Vlora

Vlora

Vlora është një qytet në Shqipërinë jugore. Vlora është qyteti i dyte më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperëndim te Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe ështe qendra e Rrethit të Vlorës.

Histori

Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531 sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evliha Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. [1] Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.

Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarësinë dhe formoi qeverinë me Ismail Qemalin në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Luftën e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër. Në 1997, Vlora ishte qëndra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë qe solli dhe rënien e qeverisë.

Sot, Vlora është një qëndër e rëndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Transporti

Transporti rrugor

Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 77 milje e ndajne nga Greqia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobuzë e mjete të shumta,qe mundesojne perveç trasportit te njerëzve edhe shkëmbim mallrash.

Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Megjithe investimet qe janë bërë për hekurudhat, mbetet një sektor i transportit i cili përdoret shumë pak.

Transporti detar

Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për ne Brindisi. Anije te radhës e lidhin dhe me portet veriore të Greqisë.

Transporti ajror

Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti, por përkohësishtë nuk është gati për trasportim pasagjerësh.


 

 

Me shume rreth "Vlora"

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi