1.
HAPI PARË: Plotësoni Aplikimin Online.
Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 (Aplikim për Vizë Jo-Emigrimi http://albanian.tirana.usembassy.gov/formds160.html ) online dhe stamponi vetëm faqen e konfirmimit që ka kodin (barcode). (Aty ka një buton që thotë “Print Confirmation”). Kodi DUHET të jetë i qartë dhe i lexueshëm në faqen e stampuar. Në mënyrë që të plotësoni aplikimin online, ju duhet të keni një fotografi dizhitale që i përmbush kushtet e ngarkimit në Internet. Ju lutemi referojuni standardeve të udhëzuesit fotografik kur keni një fotografi të marrë me kamera dixhitale ose me skaner.
E RËNDËSISHME: Pasi t'a keni plotësuar formularin DS-160, ju Interneti do t'ju nxisë që të stamponi faqen e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Kjo faqe duhet të sillet kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të aplikuar për vizën tuaj jo-emigruese. NËSE JU NUK SILLNI FAQEN E KONFIRMIMIT TË DS-160, TAKIMI JUAJ DO T'JU SHTYHET PËR DATËN TJETËR TË ARDHSHME.
2.
HAPI DYTË: Caktoni Takimin Tuaj.
https://evisaforms.state.gov/default.asp?postcode=TIA&appcode=3
Për të caktuar, ndryshuar ose anulluar takimin tuaj.
Për të caktuar takimin tuaj, do t'ju duhet numri i kodit të faqes së konfirmimit të formularit DS-160 si dhe një stampues (printer). Nëse ju nuk keni një stampues, ju nuk do të jeni në gjendje të stamponi faqen e konfirmimit që ju lejon të hyni në Ambasadë. Ju nuk mund të ristamponi faqen konfirmimit pasi të keni dalë nga sistemi. Kodi i faqes së konfirmimit nuk i'u dërgohet me e-mail, pra ju lutemi mbajeni atë shënim në rast se keni ndonjë promblem me stampuesin tuaj.
Ju lutemi vizitoni faqen Koha e Pritjes për Vizë për të mësuar kohën e pritjes për të caktuar një takim me zyrën tonë.
(Në momentin e hedhjes së emrit dhe mbiemrit, ju lutemi mos përdorni gërmat ç dhe ë; zëvendësojini me gërmat c dhe e)
3.
HAPI TRETË: Mblidhni Dokumentacionin Tuaj.
Kliko këtu për listën e dokumentave që duhet të sillni në kohën e takimit tuaj për vizë. Përveç këyre dokumentave që ju dëshironi të sillni në mbështetje të aplikimit tuaj, ju duhet të keni me vete pasaportën aktuale dhe të gjitha pasaportat e skaduara që mund të keni, faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, si dhe faqen konfirmimit të datës së takimit.
Ju duhet të keni me vete një kopje të faqes së konfirmimit të takimit ditën e intervistës në mënyrë që të hyni në konsullatë. Sistemi nuk do t'iu dërgojë automatikisht një faqe konfirmimi. (Ju lutemi stamponi atë faqe duke përdorur butonin e stampimit në faqen e Internetit).
Të gjithë aplikantët duhet të sjellin të gjitha pasaportat, të tanishmen dhe të skaduarat që mund të kenë. Pasaportat Shqiptare të pavlefshme duhen anulluar fizikisht nga autoritet përkatëse Shqiptare.
Çdo aplikant i vizës duhet të ketë takimin e tij/saj. Nëse aplikoni si familje, çdo pjestar që aplikon duhet të caktojë takim pavarësisht nga mosha dhe të ketë një faqe konfirmimi të formularit DS-160 me kod.
Nëse e humbisni numrin e identitetit të faqes së konfirmimit ose nëse nuk e keni printuar atë dhe ju duhet t'a printoni, ju lutemi na shkruani një e-mail në adresën evisatirana@state.gov duke na dhënë emrin tuaj të plotë, datëlindjen, kodin e formularit DS-160 dhe një numër telefoni.
E RËNDËSISHME:
Për të parandaluar prenotime të shumëfishta nga i njëjti person, Ambasada Amerikane në Tiranë rezervon të drejtën për të anulluar çdo takim që nuk duket e vlefshëm. Ju lutemi shqiptoni emrin tuaj saktësisht. Mos përdorni gërmat ç dhe ë; zëvendësojini me gërmat c dhe e. Emra të shumëllojshëm me të njëjtën numër pasaporte mund të jenë subjekt anullimi.
Orari i takimit që është shënuar në faqen e konfirmimit tuaj, është orari në të cilin do të hyni brenda në konsullatë. Nuk është orari i intervistimit tuaj. Letra juaj e takimit si dhe docukentacioni i kërkuar do të kontrollohen dhe përzgjidhen sapo ju të paguani për aplikimin. Ju lutemi sigurohuni që dokumentat të jenë sipas rashës. Intervista juaj do të zhvillohet sapo të grumbullohet dokumentacioni i nevojshëm për intervistim. Ju lutemi përgatituni të qëndroni në Ambasadë deri në orën 12:00 paradreke. Materiale të lexueshme lejohen t'i keni me vete, por pajisje elektronike (duke përfshirë celularët), ushqimet, pije të ndryshme dhe çanta të madha nuk do të lejohen në Ambasadë. Pajisjet elektronike mund të lihen në hyrje të Ambasadës/Konsullatës, gjithsesi, për të përshpejtuar hyrjen, ju lutemi mos is sillni ato me vete.
Për shkak të hapësirës së limituar që kemi në dhomën e pritjes, vetëm njëri nga aplikantët (nëse aplikoni si familje ose shoqëri) do të lejohet brenda për të paraqitur dokumentacionin, me përjashtim të rasteve kur aplikanti shoqërohet me fëmijë nën moshën 16 vjeç, ose në raste të veçanta të tjera. Pjestarët e tjerë (duke përfshirë të afërmit, shoqëria, bashkëpunëtorë, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesë, vetëm në rastet kur kërkohen nga zyrtarët konsullorë.
Me shume informacion gjen tek: http://albanian.tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html
përgjigjur nga
mandi
me
Jun 17, 2010 03:13 PM