Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Fitorja e parë kundër vlonjatëve. Ahmataj dhe Qosja rikthejnë buzëqeshjen blu

Dinamo: Flamurtari, "autokritikë" kampionësh

Nga Fatjon Rupi
Dinamo - Flamurtari 2-0

Dinamo
Lika 7
Pinari 7
Bakalli 6.5
Ahmataj 7
Romanishi 6.5
Asllani 6.5
Qosja 7
Qorri 6.5
Xhafa (Pollozhani 86') 6
Deliallisi (Dalipi 83') 6
Alikaj 6.5
Trajner: F.Sejdini

Flamurtari
Dine 6
Malaj 5.5
Rustemi 6
Driza 5.5
Idrizi 6
Imeraj 6
Liçi (Muça 61') 5.5
Gjondeda 6
Perloshi (Paço 46') 5.5
Nenaj (Shehaj 45') 6
Vito 5.5
Trajner: L. Çuri
Shënues: Ahmataj 19', Qosja 51'
Gjyqtarë: A.Likja (Lushnje), Sh.Lamçe (Tiranë), A.Bejtja (Patos)
Kartonë të verdhë: Rustemi

Minutat e lojës
4'- Asllani, pas një kombinimi me Deliallisin fut një top të rrezikshëm në zonë, por largon mbrojtja.
6'- Rast i pastër për ekipin e Flamurtarit. Vito kroson pas një goditje dënimi dhe Imeraj i pamarkuar në zonë gjuan me kokë pa gjtur kadratin e portës së Likës.
17'- Asllani gjuan fort me të majtën, topi kalon sipër traversës
19'- Dinamo fiton një goditje dënimi nga krahu i djathtë i sulmit. Pas egzekutimit të kësaj goditje topi është përplasur në traversë dhe Ahmataj që e ka ndjekur aksionin nga afër shtyn topin në rrjetë, 1-0 për Dinamon.
23'- Goditje dënimi për Flamurtarin. Gjuan Vito dhe pret Lika në pozicion.
27'- Nenaj nuk arrin të gjuajë me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë.
30'- Qosja pasi ka marrë një top nga thellësia prej Ahmatajt, gjuan fort por jashtë kuadratit.
39'- Nenaj depërton brenda zonës dinamovite dhe rrëzohet. Vlonjatët pretendojnë për penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.
45'- Imeraj godet fort nga jashtë zonës dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës së Likës.
48'- Vito, bllokohet nga mbrojtja e Dinamos brenda zonës para se të gjuajë.
51'- Xhafa ka fituar një goditje këndi nga krahu i djathtë. Harkim i Qorrit dhe Qosja, pasi i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtjes së Flamurtarit, gjuan me kokë duke shënuar golin e dytë.
60'- Xhafa provon të majtën e tij në hyrje të zonës, por pa rezultat.
61'- Ahmataj del në sulm dhe pas një kombinimi me Qorrin gjuan por në mënyrë të pasaktë.
65'- Qorri pason për Asllanin i cili krijon hapësirën e duhur për të gjuajtur, por përsëri jashtë.
67'- Qosja merr një top nga Qorri, gjuan pa gjetur kuadratin
72'- Flamurtari pertendon përsëri për penallti, pasi topi është prekur me dorë nga Ahmataj, por gjyqtari e ka cilësuar të pavullnetshme këtë prekje.
77'- Gjondeda harkon nga e majta, Vito gjuan me kokë dhe Lika bën një pritje spektakolare. Edhe në këtë rast vlonjatët pretendojnë se topi ka kaluar vijën fatale. Loja vazhdon.
81'- Shehaj provon nga jashtë zone, pret Lika i sigurt.
90'- Goditje nga këndi për Flamurtarin. Harkim i Vitos dhe përsëri Lika kontrollon topin.

Thanë pas ndeshjes
Faruk Sejdini, trajner i Dinamos: "Kemi zhvilluar një ndeshje ne përgjithësi të mirë, por përsëri nuk mund të them se jemmi rikthyer në nivelet e kampionatit të kaluar. Flamurtarit është një skuadër e fortë dhe me një barazim ndaj nesh do të ishte i kënaqur, por nuk arriti ta bënte këtë gjë. Jam i kënaqur nga rezultati i ndeshjes pasi kjo është gjëja më e rëndësishme, ndërsa përsa i përket lojës them se kemi akoma për të bërë. U përpoqa ta mbaja ekipin në tonus gjatë gjithë ndeshjes, dhe në fund aaritëm të dilnim fitues. Besoj se tani do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim rezultate të tjera pozitive."

Leonidha Çuri, trajner i Flamurtarit: "Mund të themi se kemi luajtur në mënyrë shumë të dobët në këtë ndeshje. Dinamo u tregua shumë e kujdesshme dhe shfrytëzoi si duhet rastet për shënim që ju krijuan. Kemi gabuar disa herë para portës së Dinamos, por gjithsesi duhet ta pranojmë humbjen. Përsa i përket gjykimit jam shumë i pakënaqur. Dua të përmend rastin e Nenajt gjatë pjesës së parë që për mua ishte penallti. Gjithashtu, edhe në rastin e gjuajtjes me kokë nga Vito mund të them se topi e kishte kaluar vijën para se të prite nga Lika."


Specialisti
Nga Edmond Gëzdari

Mendoj se ekipet ishin të përgatitura mirë dhe luajtën me shumë kujdes. Dinamo ishte më e qartë në lojën e saj dhe krijoi më shumë raste për shënim. Ekipi kryeqytetas nuk kishte se çfarë të humbiste tjetër sepse në ndeshjet e para kishte grumbulluar vetëm dy pikë, kështu që i duheshin tri pikët për të dalë nga kriza. Në këtë takim të gjithë lojtarët dinamovitë ishin më të vendosur për të arritur fitoren e parë në kampionat dhe ia arritën qëllimit. Dinamovitët zhviluan një lojë të mirë dhe kjo është një shenjë pozitive për ekipin kampion në të ardhmen. Dinamo luajti më mirë në mesfushë dhe gjatë gjithë lojës u mbrojt me shumë kujdes duke mos i krijuar shimë hapësira kundërshtarit. Ndërsa nga ana tjetër Flamurtari luajti më mirë pjesën e dytë dhe sidoemos 20 minutat e fundit të takimit. Mendoj se vlonjatët meritonin një gol në këtë takim, pasi krijuan dosa rastë të pastra për shënim në fund të ndeshjes. Gjithësesi Dinamo ishte më e qartë se kundërshtari dhe dy golat e shënuar ishin mjaft të bukur. Si përfundim dua të them se Dinamo e meritoi fitoren.

Të veçanta
Në tribunën "VIP" të stadiumit " Selman Stërmasi", kanë qënë të pranishëm të dy presidentët e klubeve, Mihal Delijorgji i Dinamos dhe Shkëlqim Selami i Flamurtarit.
Këtë takim e ka ndjekur edhe deputeti Bashkim Fino.
Të dyja tifozeritë kanë qënë pothuajse të barabarta në numër dhe kanë mbështetur skuadrat e tyre gjatë gjithë takimit.
Tifozët dinamovitë kanë pritur me ovacione hyrjen në fushën e lojës të Edmond Dalipit, i cili rikthehet në ekip pas shumë kohësh.

Sporti Shqiptar




ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa