Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika

Gjuha e trëndafilave

Ne nuk jetojmë në shoqëri demokratike, ne jetojmë në një shoqëri vizuele (pamore). Fjalimet dhe dukja e politikanëve po përparon: Ata/ato janë të ëmbëla, të këndshme, të lehta dhe plot shpresë. Mirëpo jeta dhe përditshmëria jonë nuk po përparon: Ajo nuk është e ëmbël, nuk është e këndshme , nuk është e lehtë dhe, është e pashpresë.

Fjalime të këndshme e jetë e idhët. Pse kështu?

Vazhdimisht politikanët përdorën shprehjet retorike për të ndikuar dhe bindur popullin. Përzgjedhja e elementeve ndikuese të retorikës duhej patjetër ti përshtatet situatës. Retorika rëndësi të veçantë i kushton mënyrës së komunikimit. Ajo gjithmonë duhet të zhvillohet me rastin e ndonjë ndodhie të veçantë; në një kohë të caktuar; për një publik të përzgjedhur, dhe pa dyshim për një qellim të caktuar.

Shprehja «retorikë» në shqipen tonë të përditshme kuptohet edhe si "gjuhë e trëndafilave", "gjuhë e zbrazët" apo edhe si "mashtrim". Mënyra e të paraqiturit në publik është pjesë e pashmangshme e politikës, andaj edhe është fare e natyrshme që politikanet të jenë të kujdesshëm rreth formulimit të fjalëve dhe fjalive politike.

Në çformë paraqiten në publik dhe si fokusohen këta në media dhe nga mediat?

Edhe pse televizioni ka kohë që ka zëvendësuar takimet dhe tubimet klasike, si arenë kryesore për agjitacion e propagande politike, talenti dhe aftësia për të bindur dhe komunikuar është sot po aq e rëndësishme mu si në antiken e vjetër. Politikanët para ekranit televiziv shfrytëzojnë shumë truke të retorikës klasike. Arti i të folurit dhe talenti për tu shprehur ishte gjithnjë në epiqendër të civilizimit romak dhe atij grek; ishte një fenomen i opinionit publik. Përgatitjes dhe transportimit të porosisë me gojë gjate takimeve dhe tubimeve i është kushtuar rendësi e veçante. Ata që dëshironin të flisnin në procese gjyqësore apo në tubime popullore u është afruar shkollim cilësor.

Edhe pse retorika më nuk është drejtim i veçantë në shkolla, nuk është çudi se përse politikanët edhe sot janë shumë të vetëdijshëm rreth paraqitjes së tyre në opinionin publik dhe rreth përzgjedhjes me kujdes të fjalëve. Sot shfrytëzohet me shumë saktësi dhe kujdes përshtatja e mënyrave ndikuese gjuhësore, gjithnjë duke u bazuar në shkallen e mentalitetit dhe nivelit arsimor të publikut, dhe natyrisht në bazë të asaj se çfarë dëshiron të arrijë politikani.
Është fakt se politikanët shqiptarë me vite të tëra kanë komunikuar me udhëzimin dhe ndihmën e mediave. Dhe, pa dyshim, mund të thuhet se platforma e karrierës së tyre politike është ngritur e ndërtuar kryesisht në bazë të fjalimeve retorike dhe fjalëve premtuese. Për këta njerëz është shumë me rendësi që të rrezatojnë bindje, siguri personale, moral, padjallëzi e sinqeritet tek përkrahësit e tij.

Sipas teorisë retorike janë tre faktorë që politikanët i kanë në dispozicion për të bindur dhe ndikuar publikun. E këto sipas kategorizimit të Aristotelit janë Ethos, Pathos dhe Logos. Retorikasit e vjetër mendonin se çdo fjalim i mirë do të duhej „te informoj", " të argëtojë" dhe " të lëvize publikun". Ndonjëri politikan me shumë i kushton rendësi anës etike (Etos), tjetri politikan luan me ndjenjat e popullit (Patos), e ndonjë tjetër tenton që të argumentoje me arsye e logjike të shëndoshë (Logos).

