Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Presidenti dhe trajneri bëjnë një analizë vetëm me futbollistët e vendit të sambës

Xhani dhe Bajko, detyra brazilianëve

Dje paradite, presidenti i klubit "Partizani", Albert Xhani, dhe trajneri i ekipit, Neptun Bajko, kanë zhvilluar një mbledhje vetëm me futbollistët brazilianë që mbrojnë ngjyrat e kuqe. Burime nga klubi i kuq theksojnë se është diskutuar gjatë me disa nga problemet që kanë shfaqur brazilianët në ndeshjet e fundit. Kështu, prej tyre, nga drejtuesit e lartë të Partizanit, është kërkuar të luajnë më shumë për ekipin dhe të shmangin lojën individuale. Duke iu referuar të njëjtit burim, trajneri Bajko i ka porositur ata të punojnë dhe t'i binden lojës taktike të ekipit. Nëse lojtarët bëjnë lojë kolektive, kjo do ta ndihmonte shumë Partizanin në arritjen e objektivave në të ardhmen. Ndërkohë, sulmuesi brazilian Abilio, pas mbledhjes me trajnerin dhe presidentin, u shpreh: "Ishte një mbledhje thjesht për të bërë analizën e paraqitjes sonë në kampionat. Gjithashtu, është theksuar nga trajneri i ekipit se kampinati është i vështirë. Të fitosh më me lehtësi ndaj kundërshtarit duhet të luajmë më me kujdes dhe të shmangim lojën individuale. Pra, janë analiza të zakonshme, që bëhen në përfundim të çdo takimi të kampionatit, ku trajneri cakton detyra për ndeshjen e radhës,"- e përfundoi fjalën e tij braziliani. Por e veçanta e kësaj analize qëndron në faktin se është hera e parë që trajneri Bajko bën një analizë vetëm me brazilianët. Zakonisht, pas ndeshjeve të luajtura, Bajko, të hënën, para se të nisë programin stërvitor të javës, bën një analizë të përgjithshme me tërë lojtarët. Fakti që në këtë analizë, përveç lojtarëve nga vendi i sambës, i pranishëm ishte edhe presidenti Xhani, tregon se Bajko është disi i shqetësuar me brazilianët dhe me lojën që kanë treguar deri tani. Në takimin e fundit ndaj Lushnjës, për Partizanin luajtën si titullarë tre brazilianë, Abilio, Karioka dhe Zheraldinjo. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Marselinjo. Ndërsa Brakini, i skualifiuar për arsye kartonësh dhe Rosha i dënuar nga komisioni i disiplinës, pritet që të luajnë ndeshjen e radhës në Elbasan. Kështu që peshën kryesore të Partizanit në javën e gjashtë të kampionatit, që Partizani do ta luajë në transfertë, do ta kenë pikërisht brazilianët.
A. MURAÇI

 

Sporti Shqiptar


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa