|
PAS SHQIPËRISË...
pjesë e një komentimi të televizionit të Zvicrës
Gjermane DRS
Përkundrejt udhëtimit në Shqipëri ai
për në Dublin kaloi pa ndonjë incident. Në bord të
aeroplanit ndodhej edhe trajneri i skuadrës kombtare irlandeze Mick
McCarthy (Mik Mekkarthi), i cili kishte ndjekur ndeshjen në Tiranë
Pikërisht në ditën e shtunë që mbushi 59 vjeç
trajneri i kombtares zviceriane mund të lexonte në shtypin shqiptar
se si ai na qenka racist dhe prandaj UEFA i paska vënë atij
dhe Federatës Zviceriane të Futbollit një gjobë prej
550 000 eurosh. Kuhn kishte treguar hapur përpara ndeshjes se si
e kishte përjetuar udhëtimin që kishte bërë në
Shqipëri përpara 37 vjetësh ("Një udhëtim
në Mesjetë"). Trajneri i kombtares shqiptare Giuseppe Dossena
(Xhuzepe Dosena) e shfrytëzoi këtë rast të volitshëm
dhe u kujdes për krjimin në mediet lokale të një polemike
të qëllimtë, e cila nuk kishte as këmbë e as
duar.
Provokimet e këtij italiani vazhduan deri në fillimin e ndeshjes.
Stërvitja gjenerale u zhvendos në minutat e fundit për
në një stadium tjetër, përbërja fillestare e
ekipit u shpall 40 minuta pas afatit zyrtar dhe gjatë nxehjes së
skuadrave, zvicerianët u përzunë nga gjysmëfusha e
tyre jomiqësisht prej shqiptarëve. Vetëm pas marrjes së
barazimit nisi Dossena të tregojë mikpritje duke i dhënë
Kuhn'it një kollare si dhuratë për ditëlindje. Por
trajneri zvicerian do të kishte parapëlqyer dy pikë të
tjera në vend të kollares.
Suplement
Futbollistet dhe trajneri zvicerian jane ankuar se albitri turk ka mbajtur
anen e shqiptareve duke fishkellyer vetem kunder zvicerianeve.
Por televizioni zvicerian, ne komentin e tij thote se goli i zvicerianeve
ishte ne te vertete apsajt, pasi ne momentin e goditjes se kornes portieri
ndodhej perpara dhe ne porte kishte mbetur vetem nje mbrojtes shqiptar,
e pas tij vinte menjehere nje futbollist zvicerian, i cili sipas rregullores
ndodhej ne pozicion apsajt (kemi rastin kur lojtari qe sulmon ndodhet
menjehere pas lojtarit te pare te skuadres kundershtare qe mbron porten).
(përktheu dhe solli Alvin Ekmekçiu)
|