Shumica e politikanëve gjatë fjalimeve shfrytëzojnë kombinimin e elementeve të etikës, ndjenjave dhe arsyes, përderisa të tjerët gjatë teknikës së fjalimit paraqiten si zotërues të mire të saj. Është e dobishme të nënvizohet se politikanët tanë janë duke përdorur edhe "stolisjen" e fjalimit , e cila është duke "argëtuar" opinionin publik shqiptar, e kjo po bëhet me qëllim që "publiku të mos mërzitet". Fjalimet e këtyre njerëzve janë të "erëzuara" me formulime fikse, pak a shumë të befasishme dhe jologjike. Sipas tyre fjalimet nuk duhet drejtuar në mendje, në kokë, përkundrazi, fjalimet duhet orientuar në ndjenja, në bark. Gjithsesi sipas kësaj teorie, fjalët duhet të jenë të shkurtra, dhe të përsëriten vazhdimisht.

Pamja

Sot retorika klasike është pjesërisht e zbatuar. Karakteri pamor i televizionit kërkon mirëkuptim dhe njohuri të thellë, se çfarë cilësishë duhet të ketë një politikan për të korrë suksese në opinion. Për politikanët aktual dhe politikat e tyre më e rëndësishmja dhe mos të themi me jetike është prezantimi sa më i bukur dhe sa më i "pa zëvendësuar" në ekranin televiziv; pra me rëndësi është aktrimi. Dhe, këtu, rol të madh luajnë elemente tjera: Theksimi i fjalëve apo fjalive të përzgjedhura, mimika, shikimi i butë, gjestet -si bërja me gisht, përshëndetja me dorë -ashtu kot në ajër- karizma dhe "gjuha e trupit“.

Në veçanti kujdesi për të zotëruar sa më shumë zërin dhe fotografinë është një kusht qendror për të arritur suksese në skenën politike. Andaj edhe nuk është e çuditshme se aktorët janë profesionalist mu në fushën e "actio-s“ . Keni lodhur mendjen se pse kryetari i shtetit të Kalifornisë quhet Arnold Shvarceneger?

Ne e dimë se aktorët luajnë role kur ata paraqiten në skenë. Çdonjëri që shfaqet në opinion luan një rol. Por sot kjo konsiderohet si retorike e keqe po që se kjo aktparaqitje është e shumëdukshme dhe "jo origjinale". Por politikanët nuk duhet veëm të aktrojnë, këta duhet të mësojnë të konkretizojnë premtimet dhe të zgjedhin problemet.

Porosia politike dhe vet proceset demokratike mund të mbeten jo të qarta për shkak të truqeve retorike të politikanit dhe tentimit të tij për të ndërtuar dukjen e tijë personale. Në qoftë se fjalët e mëdha dhe gjestet personale mbizotërojnë lidhshmëritë logjike, mundësia që politikat të jenë të dështuara janë reale.

Një nder pyetjet që sot janë duke u shtruar në opinion është: nëse mediat janë mjete të rëndësishme për moralin e shoqërisë, apo vetëm instrumente që janë duke i zënë frymën debateve konstruktive. Vlera e debatit që po zhvillohet në hapësirat shqiptare është e mbindikuar nga fjalë të mëdha dhe nga një abstraksion i nivelit të lartë.
Vlera e debatit shqiptar sdo të duhej të ishte "nje kafiteri e tymosur", por një katalizator për një mendim dhe veprim të ri politik.

Është një ndër detyrat më të rëndësishme dhe jetike që mediat të realizojnë një vitalizim të vlerave të debatit, si dhe të përbashkojnë fjalët së bashku me veprimet politike konkrete.

Po që se shoqëria angazhohet në ceshtje fondamentale rreth ardhmërisë dhe zhvillimit të kombit, është e rëndësisë se veçantë që këta të përjetojnë ndryshimet pozitive të jetës se tyre të përditshme. Në të kundërtën, po që se populli nuk është në gjendje që të përjetoj këto më shumë sesa formulimet e përzbukuruara me ngjyrime ideologjike, e të lansuara nga kolltukët e politikanëve dogmatik, atëherë retorika do të shndërrohet në propagandë Goebelsiane.

Përsëri këtu shtrohet pyetja e madhe; a kishte elemente të retorikës në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, mbajtur në kuvendin e Kosovës?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama