NATO dhe ato qė u harruan pėr tu thėnė
Shkruar nga: Adri Nurellari
Botuar më: 4 vite mė parė
NATO dhe ato qė u harruan pėr tu thėnė
NATO dhe ato qė u harruan pėr tu thėnė
Adri Nurellari
www.adrinurellari.com
Retorika e tepruar, konteksti i fushatės zgjedhore dhe ndjeshmėria ndaj impaktit elektoral tė anėtarėsimit nė Aleancėn e Atlantikut Verior ka bėrė qė kjo ngjarje tė mos pėrcillet, shtjellohet e kuptohet sa duhet nga opinioni publik. Pėr kėtė arsye vendosa qė tani qė ka kaluar mė shumė se njė javė nga ngritja e flamurit tonė nė Bruksel, kur vėmendja politike ėshtė pėrqendruar nė fushatėn nė terren, tė ndalem nė mėnyrė reflektive pėr tė pėrmendur domethėnien dhe dobinė historike qė ka pėr ne anėtarėsimi nė NATO.
Personalizimi kundėrproduktiv i festimeve pėr anėtarėsimin dhe retorika shumė e ndezur qė e shoqėroi, bėri qė anėtarėsimi tė konsiderohej si njė trofe simbolik, pėr tė cilėn garuan partitė politike e jo njė ndėr zhvillimet mė tė rėndėsishme tė vendit tonė. Mirėpo, fatkeqėsisht entuziazmi i tepruar nga ana e djathtė bėri qė nė anėn e majtė tė ndizej njė reagim agresiv, qė e ndikuar nga zelli nuk denigroi vetėm menaxhimin e anėtarėsimit, por edhe vetė anėtarėsimin nė NATO. Kur thuhet e majta, duhet pėrmendur qė eksponentėt politikė tė sė majtės qė marrin erė nga shteti e politika dhe qė kanė kontribuuar duke mbajtur njė linjė konstante tė politikės sė jashtme pro-NATO u gėzuan dhe e ēmuan anėtarėsimin. Mirėpo dallohen tri grupime individėsh qė artikuluan pėrēmimin pėr futjen nė NATO. Sė pari, pati satelitė tė opozitės, qė tė ndikuar nga anti-Berishizmi i verbėr, iu mjaftoi vajtja e Berishės nė Bruksel pėr tė sharė NATO-n dhe ēfarė ka tė bėjė me tė. Grupimi i dytė ishte i atyre tė pseudo tė majtėve antiglobalistė, qė nuk janė tė dhėnė pas parimeve, idealeve apo filozofisė politike tė sė majtės, por ndaj imitimit mot a mot tė modės majtiste dhe gėlltisin veprime tė tė majtėve perėndimorė pa ia pėrshtatur aspak kontekstit, sikur tė ishin duke mbjellė njė bimė tropikale nė mes tė Antarktidės. Grupimi i tretė pėrbėhej nga individė ekzibicionistė, qė nuk humbasin rast pėr tė dalė nė pah, duke u dėshmuar jokonformistė dhe duke notuar kundėr rrymės, por kėto janė raste tė dėshpėruara patologjike. Cilado qofshin motivet qė pėrgojuan apo eklipsuan anėtarėsimin nė NATO, ėshtė e domosdoshme qė tė nxirren nė pah pėrfitimet prej kėtij anėtarėsimi dhe tė hidhet poshtė ēdo pėrpjekje e bėrė pėr ta relativizuar ose zhvleftėsuar domethėnien e kėtij momenti historik.
Shqipėria nė NATO do tė shijojė garancitė e sigurisė kolektive qė vijnė prej nenit 5 tė Traktatit tė Uashingtonit, i cili angazhon tė gjithė aleatėt tė reagojnė ndaj njė sulmi qė mund ti bėhej Shqipėrisė. Kjo, mbase duket e paimagjinueshme pėr disa, mirėpo ne shqiptarėt nuk kemi minimumin e luksit pėr tė qenė cinikė apo shpėrfillės ndaj nevojės pėr siguri prej aleatėve, duke pasur parasysh qė ende i vuajmė pasojat e shkeljes flagrante tė integritetit tonė prej ushtrisė serbe. Nė verilindje janė me dhjetėra tė vdekurit dhe qindra tė lėnduarit prej minosjes sė territorit tonė dhe ky numėr vazhdon e shtohet. Kanė qenė vende tė NATO-s qė e ēliruan Kosovėn prej krimeve ēnjerėzore tė Serbisė; i janė gjendur Shqipėrisė nėpėrmjet misioneve "Pelikan" dhe "Arcobaleno" nė kushtet kur shteti ynė ishte i shkėrmoqur, apo mundėsuan vendosjen e paqes mes maqedonasve dhe shqiptarėve nė shtetin fqinj.
Po kėshtu, siguria e dobėt e vendit tonė dhe nevoja pėr aleatėt duket qartė nė fatkeqėsinė mė tė vogėl, qoftė edhe natyrore, ku tė lėnduarit i ēojmė menjėherė pėr tu kuruar nė Itali e Greqi, kur nxjerrim tė mbyturit me anijet italiane, apo shuajmė zjarret me helikopterėt grekė. Por, NATO nuk pėrkthehet vetėm siguri shtesė, por edhe sigurimi i mbrojtjes me njė kosto mė tė ulėt sesa do tė duhej tė harxhohej pėr tė njėjtėn cilėsi shėrbimi, pa NATO-n. Pėr tė realizuar standardet cilėsore tė sigurisė sė NATO-s si shtet mė vete, do tė duhej tė harxhohej shumė mė tepėr sesa nėpėrmjet infrastrukturės sė pėrbashkėt, si dhe plotėsimit tė ndėrsjellė sipas nevojave. Njė rast klasik ilustrues ėshtė misioni policor ajror i NATO-s nė Baltik; me anė tė kėtij misioni, republikat anėtare tė Baltikut sigurojnė hapėsirėn ajrore nėpėrmjet kontributit tė vendeve aleate. Pėrndryshe, secilės prej kėtyre republikave do u duhej tė blinte avionė supersonikė modernė, tė cilėt do tė rrėnonin buxhetin e tyre, ndėrkohė qė SHBA-ja ka mbi 2500 tė tillė nė rezervė.
Por, gabimin kryesor kundėrshtarėt apo cinikėt e hyrjes sė vendit tonė nė NATO e bėjnė duke e analizuar aleancėn me anėn e njė konceptualizimi primitiv dhe tė ngurtė tė dimensionit tė sigurisė, si dhe duke ruajtur pėr NATO-n pėrshtypjen e Luftės sė Ftohtė. Pikėsėpari, nė vetė Traktatin e Uashingtonit, qė edhe themeloi aleancėn, nė asnjė rast nuk ėshtė pėrmendur Traktati i Varshavės, apo shtetet komuniste si moti pėr krijimin e aleancės, por mirėqenia dhe stabiliteti i vendeve anėtare. Kjo do tė thotė qė aleanca nuk ėshtė krijuar thjesht kundėr komunistėve, por edhe kundėr kėrcėnimeve tė tjera qė kanė tė bėjnė me sigurinė. Dhe janė kėto lloj kėrcėnimesh jo konvencionale qė vazhdojnė ta bėjnė tė nevojshme aleancėn veriore.
Kėshtu, kėrcėnimi i terrorizmit ėshtė njė ndėr sfidat mė tė rėndėsishme me tė cilat pėrballemi tė gjithė dhe i vetėm nuk ia del dot asnjė shtet tė pėrballet; krimi i organizuar dhe trafiqet ilegale kėrkojnė njė bashkėrendim pėrpjekjesh gjithnjė e mė tė mėdha ndėrshtetėrore, e pėr tė cilat ne jemi tė dėshpėruar pėr ndihmė. Kėrcėnimi qė vjen nga armėt e shkatėrrimit nė masė, apo ndihmė nė menaxhimin e krizave tė ndryshme natyrore, apo humanitare me tė cilat mund tė pėrballemi e qė fatkeqėsisht nuk i kemi pasur tė rralla. Pėr tė mos folur pastaj pėr kėrcėnime tė tjera akoma mė tė ndėrlikuara si cyber-terrorizmi, ku nuk kemi kurrfarė ekspertize, siguria energjetike qė po merr njė dimension marramendės sot nė marrėdhėniet ndėrkombėtare e ne jemi ndėr me tė prekurit, apo pirateria, qė siē po duket nė brigjet e Somalisė tani nuk kursen anijet me flamujt e shteteve mė tė fuqishme.
Anėtarėsimi nė NATO ka edhe njė implikim politik thelbėsor, qė lidhet me integrimin nė BE. Ky anėtarėsim shėrben si njė shtysė pėr thellimin e reformave dhe njė mbėshtetje e mirė pėr pėrshpejtimin e procesit tė integrimit evropian. Nuk ėshtė rastėsi fakti qė asnjė vend ish-komunist nuk ėshtė bėrė anėtar i Bashkimit Evropian pa u bėrė paraprakisht anėtare e NATO-s. Edhe NATO-ja ka efektin shpėrhapės (spill-over) tė BE-sė, pasi bashkėpunimi i ngushtė nė siguri sjell njėherazi edhe bashkėpunimin mė tė gjerė e tė thellė mes vendeve anėtare edhe nė fusha tė tjera, si ekonomia e politika. Pėrpos kėsaj, vetė partneriteti me kėto vende tė zhvilluara do tė mundėsojė transferimin nė Shqipėri dhe aplikimin tė informacionit, teknologjisė, praktikave, procedurave administrative nė mėnyrė graduale e tė qėndrueshme.
Njė tjetėr pėrfitim akoma mė i madh pėr Shqipėrinė ėshtė ai ekonomik, sipas parimit "investimi nė siguri, pėr tė siguruar investime". Mjafton tė shihen shembujt e vendeve si Republika Ēeke, Polonia dhe Hungaria, ku anėtarėsia nė NATO, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė solli njė vėrshim investimesh qė i afrohet dyfishimit tė investimeve tė drejtpėrdrejta tė huaja pėr tė kuptuar rėndėsinė ekonomike. Shqipėria, mes tė tjerave, mbart nė vetvete dy damka shumė tė mėdha qė eliminohen nga anėtarėsimi nė Aleancėn Atlantike, tė qenit vend ish-komunist dhe vend ballkanik. Njolla komuniste nėnkupton pėr investitorėt potencialė njė mentalitet agresiv ndaj tregut, mungesėn e rregullave tė lojės, legjislacion tė papėrshtatshėm etj. Ndėrsa ajo ballkanike nėnkuptonte automatikisht tensione ndėrshtetėrore, ndėretnike dhe njė instabilitet tė vazhdueshėm.
Ėshtė e vėrtetė qė do tė kemi edhe kosto, do na duhet tė mbrojmė aleatėt tanė nėse sulmohen, gjė qė e kemi bėrė edhe pa qenė brenda NATO-s, si dhe do tė na duhet ta ēojmė nė 2% buxhetin pėr sigurinė. Kjo, gjithsesi, ėshtė e papėrfillshme po tė kemi parasysh pėrfitimet. Megjithatė, shumė prej investimeve nė sektorin e mbrojtjes nė kuadėr tė pėrmbushjeve tė standardeve tė NATO-s kanė njė impakt dhe dobi tė drejtpėrdrejtė edhe nė jetėn civile, si pėr shembull investimet nė infrastrukturėn e transportit, telekomunikaciot, shkollimin, shkencės, shėrbimet e emergjencės, apo tė mjekėsisė. Pėr mė tepėr, falė anėtarėsisė, kompanitė tona do tė mund tė pėrfshihen nė tenderėt apo komisionimet e shumta pėr infrastrukturėn, tė organizuara nė vendet e tjera dhe tė financuara nėpėrmjet programeve tė NATO-s.
Por, anėtarėsimi nė NATO jo vetėm do tė na mundėsojė marrjen e ndihmės nga aleatėt pėr sfidat konvencionale dhe jokonvencionale tė sigurisė, por do tė na japė njė zė dhe njė ndikim nė kėto ēėshtje me dimensione globale si palė nė aleancėn mė tė madhe botėrore. Dhe kjo gjė ka pėr ta ngritur lart autoritetin e vendit tonė nė politikėn e jashtme, pėr tė mbrojtur interesat tona kombėtare, ekonomike politike e kulturore. Vendet e kontinenteve tė largėta kanė pėr ta konsideruar krejt ndryshe Shqipėrinė, tanimė qė ėshtė aleate me SHBA-nė, Anglinė, Francėn dhe Gjermaninė.
Sė fundmi, ajo qė duhet thėnė me tė fortė, ėshtė se anėtarėsimi nė NATO duhet konsideruar si njė fitore e madhe morale qė vulos shkėputjen njėherė e mirė nga regjimi komunist, njė gur kilometrik qė tregon se tranzicionit po i vjen fundi, dhe lė tė kuptojė qė pavarėsisht nga ankesat, vonesat, pakėnaqėsitė apo pritshmėritė e papėrmbushura, Shqipėria ėshtė gjithsesi duke ecur pėrpara dhe shqiptarėt kanė njė motiv tė fortė mė shumė pėr tė qenė krenarė e pėr ta dashur vendin e tyre.