|
|
|
Partizani-Dinamo, fishekzjarre dhe jo gola
Bledar KUKA TIRANE - Nje derbi qe u prit me fishekzjarre, por qe nuk iu pergjigj interesimit te mijera shikuesve ne "Qemal Stafa". Keshtu mund te perkufizohet ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Dinamos, zhvilluar ne nje kohe me shi dhe ne nje fushe te perkeqesuar ndjeshem nga reshjet e dites se djeshme. Megjithate kjo nuk i pengoi rreth 7 mije shikues ne tribunat e stadiumit kombetar, per takimin e javes 10 te kampionatit qe nuk dhuroi asnje gol. Ndeshja ishte thuajse e barabarte, ndonese u duk se Partizani ngulmoi pak me shume sidomos ne pjesen e dyte. Kete e tregon edhe numri i goditjeve nga kendi, 8 me 6 per te kuqte. Te dy trajneret, Bajko e Sejdini, kishin menduar me shume per te mos pesuar gol, sesa per te shenuar. U desh ne kalonin 14 minuta qe te gjuhej per here te pare drejt portes. Qorri provoi nga larg, por Nallbani priti ne qender te portes. Tre minuta me pas pergjigjet Partizani me nje gjuajtje me koke te Brashinit, nga goditja nga kendi. Brenda 3 minutave, te kuqte provuan me Zheraldinjon e pastaj me Sheten. Dinamo pergjigjet me Daniel Xhafen, gjithnje nga jashte zone, por ne minuten e dyte shtese te pjeses se pare, Dinamo ka rast te mire shenimi. Qorri hyn ne zone majtas, ne pozicion te mire me porten, por gjuan dobet, prane shtylles se Nallbanit. Ne pjesen e dyte, tentativa e pare u krye ne minuten e 54-et, kur pas
nje kundersulmi te bluve, Fernandez nxorri te lire majtas Qorrin. Sulmuesi,
ne vend qe te pasonte te Xhafaj, i lire ne qender, provoi te gjuaje, por
Nallbani priti. Pas 7 minutash, eshte serish Dinamo fare prane golit.
Ahmataj kembengul majtas, harkon ne zone, por Xhafaj habitet nga topi
dhe gjuan dobet, ndonese mund te shenonte gol. Partizani kujtohet te sulmoje
ne 65'. Kombinim Karioka-Kapllani-Karioka, ky i fundit jep top para portes,
por Princ nuk e arrin dot. Ne 69' Brashini behet protagonist, deperton
ne zone dhe gjuan fort, por topi nderpritet nga nje lojtar i Dinamos.
Pese minuta me pas, kros i Kariokes nga e djathta, Kapllani kryen nje
roveshate, por ne menyre te dobet dhe portieri Lika pret lehte. Ne 81'
Partizani vazhdon perpjekjet, gjuan Soni fort nga jashte zone, pret Lika
me siguri. Por rasti me i paster i ndeshjes ishte "fshehur"
ne minuten e fundit, kur, pas nje krosi nga e djathta e sulmit te Dinamos,
Tiko ul nje top para portes per Qorrin. Sulmuesi me numer 14 gjuan keq
dhe Nallbani ben mrekulline duke evituar golin e sigurt. Keshtu u mbyll
kjo ndeshje qe nuk vlejti shume per asnjerin nga ekipet. Partizani mbeti
dy pike pas Tiranes, ndersa Dinamo nuk arriti t'i afrohej kreut dhe ndodhet
10 pike larg vendit te pare.
|
|
Faqe në rrjetin tonë:
![]() |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |