|
|
|
Dje, në ndeshjet e javës së parë
të kampionatit, skuadrat e kryeqytetit sollën të veçantat
Shkumbini "mbyt" Partizanin e lodhur Tirana ka ndalur vrullin fierak, kampionia barazon në Elbasan, në një ndeshje të tensionuar
Dje në mesditë kanë nisur ndeshjet e javës së
parë të Kampionatit të 64-t Kombëtar të Futbollit,
ndërsa, në mbrëmje, sfida Vllaznia - Teuta ka mbyllur kuadrin
e kësaj jave, që bëri startin e ri të kampionatit.
Dhe në këtë javë duhet thënë se skuadrat
e Besëlidhjes, Shkumbini dhe Tirana janë në "pole
position", sepse ato dhanë edhe rezultatet më të bukura
e të befasishme. Por do të jetë skuadra peqinase e Shkumbinit,
e cila me fitoren 2 : 0 ndaj skuadrës së Partizanit në
Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", i dha një shuplakë
të mirë skuadrës, e cila pretendon të fitojë
kampionatin. Me një ndeshje që 66 minutat e para i zotëroi
plotësisht, Partizani, më pas, tregoi shthurje në lojën
e tij, një vetëkënaqësi e çoroditje për
shënimin e golit, por edhe humbi shumë raste, aq sa edhe duhet
të kishte dalë i fituar nga ky takim. Ndoshta skuadra e Partizanit
nuk i ka besuar përfundimit të këtij takimi, por që
urgjentisht duhet të mbledhë mendjen, sepse, ashtu si luajti
kundër Shkumbinit, me të tjera skuadra mund të ndëshkohet
edhe më rëndë. U ndalëm te skuadra e Partizanit, jo
për të ulur vlerat e kësaj skuadre, por as edhe për
të mohuar meritën e plotë të Shkumbinit për fitoren
e tij. Dy kundërsulme të shpejta e dy gola tregojnë pjekurinë
e skuadrës peqinase dhe përvojën e saj në kampionatin
shqiptar. Në Fier, skuadra e Apolonisë nuk mundi të marrë
të paktën edhe barazimin ndaj Tiranës, e cila i ka mundur
me rezultatin e pastër 2 : 0. Kjo humbje e fierakëve nuk mund
të quhet befasi apo një rezultat i pamerituar, sepse ka luajtur
ndaj skuadrës e cila, në këtë sezon, për nga
përbërja, vlerësohet si më cilësorja në
kampionatin shqiptar. Gjithsesi, për fierakët duhet edhe një
"tërheqje e veshit", sepse, me një përkujdesje
të madhe të presidentit të ri Koço Kokëdhima
dhe me blerje të fuqishme të merkatos, të bëra nga
ai, nuk mund të kalohet kaq lehtë në humbje në fushën
e tij, qoftë nga Tirana, qoftë nga skuadra të tjera. Besëlidhja
ka treguar se, këtë kampionat, largimet e shumta të vitit
të kaluar i ka zëvendësuar cilësisht. Duke shënuar
5 gola në portën e Erzenit, e cila mbrohet nga një portier
i shquar i kampionatit shqiptar, Xhevair Kapllani, lezhianët bëjnë
një nisje serioze në këtë kampionat, por marrin edhe
më shumë besim për të vazhduar synimin e qëndrimit
në 10 skuadrat e para të kampionatit. Në Elbasan, kampionia
Dinamo ka arritur t'i marrë një pikë skuadrës portokalli,
e cila rikthehej në këtë kampionat me më shumë
ambicie. Por kjo ndeshje ka përfunduar edhe me momente tensioni në
fushën e lojës, ku janë dhënë edhe shumë
kartona të kuq. Transferta në stadiumin e Gjirokastrës
nuk i ka dhënë fatin e kërkuar skuadrës së Bylisit,
e cila ndaj debutueses Besa, me vështirësi ka marrë barazimin.
Duket se kavajasit, si një nga skuadrat më të vjetra të
futbollit shqiptar, i kanë bërë një sfidë reale
një prej skuadrave më të reja, por që, në kampionatet
e fundit, ka qenë nga më cilësoret. Kështu i ka ndodhur
edhe Lushnjës në fushën e saj, ku nuk ka arritur të
realizojë epërsinë e rasteve, por që është
ndëshkuar nga zgjuarsia e kundërsulmit, në lojën e
vlonjatëve. Të gjitha këto ishin sfidat e mesditës
së djeshme, të cilat, parë në aspektin e ndeshjeve
të para, nuk duhet të sjellin eufori apo edhe pështjellime
te të gjitha skuadrat, sepse kampionati dje nisi për të
parë më qartë punën e bërë, por edhe për
të gjetur ato mangësi, të cilat trajnerët nuk kanë
arritur t'i kapin më parë. Në vlera të tilla duhet
parë vazhdimësia e kampionatit, i cili dje, pas një pushimi
tremujor, "thirri" në shkallët e stadiumeve tifozët
e shumtë. Thanë pas ndeshjes Partizani - Shkumbini Vllaznia përuron prozhektorët me fitore Renditja
|
|
Faqe në rrjetin tonë:
![]() |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |