Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Sulmuesi i Partizanit është i kënaqur me golin e shënuar dhe shprehet optimist për të ardhmen

Kapllani: Shënova një gol me shumë vlera

Edmond Kapllani luan me Partizanin dhe është një nga sulmuesit më të rinj të kampionatit tonë. I thirrur nga trajneri i ekipit kombëtar Shpresa në dy ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Rusisë, ai është bashkuar me të kuqtë vetëm një ditë para se Partizani të luante ndaj Bylisit. Në këtë takim, trajneri i Partizanit, Bajko, ishte në mëdyshje për aktivizimin e tij dhe vendosi përfundimisht vetëm disa orë para ndeshjes. Ai luajti nga minuta e parë dhe besimin e Bajkos e shpërbleu me një gol, i cili kishte vlerën e tri pikëve. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Kapllani, një ditë pas ndeshjes, iu përgjigj kështu pyetjeve tona:
- Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë të kampionatit, Partizani ka arritur të marrë tri pikët e para në fushën e tij. A jeni i kënaqur me lojën e ekipit në përgjithësi?
- Unë mendoj se Partizani ka qenë i fortë që në fillim të kampionatit dhe kështu do të mbetet. Hapi i gabuar në fillim u korrigjua në dy ndeshjet e tjera që luajtëm jashtë, kështu që Partizani është në gjendje shumë të mirë. Në takimin ndaj Bylisit kërkohej fitorja. Krijuam shumë volum loje dhe arritëm të shënonim vetëm një gol. E rëndësishme ishte të merrnim tri pikët, gjë që e arritëm. Fitoren e merituam, duke pasur parasysh se përballë kishim një ekip të mirë dhe nuk ishte e lehtë për ta arritur atë. Në ndeshjet e tjera do të luajmë më mirë dhe besoj se do të fitojmë më me lehtësi.
- Ndaj Bylisit keni shënuar golin e parë. Mund ta përshkruani gëzimin tuaj në ato momente?
- Natyrisht, u gëzova shumë. Në radhë të parë, u gëzova se shënova golin e parë të këtij sezoni me Partizanin. E dyta ishte se goli im ishte shumë i rëndësishëm për faktin se kishte vlerën e tri pikëve. Por për golin tim mendoj se meritë ka i gjithë ekipi, i cili luajti deri në minutën e fundit për të shënuar.
- Por Partizani ka shënuar vetëm tre gola në tri ndeshje. A jeni i mendimit se sulmi i Partizanit është në krizë?
- Në të gjitha takimet që kemi zhvilluar kemi luajtur shumë mirë, por është e vërtetë se sulmi nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Gjithsesi, mendoj se në ndeshjet e tjera do të arrijmë të shënojmë më shumë gola. Për mua, më tepër se shënimi i shumë golave, e rëmdësishme është të fitojmë dhe të arrijmë objektivin tonë në kampionat.
- Premtoni se do të shënoni përsëri në ndeshjet e tjera?
- Në radhë të parë, unë do të jap maksimumin tim në çdo takim, sepse është kënaqësi të luash me Partizanin. Natyrisht që do të ishte bukur të shënoja edhe gola të tjerë. Por unë mendoj se ndeshjet e tjera ne duhet të bëjmë çmos t'i fitojmë. Kjo do të ishte më e rëndësishme për të ardhmen e ekipit tonë.
- Tirana përsëri fitoi këtë javë në Vlorë. Besoni se Partizani ka forca ta mposhtë rivalen e vjetër, e cila për momentin është e shkëputur pesë pikë?
- Ky është vetëm fillimi dhe unë mendoj se rruga për titull është e hapur për të gjitha ekipet. Tirana është një ekip i fortë dhe me lojtarë të mirë. Ajo i ka fituar vërtet katër ndeshjet e para, por nuk ka bindur shumë me lojën e saj. Unë kam besim te Partizani dhe mendoj se në të ardhmen ne do të jemi akoma më të fortë dhe do të fitojmë më me lehtësi. Për mua, Partizani ka qenë dhe mbetet pretendenti kryesor për titullin kampion.
Aranit MURAÇI




ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa