Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Per politiken, tri aeroporte kane te njejten piste

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 10 vite më parë

Aleksandër Çipa
Per politiken, tri aeroporte kane te njejten piste

Trafiku i narkotikëve po fokusohet për shkak të ndryshimit të strategjisë për përdorim të infrastrukturave më të sofistikuara për transport. Trafikuesit dhe organizatat kriminale po sfidojnë aerokontrollin rajonal dhe strukturat në hapësirën ballkanike. Pas rastit të mikroavionit të kapur në Divjakë dhe aq të përdorur për akuza vijuese politike nga opozita e djathtë në vend, e përditshmja italiane “Corriere della Sera”  dje, shkruante..: disa zëra të pakonfirmuara nga hetimet, bëjnë të ditur se orët e fundit një tjetër avion me ngarkesë të madhe droge, është ulur në Emilia Romanja…”. “Trafikantët fluturojnë nën 450 metra lartësi, për t’u shpëtuar radarëve”, shkruan më tej “Corriere della Sera”. Në numrin e fundit edhe periodikja “Java” publikonte me referime konkrete dokumentacioni, raste të dyshuara prej shërbimit inteligjent shqiptar për trafikim narkotikësh përmes aeroportit ushtarak të Gjadrit në periudhën e vitit 2012.

 

Natyrisht, informacioni për rastet e trafikimit të narkotikëve me linjat private ajrore, nuk ka lidhje vetëm me Shqipërinë, madje duhet thënë se është një mundësi transporti që shfaqet tashmë edhe në Shqipëri. Ndërkohë që, një përvojë e tillë është shumë e njohur për në zonat veriore apo ato jugore të Italisë, si dhe hapësirave ballkanike me terrene të thyera malore dhe mundësi uljeje të charter-ave privatë që merren me qira apo përdoren prej grupeve të trafikimit. Ajo që përbën shqetësim në prononcimet e ekspertëve të strukturave antitrafik dhe sidomos të përfaqësuesve institucionalë në luftën kundër krimit të organizuar, ka lidhje me zgjimin dhe shfaqjen e një strategjie aktive veprimesh të koordinuara mes individëve apo strukturave periferike dhe atyre në nivel rajonal që merren me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe përpunimin e tyre, madje përfshi edhe një industri të vogël ambalazhimi, e cila e bën edhe më të mundshëm transportimin dhe trafikimin e kamufluar të tyre mes hapësirave ndërshtetërore. Nuk ka asnjë dyshim se për transportimin e këtyre sasive përdoren shumëllojshmëritë e transportimit.

 

Në këtë strategji të re të krimit dhe strukturave të organizuara të tij në Shqipëri, e cila konfirmohet së pari prej përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe organizmave ndërkombëtare të antitrafikut, ka nevojë për një ndërhyrje dhe veprim të koordinuar ndërshtetëror.

 

Është rasti që rendjes triumfuese të opozitës për akuzim të qeverisë për ekzistencë apo shfaqje të këtij transporti sfidues të drogës në Shqipëri, disa institucione të kryesuara prej Ministrisë së Brendshme t’i përgjigjen me një aktivizim të fuqishëm koordinues dhe ristrukturim të partneritetit. Nuk besoj se vihet në diskutim nevoja imediate për koordinim mes shërbimeve inteligjente të vendit, pra SHISH dhe SHIU-t, por edhe një linje tjetër të munguar ndoshta dhe të papërfolur në praktikën ndërvepruese e bashkëpunuese mes shteteve të rajonit: Fjala është për nevojën e një ndërveprimi institucional mes policive kufitare dhe strukturave ndërshtetërore të aviacionit dhe ministrive të brendshme, të mbrojtjes dhe sektorëve apo zyrave të “oficerëve të kontaktit” në vendet ballkanike. Kjo domosdoshmëri rrjedh prej nevojës për të koordinuar veprimin ndalues dhe goditës si në vendin nga niset droga, qoftë edhe në atë ku kalon transit dhe sidomos në vendmbërritjen e lëndëve narkotike apo drogës së përpunuar.

djekja në të gjitha destinacionet dhe itineraret ku realizohet trafikimi i narkotikëve, për shkak se lidhet me dy apo më shumë territore shtetesh, paraqet imediatisht edhe përshtatjen strukturore dhe reaguese të institucioneve antitrafik. Një iniciativë e tillë e Ministrisë së Brendshme dhe simotrave të saj në rajon, rrit normën e përgjegjësisë dhe reagimit administrativ, si dhe eviton keqpërdorimet politike të çështjes. Në këtë nismë të udhëhequr prej shqetësimit të konstatimit dhe reagimit institucional, përjashtohet mbajtja e kostos së shembjes së imazhit apo të përdorimit për motive politike të një problemi i cili as nuk lind tashmë e as implikon papritur vendin tonë. Përgjegjësia për këtë formë të krimit të organizuar dhe narkotrafikut rajonal e ndërkombëtar, nuk ka lidhje me një qeveri, ajo sfidon më së paku dy apo tri qeveri që kanë lidhje me vendet nga niset, kalon dhe ku përfundon sasia e drogës së trafikuar.

 

Një “diplomaci policore” kundër kësaj strategjie dhe sfide transportimi që tentojnë t’i bëjnë shtetit ligjor narkotrafikuesit, është domosdoshmëri. Ajo bëhet edhe më imediate në situata të tilla si kjo e tanishmja, kur politika eklipson realitetin apo indukton në një formë apo tjetër qoftë edhe përmes propagandës, procese sporadike apo linja të supozuara narkotrafikimi. Ndërkohë që segmente, individë apo përfaqësues institucionalë të organizmave ndërkombëtarë që monitorojnë situatën e rendit dhe të krimit të organizuar në vend, siç janë PAMECA, ICITAP apo përfaqësues të shumtë të zyrave të kontaktit dhe të monitorimit të luftës kundër krimit të organizuar, në kësi fushatash që ndërmerr politika do të ishte me vend t’i jepnin publikut panoramën faktike dhe vlerësimin e tyre të paanshëm. Ndërhyrje të tilla kontribuojnë për ndarjen e së vërtetës me të cilën përballet institucionalizmi nga ajo që përdor politika ose qoftë edhe e zbulon ajo. Ato janë të nevojshme pasi ndihmojnë publikun të mos besojë absurdin e politikës që dy apo tri aeroporte të kenë të njëjtën pistë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama