e rëndësishme për ecurinë
e tij."
Të veçanta nga ndeshja:
- Ndryshe nga sa pritej, për vetë pozitën e Teutës
në tabelën e klasifikimit, një numër i madh spektatorësh
e ka inkurajuar atë në një ndeshje tradicionle, që
edhe kësaj radhe ka dhuruar spektakël.
- Në tribunën "vip" janë ulur presidenti i FSHF-së,
Armando Duka, presidentët Edmond Hasanbelliu dhe El Sajed, si dhe
autoritetet vendore të Durrësit.
- Teuta e ka nisur kthesën e shumëpritur në një ndeshje
me kryesuesen e kampionatit.
- Ndryshe nga sa pritej, në çastet e fundit, grupi mjekësor
i Teutës i ka dhënë "ok"-in Likës për
dy futbollistë të dëmtuar, Mukën dhe Babamustën.
Sporti Shqiptar
|
|
|