Hi Mandi,
un kete problem pata per vit te ri qe ika ne shqiperi. Ajo qe ka then sokol eshte e drejte por nje gje duhet te kesh parasysh qe nese ti hedh dokumentat per pashaporten e re ateher nuk leviz dot me ate te vjetren. Un per kete gje ne vit te ri ndenja 1 jav me shume ne shqiperi se nuk me lenin me ik. Pastaj erdhi nje periudhe qe than e ikni por shtetit tone si merret vesh keshtu qe un do merrja rastin qe nese ti ke ndonje pune e mendon se duhet te ikesh mos apliko por gje nje periudhe qe ste prish pune sepse mund te bllokojne aty.
Plus qe me pashaporten e vjeter mund te levizesh fare lehte gjer ne fund te ketij viti sepse qe nga viti 2011 te gjithe pashaportat e vjetra skadojne edhe pse ne te mund te kene nje dat skadimi me te vone.
Ti kur mer pashaporten e re e mban te vjetren pa problem (sepse aty ke vizen si e kam une)
Pastaj kur te shkosh ne kufi do tja paraqesesh te dy pashaportat atij polici qe te kontrollon e ato pashaportes se vjeter i bejne nje vrim ne fillim e ne fund (per siguri thuaj qe te ken kujdes mos ti bejne vizes vrim sepse aty te humb edhe ajo).
Keshtu qe ti i mban te dyja pashaportat gjersa te skadoj viza.
Tani un kur hyna hyna nga italia ne EU e jo nga gjermania e te kufiri ai polici kur me pa 2 pashaportat u habit i her e tha pse me 2 ti.. e ja shpjegova qe eshte e detyrueshme e ngaqe kam vizen tek njera nuk e heq dot plotesisht. E mire tha.. pastaj kur pa qe pasaporta e vjeter me skadonte me 2014 u habit akoma me shume... e tha po kjo ste ka skaduar ty pse e ke prish... edhe duke i shpjeguar prap qe shteti shqiptar e ka ber me detyrim e gjera te tilla e me ne fund me la...
Megjithate un do te sugjeroja qe te shkoje ne Ausländeramt edhe tja thoje kete gje atyre si jane punet qe edhe po te ben ndonje llaf ne kufi kur te hysh te pakten ti i ke ber nje "Meldung" kesaj gjeje.
Pra ta permbledh shkurt, nese shkon hedh dokumentat per te rene ki parasysh qe duhet prit sa te dali e nuk leviz dot, do te mbash te dy pashaportat edhe do paguash 60 mij lek mduket LOL
përgjigjur nga
Romeo
me
Mar 25, 2010 11:29 AM