|
|
Erozioni dhe demet e tij ne Shqiperi
Erozioni, si nje nga format e degradimit te tokes, eshte mjaft i dukshem
ne Shqiperi. Kushtet gjeo-klimaterike kane influence te madhe ne kete
drejtim. Sasia e reshjeve ne vend prej 110-130 mm ne vit, si dhe pjeresia
e theksuar me nje mesatare prej afro 25 % dhe lartesia mbi 700 m. mbi
nivelin e detit (ose dy here me e larte se mesatarja e Evropes) i bejne
tokat lehtesisht te gerryeshme. Faktor negativ jane nderhyrjet qe jane
bere ne natyren shqiptare gjate 30-40 vitet e fundit si; tarracimet shpesh
pa kriter, vaditjet me rrjedhje te tokave bujqesore, duke bere qe bashke
me ujin te cojne ne det pjesen me pjellore te saj dhe, ne menyre te vecante,
shpyllezimi i afro 300 000 ha toke, perbejne shkakun me shqetesues te
errozionit ne vendin tone.Studimet tregojne se cdo vit ne Shqiperi gerryhet
rreth 1,6 mm toke, e barabarte me 20 ton per ha/vit. Cdo vit hidhen ne
det, nepermjet rrjetit ujor, mbi 60 milion ton materiale te ngurta.Vetem
nga rrjeti kullues e ujites ne zonen fushore depozitohen cdo vit rreth
4 milion ton aluvione. Mbushja e afro 600 rezervuareve ekzistues shkon
deri ne 3 % te vellimit te tyre ne vit.Faktoret e mesiperm e bejne erozionin
mjaft kercenues, por, nderkohe, jane hedhur hapat e pare inkurajues ne
mbrotjen e tokes. Sipas strategjise se zhvillimit bujqesor (strategjia
e gjelbert), paraqitur nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, ne prill
te vitit 1989 jane percaktuar objektiva afatshkurtert, afatmesem dhe afatgjate
ne drejtim te legjislacionit dhe te realizimit te projekteve te investimeve
per token. Sizmologjia dhe termetet ne Shqiperi Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke). Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle. Disa nga termetet me te fuqishme kane rene ne: Gjate shekullit te 20-te jane regjistruar keto termete te fuqishme:
|
|
Faqe në rrjetin tonë:
![]() |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |