Pyetur nga:
Mobicel
ne
Ambienti
-
90 dite me parë
mandi's përgjigju
Marre nga: http://www.romeolab.com/cfare-eshte-rss
Çfarë është RSS? Shpesh më pyesin të tjerët edhe un mundohem ta shpjegoj. Fundja është një pyetje që para ca kohësh ja kam bërë edhe un vetes time, kështu që mendova të hap një teme duke shpjeguar në gjuhën Shqipe se si funksionon dhe çfarë është.
A do donit të lajmëroheni gjithmonë në kohë për çdo postim që bëhet tek RomeoLab?
Ka një sërë mënyrash që ju të abonoheni tek ky sit e të merrni gjithmonë lajmet e fundit. Një nga këto mënyra që ju japin mundësinë për informim është edhe RSS FEED. Por në të vërtetë çfarë është RSS FEED?
Çfarë është RSS?
RSS është një teknollogji e cila përdoret nga miliona persona në mënyrë që ato të qëndrojnë gjithmonë të informuar mbi faqet që i interesojnë. Këto persona lajmërohen direkt sapo postohet një lajm i ri në faqen e abonuar.
Mënyra e “vjetër” për të bër ta vendosur një faqe tek të preferuarat (Bookmark) ka dalë jashte mode, sepse ne na duhesh që të shkonim çdo herë tek kjo faqet e të kontrollonim nëse ka postime të reja apo jo.
Problemet që të krijon Bookmarking:
Ti vetë duhet të bësh gjithçka
Bëhet akoma më e vështirë nëse doni me vizituar më shumë se 5 faqe
Ju humbni informacion kur harroni të kontrolloni Bookmarket tuaja
Ju harxhoni kohën duke shkruar çdo herë tek një faqe e cila azhornohet rrallë
RSS ndryshoi gjithçka
Po sikur t’ja leni të gjithë punën e përmendur më larg Faqes së internetit e të jetë ajo që t’ju lajmëroj sapo të ket një ndryshim apo postim të ri? E pra kjo është pikërisht ajo që bën RSS.
RSS kontrollon faqen edhe sa her që ka një postim të ri ju lajmëron ju me anë të Emailit apo RSS Readerave e kështu jeni ju që vendosni se kur të shkoni tek kjo faqe për të lexuar postimin e ri. Me pak fjalë ju kurset shumë kohë, të cilën do e kishit humbur duke lundruar e kontrolluar faqet e ndryshme.
RSS do të thotë “Really Simple Syndication” por shumë persona përmendin e fjalën “News Feed“.
Gjithashtu termi Abonim përdoret shpesh edhe mua më pëlqen kjo gjë. Ja të bëjmë një krahasim të vogël.
Ju jeni Abonuar në një revistë e cila ju vjen në shpi sapo ka dal numri i ri, kshu funksionon edhe me RSS por në vënd që të vinë në kutinë postare ato vijnë në llogarinë e RSS Reader ose E-Mailit tënd.
Me thënë të drejtën kur hyri RSS un nuk e përdorja sepse më dukej një gjë e kotë, por momentalisht RSS më ndihmojnë shumë, sepse nuk kam nevojë që çdo ditë të shfletoj 20 apo 30 faqe të ndryshme me parë ka apo s’ka postime, mjafton të hap E-Mailin tim edhe aty kam çdo gjë gati.
Si të përdor RSS
1. Merr një RSS Reader -Ka një shumëllojshmëri RSS Reader që janë në qarkullim edhe që ndryshojnë nga njëri-tjetri për opsionet e mundësitë që ju lejojnë. Megjithatë mënyra më e mirë për të nisur është të zgjidhni një RSS Reader që është falas edhe që është i thjeshtë në përdorim. Këtu mund të përmendim Google Reader dhe Bloglines. Normalisht do të thoni që ekzistojnë e shumë të tjerë e kjo është më se e vërtet, por un do ju këshilloja Google Reader sepse është shume i lehtë në përdorim e s’do keni probleme.
RSS funksionojnë pak a shumë si E-Mailet. Ato ju vijnë edhe ju duhet të klikoni mbi to me i parë. Do te hapen sikur hapet edhe nje E-Mail normal. Juve ju jepet mundësi që të shkoni tek postimi origjinal nëse ju intereson apo të kaloni tek RSS tjetër duke e çekuar këtë të parën si të lexuar.
Mënyra më e mirë me mësuar sesi funksionojnë këto gjëra është që të abonoheni tek RSS e faqeve të ndryshme.
2. Abonimi në faqe – Vitet e fundit ju do keni vën re me siguri një shumëllojshmëri butonash apo Widget. Butona portokalli të vegjël, butona që tregojnë që ky sit ka kaq lexues apo ndjekës, linkime të quajtura ATOM, RSS, XML e shumë të tjera.
Butonat kanë forma, ngjyra e efekte të ndryshme. Tek foto më poshtë keni disa shembuj:
butona rss Cfare eshte RSS?
Ju nuk ju duhet të bëni gjë tjetër veçse të klikoni një nga këto butonat edhe do të drejtoheni në një faqe që do ju informoj si të vazhdoni më tej.
3. Abonimi me anë të Broswerit – Kjo është një mënyrë tjetër e cila ju mundëson abonimin në një faqe. Kohët e fundit shumë Broswera (Shfletues) ju japin mundësinë që të abonoheni direkt nga ato në një faqe.
Duke lunduar ne një faqe, shfletuesi ju lajmeron nëse ekziston mundësia e RSS apo jo duke shfaqur nje buton ne krahun e djathtë të adress barit.
Ja si duket faqja ime me Firefox:
romeolab rss Cfare eshte RSS?
E shihni atë ikonën portokalli anash? Klikoni mbi atë e do keni mundësi të zgjidhni llojin e RSS Feed e do të drejtoheni tek Feed e mia.
Pasi të jeni drejtuar aty do të keni mundësinë të zgjidhni Feed Readerin që pëlqeni.
Nuk doni të përdorni RSS Reader?
E-Maili është një mundësi tjetër
Nëse shpjegimet e mësipërme ju duket icik si të komplikuar edhe nëse doni të përdorni një metode tjetër për Abonim, atëher ju jepet e mundësia më anë të E-Mailit.
Këtë mundësi jua jap edhe unë ku në anën e djathë keni një kuti ku duhet të fusni E-Mailin tuaj për tu abonuar. Pasi ta keni bër këtë në kutin ju vjen një E-Mail me një link konfirmimi. Pasi të klikoni tek linku i konfirmimit, atëher do të merrni automatikisht lajmet e reja. Ndodh shpesh që personat harrojnë të klikojnë tek linket e konfirmimit, por un ju them që pa atë konfirmim nuk mund të funksionojnë.
Me këtë rast do ju ftoja që të abonoheshit sa më shumë në faqen time.
përgjigjur
88 dite me parë |
Lexo komentet (2)
Lexo Pyetjet