Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Opozitarizmi si injorim i analizës post-humbje

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 11 vite më parë

Aleksandër Çipa
Opozitarizmi si injorim i analizës post-humbje

Opozita e re shqiptare, pra Partia Demokratike, nuk mund ta nisë misionin opozitar pa kryer shpejt në kohë dhe me seriozitet reflektiv analizën dhe njëherazi reformimin e vet. Analiza kërkon gjithëpërfshirje, jo vetëm ndjesë dhe pohim gabimesh, kohë, seriozitet, koncepte, ndërgjegje tejkaluese, mirëkuptueshmëri, instalim të vlerave meritokratike dhe sidomos, shmangie të devijimit të saj në konflikt të brendshëm e në mësymje grupesh, kundër grupit apo grupeve. Kjo analizë lypset të jetë platformë mbi të cilën të realizohet në kohë të shpejtë ristrukturimi dhe pashmangshmërisht reformimi i opozitës së djathtë në vend. Analizën e duhur nuk e zëvendëson dot mendësia për të qenë opozita një regjiment militaristësh fanatikë apo siç shprehet Kryeministri Berisha ”ushtri”.

Kjo nevojë në aktin e parë të ngjarë, pra atë të zgjedhjes së kryetarit të ri, zotit Basha, duket se po injorohet. Hapi i parë, pra zgjedhja e kryetarit post-Berishë, i kryer me shpejtësi monoqëllimi për kryetarin e dorëhequr Berisha, vlen për dominencën e mëtejshme të tij në parti, por nuk mjafton për reformimin dhe sidomos ristrukturimin e formacionit kryesor politik të opozitës së re të djathtë.

Hyrja e PD-së në rolin e ri po nis në mënyrë joserioze. Strategjia si nevojë eminete për politikanin suksesdhebëma-shumtë Berisha, nuk ndihmon PD-në e sidomos vetë kryesuesin e ri të saj, zotin Basha. Misioni opozitar nuk mund të përdoret si alibi për eklipsimin e nevojës së pashmangshme të analizës serioze të qeverisjes “Berisha” në tetë vitet e shkuara. Një analizë që në demokraci e realizon së pari “grigja” e tij politike, pra formacioni dhe gjithë establishmenti i tij dhe jo kundërshtarët politikë, aq më tepër që ata janë tashmë në pushtet.  Ky qëllim i zotit Berisha po ekspozohet pa asnjë kompleks. Ka nisur të bëjë opozitarin, pa lënë ende karrigen e Kryeministrit të vendit. Një ngutje e tij për të kaluar nga roli i paanalizuar në rolin e vjetër të preferuar. Nuk është kaq e thjeshtë. Kapërcime të tilla, në një moshë kaq madhore dhe në një përvojë kaq historike, të japin thjesht përshtypjen e një pelivani të pagjykueshëm. Protagonizmi gjykues i zotit Berisha tashmë duhet të bjerë në pauzë. Është jo kërkesë oponentësh apo gjuetarë-gabimesh. Kjo është një nevojë jetike dhe ndihmuese për shoqërinë dhe marrëdhënien që politika krijon me interesin publik në Shqipërinë e ambicies për të qenë vend anëtar i BE-së.

Emra të shquar për oponencë konstruktive në historinë politike të PD-së dhe sidomos gjatë tetë viteve të fundit qeverisje të saj, si Besnik Mustafaj, Aleksandër Meksi, Dashamir Shehi, Aleksandër Biberaj, Afrim Krasniqi, Omer Stringa dhe në mënyrë të veçantë FRD, fraksioni kryesor dhe tashmë një ndër formacionet më pozitiviste në politikën shqiptare i kryesuar nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kanë të drejtën morale të jenë krenarë për rolin që kryen dhe padëgjueshmërinë ndëshkuese që karakterizoi udhëheqësinë vendimmarrëse të PD-së së deritanishme. Në këtë profeci të provuar të tyre, mbartet e drejta që sot formacioni politik të mos vijojë rrugën e përjashtimeve dhe të etiketimeve “armiq”, por të rikthehet përmes një meaculp-e në rolin përbashkues opozitar. Në javën e parë pas zgjedhjes së kryetarit Basha, në PD ka nisur polemika mes kritikës së hapur të nënkryetarit të deritanishëm dhe kryetarit të grupit parlamentar, Astrit Patozi, për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe qartësisht afirmohet ndarja në pro Bashë e pro Olldash. Ndërkohë që një target tjetër udhëheqësish të deritanishëm po kapen te lider-dashja gati komuniste e tipit: “Përjetë me Berishën”. Mendësi kjo në reminishencë të plotë bolshevike edhe pse ka lidhje me aktorë dhe politikanë antikomunistë në karrierë!

Në ndarjen e re mes pro-Bash-istëve dhe pro-Olldash-ëve, ka një kufi që askush s’guxon ta shkelë. Është pacënueshmëria e ish-kryetarit, i cili me kohë duhej vënë dhe duhet mbajtur në fokus të analizës politike të demokratëve dhe së djathtës në përgjithësi. Të gjithë, deri në çastet e deritanishme brenda PD-së, janë unanimë në dashurinë për udhëheqësin historik, Berisha. Ndahen me të, vetëm tek i zgjedhuri i tij preferuar, Basha. Një ndarje që është sa e logjikshme, aq edhe me paradokse në arsyetime. E thënë me gjuhën e zotit Patozi, kjo ndarje ngjau për shkak të zotit Berisha i cili dy kandidatët i trajtoi në të ashtuquajturën fushatë zgjedhjeje “njërin si të nënës e tjetrin si të njerkës”. Ky trajtim ka krijuar një pasojë e cila sipas gjasave nuk mund të tejkalohet lehtë dhe pa pasoja në jetën e brendshme të PD-së. Ky qëndrim dhe kjo sjellje e zotit Berisha me dy kandidatët,  ka shkaktuar pakthyeshmërisht një ndarje faktike mes lidershipit të partisë, por ende jo një fraksionim. Natyrisht, kjo “çarje” nuk mund të vlejë si alibi për tejkalim apo aq më keq, injorim të analizës politike postqeverisje në PD. Injorimi i kësaj analize dhe shmangia apo ikja nga thelbi i saj realisht duhen konsideruar negativitet i ri politik, në opozitë dhe tek e djathta jonë. “Treguesi subjektiv i këtij negativiteti të kudogjendshëm afektiv është devijimi i subjektit elektoral”, shkruan Alain Badiou në librin “Sarkozy, emri i ç’gjëkafshe është”.  Po, edhe në PD, çdo tendencë për të spostuar, injoruar apo edhe lënë për më pas analizën politike të proceseve rrënuese dhe degraduese që kanë ngjarë gjatë viteve të qeverisjes së saj në vend, sjell pasoja të dyfishta dhe mbart rreziqe të mëtejshme dasuese. Injorimi i saj shkakton dhe rrjedhon impotencë opozitare. Ngutja e zotit Berisha për të nisur rolin aktiv të opozitarit, është goditja tjetër asgjësuese që tenton t’i bëjë për llogari krejt personale, opozitës së re të vendit.

Opozitarizmi i demokratëve shqiptarë në vitin 2013 nuk mund të nisë si rol avokatie apo shtysë idolatrie prej Berishë-dashjes. Ky mision nevojitet të rrjedhë nga një ndërgjegje e re realpolitike, prej një vizionarizmi europianist djathtistësh e liberalësh, në thelbin e të cilit të qëndrojë struktura bashkuese e establishmentit të shpartalluar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama