Pyetur nga:
ervin38
ne
Familja
-
557 dite me parë
mirikv's përgjigju
1. Të jenë plotësuar pesë (5) vite qëndrimi të ligjshëm në Greqi, pa ndërprerje. Nëse gjatë këtyre pesë viteve, jeni larguar jashtë Greqisë një herë për më pak se gjashtë (6) muaj, periudha e largimit nuk zbritet nga afati pesë vjecar. Në qoftë se jeni larguar jashtë Greqisë per më shumë se gjashtë (6) muaj pa ndërprerje, duhet të prisni derisa të plotësohen muajt që jeni larguar, dhe atëherë paraqitet kërkesa për aplikim. Nëse gjatë periudhes pesë (5) vjecare, jeni larguar disa herë nga Greqia, për një periudhë kohore në total më pak se dhjetë (10) muaj, kjo periudhë nuk zbritet nga afati pesë (5) vjecar. Nëse jeni larguar nga Greqia për një periudhë kohore më shumë se dhjetë (10) muaj në total, atëherë duhet të prisni derisa të plotësohen muajt që jeni larguar per të paraqitur kërkesen për aplikim.
2. Të jeni në gjendje, që me të ardhurat që fitoni të plotësoni nevojat personale si dhe ato të familjes suaj. Duhet të keni ardhura të paktën në nivelin e €8.500 në vit, pa llogaritur ndihma sociale (p.sh. për paaftësi në punë). Nëse jeni familjar, duhet që për cdo anëtar të familjes suaj të kini një shumë shtesë prej €1.275 në vit. Kjo do të thotë se, nëse familja përbehet nga ju (kryefamiljari) dhe bashkëshortja, duhet të dispononi të ardhura që përllogariten si më poshtë €8.500 + €1.275 = €9.775 në vit. Nëse keni edhe një fëmijë, atëherë duhen edhe €1.275 të tjera në vit etj.
3. Të keni sigurim të plotë, personal dhe të familjes (personave në ngarkim), përsa u përket shpenzimeve shëndetësore.
4. Të keni të paktën dëftese të shkollës 8-vjecare, të marrë në Greqi, ose Çertifikatë mbi Njohuri të gjuhës, historisë dhe kulturës Greke, të Sekretarisë së Përgjithshme të të Mësuarit të Perjetshëm, të Ministrisë së Arsimit.
përgjigjur
502 dite me parë |
Lexo komentet (2)
Lexo Pyetjet