Plehrat, ē'bėhet, ē'bėjnė, ē'duhet bėrė

Shkruar nga: Saimir Lolja  
Botuar më: 13 vite mė parė

Saimir Lolja
Plehrat, ē'bėhet, ē'bėjnė, ē'duhet bėrė

Nė shumė studime tė kryera nga institucione tė huaja pėr administrimin e plehrave qytetėse nė vendin tonė dhe tė miratuara zyrtarisht nga qeveria shqiptare, ėshtė pėrcaktuar se strategjia e trajtimit tė fundėm tė plehrave nė Shqipėri, bazohet nė mėnyrėn e mbulimit tė plehrave nė tokė. Edhe dokumentet kryesore zyrtare ku pasqyrohet politika e qeverisė shqiptare nė fushėn e mjedisit, ku mė kryesori dhe mė i rėndėsishmi ėshtė Plani Kombėtar i Veprimeve pėr Mjedisin, nė lidhje me trajtimin e plehrave urbane, bazohen mbi mėnyrėn e mbulimit tė plehrave nė tokė. Nė kėtė plan tė miratuar nga qeveria mė 2002, nė pikėn lidhur me investimet pėrparėsore parashikohet, ndėrtimi i vendmbulimeve sanitare tė hedhurinave, nė radhė tė parė, pėr ato qytete, pėr tė cilat tashmė janė pėrgatitur studimet dhe projektet pėrkatėse (Shkodėr, Lezhė, Elbasan, Fier, Pogradec, Korēė) si dhe pėr qytetet Tiranė-Durrės. Nė lidhje me teknologjinė e djegies sė plehrave nė temperaturė tė lartė (djegia/shkrumbimi) theksohet se ajo zbatohet nė vende me tė ardhura tė larta dhe ku dherat pėr depozitimin e plehrave nė tokė janė tė pakta. Nė raste tė tillė, hiri nga djegia duhet tė depozitohet nė vendmbulime higjienike. Shkrumbuesit janė shumė tė kushtueshėm dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'i mbajtur nė punė e pėr t'i mirėmbajtur dhe shumė tė vėshtirė pėr t'u mbajtur tė punojnė sipas projektit. Gjithashtu, shpėrndarja e plehrave sipas llojeve, pothuaj nuk bėhet nė vendet nė zhvillim ose tė pazhvilluara. Arsyet qė e bėjnė mė tė pakėt mundėsinė e djegies sė plehrave nė vendet nė zhvillim, janė kėto: 1) Pėrmbajtja mė e lartė e lagėshtisė 40-70%, kundrejt 20-25% nė vendet e industrializuara; 2) Pjesa e lėndėve inerte ėshtė 20-40% (nė rastet kur plehrat hidhen nė dhera tė hapura), kurse nė vendet e industrializuara kjo pėrmbajtje luhatet zakonisht midis 10-15%; 3) Pėrmbajnė mė pak letėr dhe materiale ambalazhimi, ndaj digjen mė me vėshtirėsi. 4) Kimikate shumė tė rrezikshme tė tilla, si Dioksina (duke nėnkuptuar dibenzodioksinat nė 75 forma tė ndryshme molekulare) dhe Furani (duke nėnkuptuar dibenzofuranet nė 135 forma molekulare) ēlirohen gjatė djegies sė plehrave. Kufiri i lejuar i shkarkimeve tė kėtyre kimikateve i pėrcaktuar nga rregulloret suedeze ėshtė 0.1 ng/Nm3 (ose e thėnė ndryshe, njė gjilpėrė e fshehur nė njė tren tė ngarkuar me kashtė mėse 100 000 km tė gjatė). 5) Meqenėse plehrat kimikisht nuk pėrbėhen vetėm nga Karboni dhe Hidrogjeni, edhe nė rastet e djegies shumė tė mirė, nė tymrat e djegies do tė ketė avuj, tymra dhe gazra kimike shumė reagues dhe shumė helmues, ku pėrfshihen: NOx, oksidet e kimikateve mbushės tė plastikave (mė tė zakonshmit janė kripėrat e plumbit), oksidet e metaleve tė lehta dhe tė rėnda qė kanė qenė pjesė e hedhurinave, substanca organike dhe joorganike pjesėrisht tė oksiduara, etj. Sipas Raportit tė Agjencisė Evropiane (EEA 1996; Eurostat 2002a), nė Evropėn Perėndimore, mė 1995 u dogjėn 17% e mbeturinave bashkiake dhe 18% mė 1999; kurse nė Evropėn Qendrore e Lindore, pėrkatėsisht 2.3% dhe 6%. Mbulimi i plehrave nė tokė mbetet metoda mė e pėrdorur nė Evropė. Nė Evropėn Perėndimore, mė 1999 u mbuluan nė tokė 57% e mbeturinave bashkiake dhe 83.7% nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Sipas njė projekt-marrėveshjeje famėkeqe nė Shqipėri, pritet tė vijnė >4500 ton plehra/ditė, sepse pikėmbledhja e madhe "Malagrota" e plehrave afėr Romės do tė mbyllet dhe bashkė me plehrat e Jugut tė Italisė mendohen tė dėrgohen nė Shqipėri. Kėtij synimi i shėrben zgjerimi i pikėgrumbullimit tė tanishėm tė plehrave nė Sharrė, afėr Tiranės dhe ngritja e shkrumbuesit nė Kashar, sipas projekt-marrėveshjes ogurzezė qė qeveria shqiptare ka nėnshkruar me konsorciumin "CoLaRi" dhe grupin "Cecchini". Akoma, pėr t'i shėrbyer kėtij qėllimi u krijua nė Dhjetor 2003 nė Shqipėri edhe sipėrmarrja "Albania Beg Ambienti sh.p.k." qė do tė mbulonte kėtė ndėrmarrje helmuese. Nė emėr tė qeverisė shqiptare, tre ministra nėnshkruan projekt-marrėveshjen mėkatare: Ministri i Ambientit, ministri i Turizmit dhe i Rregullimit tė Territorit dhe ministri i Pushtetit Vendor e Decentralizimit. Ndonėse i lėnė nė harresė, problemi i plehrave vazhdon sepse qeveria shqiptare nuk ėshtė e hapur, ē'ka ka nėnshkruar pėr kėtė projekt qė duhet ndaluar plotėsisht dhe biles nuk ka thėnė hapur kundėrshtinė ndaj kėsaj (projekt)-marrėveshje. Gjithashtu ambasadori italian nė Shqipėri, ndėrhyri jashtė ēdo norme protokollare dhe nė mėnyrė tė kėmbėngulėse, qė ky projekt kundra-shqiptar dhe kundra-njerėzor tė zbatohej nė Shqipėri. Plehrat qė mendohet tė vijnė nė Shqipėri do tė jenė plotėsisht tė pandara, sepse tė paktėn pikėmbledhja "Malagrota" e plehrave afėr Romės do tė mbyllet vitin qė vjen, ngaqė atje nuk po arrihet tė bėhet nėnndarja e hedhurinave tė grumbulluara. Madje, asnjė bashki e Italisė nuk pranon tė marrė plehrat e Romės dhe tė lejojė ndėrtimin e shkrumbuesve pėr to. Ndėrkohė, nė pikėmbledhjen e plehrave dhe mbetjeve spitalore nė Sharrė afėr Tiranės, nuk merret ndonjė masė pėr trajtimin e tyre, gjė qė sjell qė atje tė ketė djegie tė qėllimshme ose natyrale tė tyre dhe tymrat e ngritur nga ajo zonė, janė tashmė njė kėrcėnim pėr banuesit nė Tiranė e rrethinė. Tymrat shihen qartė e frikshėm tė mbulojnė tokėn, sidomos herėt nė mėngjes, sepse Tirana ėshtė njė zonė me pėrmbysje temperature tė theksuar. Pėrfundimisht, kushdo qoftė "arsyetimi", uzina tė djegies sė plehrave NUK DUHET tė lejohen tė ngrihen nė Shqipėri. Nė lidhje me Tiranėn, tė NDALOHET me ēdo mėnyrė djegia e tanishme (me dashje apo pa dashje) e plehrave nė Sharrė. Duke pėrfshirė edhe mbeturinat spitalore, urgjentisht ato DUHEN mbuluar me dhe` aty ku janė dhe nė qytet tė fillojė mbledhja e pėrzgjedhur e tyre.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA