Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika: Kontrolli i informacionit

Mediat dhe Politika: Kontrolli i informacionit rrezikon proceset demokratike
 
Gëzim MKULI, Oslo
 
Nuk është asgjë e re te thuhet se ata që kane qasje në opinionin politik janë elite dhe grupe me fuqi në shoqëri. E re është se mediat kane krijuar një opinion politik me dimensione tërsisht te reja.

Sipas sociologut francez Pierre Bourdieu në çdo shoqëri gjendet e ashtu quajtura "Hapësirë doksike" (Bourieu 1977). Fjala DOXA është marre nga greqishtja, e që do te thotë "jo politike", "jo e diskutueshme" ose "mendim i përkryer dhe i përfunduar" .

"Hapësirë doksike" do te thotë kur një shoqëri nuk shtron pyetje, nuk kërkon llogari mbi mendimet/idetë dhe proceset politike. Sipas kësaj shoqërie këto procese konsiderohen si te "përkryera"; Këto kuptohen, "normale" dhe si diçka "te natyrshme"...

Brenda "Hapësirës doksike" mund te ketë edhe debate, por ky debat para se gjithash është "ortodoks". Pra debati do te pranoje që te vetekufizohet brenda kornizave, te cilat po ashtu konsiderohen si "korniza te përkryera". Sipas filozofit Bourdieu, në këto shoqëri mund te ketë debate heterodokse, pra do te shtroheshin e studioheshin çështje e analiza fondamentale për shoqërinë. Porse fuqi te mëdha angazhohen që ta kundërshtojnë këtë debat heterodoks, dhe mundësisht ta mbajnë te gjalle "Hapësirën doksike".

Përgjithësisht klasa e dominuar ka interes që ta përkufizoje dhe ta ligështoje "Hapësirën doksike" dhe te zbuloje e te "marre vesh" se çka është duke u zhvilluar në shoqëri. Ndërkaq, klasa dominuese ka interesa që ta mbrojë integritetin e Hapësirës doksike, ose, po që se nuk është e mundur kjo, te paktën te zëvendësoje dhe ta favorizoje debatin ortodoks, (debatin "me pak te rrezikshëm"), në vend te debatit heterodoks.

Politikat partiake janë duke tentuar, që në Hapësirën e kombit tone, te krijojnë "Hapësirën doksike"; pra "mendimin e padiskutueshëm" ose "mendim e përkryer e te përfunduar". Dhe kjo ndodh nëpërmes kontrollit te informacionit dhe tentimit te ndikimit në qëndrimet dhe opinionet tona...

”Detyrë e mediave” është që të përforcojnë konsensusin që tashmë është krijuar dhe formësuar

Kontrolli i informacionit, brenda kontekstit te shtypit, në përgjithësi, përcaktohet si kontroll i politikes në pushtet ndaj mediave. Tentativa për te bere lojale shkrimet dhe publikimet ndaj politikave në fuqi, si dhe ndalimi, prerja e përmbajtjes se ndonjë artikulli, komenti apo lajmi është për kontrolluesit e informacionit veçori karakteristike: Shembull: Pas kryengritjes, demonstratave dhe protestave te shqiptareve te lodhur (e që këto u keqpërdoren nga agjent te sigurimeve antishqiptare) te datës 16, 17 dhe 18 Maj 2004, mediat pa kurrfarë mbështetjeje shkencore, u sulmuan: Për "jo profesionalizëm" dhe "papërgjegjësi gazetareske"...

Pra, për mosaftesite, korrupsionin dhe dështimet në proceset politike/ekonomike te ca politikave ndërkombëtare e kombëtare, tentohet te "shpiket", te fabrikohet dhe te dënohet "fajtori i trazirave". E ky "mëkat", sipas misionit te organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evrope, sipas grupit ndërkombëtar te krizave (ICG), dhe Komisionerit te përkohshëm për media, Robert Zhilletca, gjendet në media...! Çfarë rastësie, mu këtë strategji mediale okupuese dhe asimiluese përdorte regjimi TITIST dhe ai serb në lidhje me demonstratat popullore te vitit 1981, 1998/99 etj. Edhe keta akuzonin shtypin, radion dhe televizionin në gjuhen shqipe, se keta po indoktriminuakan rininë shqiptare me elemente nacionaliste, irredentiste, shoviniste,...

" S\\\'kanë cfarë t\\\'i bëjnë gomarit, e i bien samarit...!"
 
Studimet rreth ndikimit te mediave në qëndrimet dhe opinionet e një populli kane qene një nder debatet me te diskutueshme në historinë e sociologjisë mediale. Përgjithësisht hulumtimet shkencore mbi fuqinë mediale, e në veçanti ndikimit te tyre në qëndrime, kane kaluar neper dy etapa:

1. Studimi i vjetër në shkencat e komunikimit, i kryer para Luftës se Dyte Botërore, konkludonte se mediat ishin te plotfuqishme,

2. Studimet e bëra pas Luftës se Dyte Botërore, ku vërtetohet se, fuqia mediale është e kufizuar.

Mendoj se tentimi për te kontrolluar informacionin, tentimi për te shpërndare këtë te tille dhe tentimi për te bere përforcimin e opinioneve politike me karakter ideologjik, janë që me pare te dështuara....

Ja perse:

Se pari: Mediat veprojnë si "vërtetuese" dhe si "pohuese" te qëndrimeve e opinioneve te cilat tashme ekzistojnë në një popull. Shume me rralle mediat veprojnë si ndryshuese te qëndrimeve/opinioneve ekzistuese. (Klapper 1987, Kap. II) Arsyeja se pse mediat veprojnë në këtë mënyre është se, mediat nuk veprojnë te izoluara në shoqëri. Këto organizata, "analist" e individ te respektuar nuk i marrin në konsiderate proceset shkencore e sociologjike te formimit te një shoqërie. Mediat nuk kane mundësi që te "cimentizojne" apo te ndalojnë proceset sociale e politike. Këto janë prodhim i statusit dhe gjendjes në te çilen kalon dhe gjendet shoqëria dhe kombi. Opinioni i eksponohet mediave në mënyre selektive, kjo do te thotë se keta kërkojnë lajmin që iu përshtatet mendimeve te tyre. Dhe këto regjistrohen në mënyre selektive edhe në kujtesën e tyre.

Se dyti: Mediat, megjithatë, kontribuojnë si ndryshues te qëndrimeve dhe opinioneve, te cilat, tashme, ekzistojnë. Por këtu behet fjale për ndryshime te vogla. Pra, mediat mund te ndryshojnë qëndrimet. Mirëpo, nëse vie deri tek ndryshimi i qëndrimeve/mendimeve, atëherë, këtu, mund te flitet se, këto qëndrime/mendime nuk ”funksionojnë” sa duhet.

Se treti: Mediat konsiderohen te jene shume efektive në ndërtimin e qëndrimeve/opinioneve te reja. Dhe kjo për faktin pasi që shoqëria, paraprakisht, nuk ka ndonjë mendim apo qëndrim; "mendimzbrazet". Aty ku me pare nuk ka ndonje qëndrim/opinion për një zgjidhje politike, ekonomike..etj., mediat janë shume efektive në "vaksinimin" e mëvonshëm te qëndrimeve/mendimeve: Mungesa e qëndrimeve/ideve sjelle që mediat te jene efektive në strukturimin e ndodhive.

Mediave shqiptare, si në te kaluarën, u imponohet "detyrimi dhe obligimi" ndaj politikave ditore. Edhe sot, si me pare, idetë liberale te lirisë dhe pavarësisë se shtypit refuzohen, dhunohen e ndalohen. Edhe sot kërkohet te drejtohet dhe te kontrollohet forma dhe përmbajtja e informimit dhe lajmit...!?
Rast konkret kemi pozitën mediale në Kosove. Pa dyshim, mediat tona kane edhe mëkatet e tyre: Këtë fenomen, ka me vite te tera, që unë, permes analizave mbi mediat, edhe e kam kritikuar dhe gjykuar.
Por sot shtrohet një pyetje e madhe: A mos janë duke u gjykuar dhe dënuar në panik mediat shqiptare në përgjithësi?
 
 
Oslo, 2004

Ky shkrim është dërguar në shumë gazeta shqipe në Tiranë e Prishtinë, por për shkak të shkurtëpamësisë profesionale dhe impotencës profesionale gazetareske, nuk është botuar.  Në 2005 e botoj vetëm Epoka e Re, Vetevendosje, dhe Mekuli Press

www.mekulipress.com

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama