Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Sulmuesi kuqezi i Çezenës shprehet i kënaqur me aktivizimin e tij në radhët e kuqezinjve

Myrtaj: Meritonim më shumë

Florian MyrtajËshtë thirrur në një ndeshje zyrtare dhe ka bërë debutimin e tij. Florian Myrtaj, sulmuesi vlonjat, që aktivizohet në Serinë C1 italiane, në radhët e Çezenës, pasi ka luajtur në ndeshjet miqësore të turneut të Bahreinit dhe Maltës, është aktivizuar nga tekniku Dosena në ndeshjen ndaj Zvicrës. Në një intervistë, ai ka folur për këtë debutim të tij me kombëtaren shqiptare:
- Atëherë, Myrtaj, erdhi edhe debutimi me Dosenën. Keni pasur një mundësi në sulm për të ndryshuar në fund gjithçka, apo jo?
- Po, ishte një mundësi që erdhi nga një top i humbur, që u fut në zonën e rreptësisë. Unë kërkova të merrja një penallti, por portieri zviceran nuk u shtri. Nëse do të kisha parë Bushin, i cili erdhi nga mbrapa, do të kisha pasuar tek ai, por nuk e vura re.
- Gjithsesi, si ju duket ky prezantim i parë përpara publikut shqiptar?
- Ishte hera e parë për mua që të luaja një ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar. Kemi bërë një lojë shumë të mirë dhe besoj se publiku shqiptar mbeti i kënaqur. Mendoj se pjesën e parë meritonim të fitonim, por u gjendëm në dizavantazh. Gjatë pjesës së dytë arritëm të barazonim, madje mund të kishim shënuar edhe një gol tjetër në fundin e saj me mundësinë që na u krijua.
- Myrtaj, ju bëtë një prezantim dinjitoz. Çfarë mendoni se keni gjetur në këtë kombëtare? Çfarë ndryshimesh keni vënë re dhe a ka mundësi kjo skuadër për të arritur më tepër?
- Për barazimin mund të them se ishte një rezultat pozitiv. Ndërsa për sa u përket ndryshimeve, besoj se kryesori është ai i trajnerit italian. Mendoj se tekniku Dosena ka arritur të futë në skuadër lojën e kolektivit, një mentalitet italian, të cilin unë, që luaj në Itali, e njoh më mirë. Unë kam marrë pjesë edhe në turneun e Bahreinit dhe të Maltës, ku lojtarët mundoheshin të luanin në mënyrë individuale. Mendoj se secili lojtar që vjen në kombëtare duhet të japë diçka më shumë.
- Shpresojmë që të vendoset mentaliteti italian, por është shpejt të flasim, pasi në rastin e goditjes së dënimit dukej sikur nuk ishte përcaktuar lojtari që do të godiste. Çfarë mund të na thoni për këtë?
- Jo, në atë rast nuk kishte asnjë problem, megjithëse ishin shumë lojtarë pranë topit. Unë isha duke e pyetur Bushin se nga cili krah do të gjuante, në mënyrë që të shkoja më pas te portieri. Gjithashtu, edhe lojtarët e tjerë po rrinin aty për të kuptuar se në cilin krah do të gjuhej topi dhe për të sulmuar më pas.
- Si e shikoni sulmin vetëm me një futbollist si Tare dhe mbështetjen e tij nga Haxhi dhe Vata?
- Meqenëse se Igli ka eksperiencë më të gjatë në këtë kombëtare, menduam se do të ishte më vlefshëm. Ndërsa për Haxhin dhe Vatën, të cilët janë dy lojtarë mesfushorë, mund të them se tentuan të luanin në këtë mënyrë duke shfrytëzuar krahët, pasi ata ishin pikat më të dobtëa të ekipit zviceran. Me anë të Haxhit dhe Vatës, të cilët janë dy lojtarë të shpejtë, menduam se do të arrinim të driblonim dhe krosonim në zonë për Taren. Gjatë pjesës së parë ndryshuam gjithçka, duke pasur në fushë dy sulmues, por nuk arritëm të shënonim golin e fitores. Gjithsesi, mund të them se loja që zhvilluam ishte e mirë.
- Përveç golave që shënoni në Itali, mendoni se do ta arrini këtë gjë edhe me kombëtaren?
- Jam shumë krenar që luaj me kombëtaren, pasi maksimumi që mund të arrijë një futbollist është aktivizimi me kombëtaren e tij. Kjo mundësi më është dhënë në moshën 26-vjeçare dhe shpresoj ta shfrytëzoj deri në fund.
Fatjon Rupi


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa