Naim Frashëri (1864-1900)
Fytyra më popullore e Lëvizjes sonë kombëtare
qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim Frashëri. Djalë
i një beu të vogël të rënë nga
vahti, ai u lind në Frashër më 25 maj të
vitit 1846. Frashëri dikur kishte qenë qendër
e lulëzuar tregëtie, por me kohë kishte rënë
rëndësia e tij. Frasheriotët tani merreshin
më shumë me nëpunësi. Por Frashëri
ishte i njohur edhe si qendër bektashiane. Aty jetuan
dhe vepruan shkrimtarët bektashianë si Dalipi e
Shahini. Naimi mësimet e para i mori te hoxha i fshatit.
Aty mësoj turqisht e arabisht. Më 1865 Naimi, së
bashku me familje, shpërngulet për në Janinë.
Si nëntëmbëdhjetë vjeçar, së
bashku me Samiun, regjistrohet në gjimnazin ,,Zosimea
të Janinës. Në gjimnaz fiton një kulturë
mjaft të shëndoshë. Aty njifet me letërsinë
klasike greke e romake. Naimi i njef edhe idetë përparimtare
të iluminizmit freng. Këto ide bëjnë përshtypje
të madhe te Naimi.
Jashtë shkollës, Naimi mësoj edhe në
gjuhën persishte. Veprat e shkrimtarëve persianë
Sabi e Xhelaledin Rumiu e pushtuan shkrimtarin. Dhe Naimi,
për herë të parë, zu të vjershërojë
në gjuhën persishte. Vepra e tij në gjuhën
persishte ,,Tehajylat (Ëndërrimet),
u botua në Stamboll më 1883. Më 1870, pas kryerjes
së gjimnazit, Naimi shkon për punë në
Stamboll mirëpo, atje nuk qëndroj gjatë sepse
iu çfaq tuberkulozi. Kështu, ai kthehet në
Shqipëri që në malet e saj të larta të
gjejë shërim. Këtu ai qëndroj dy vjetë
ku një kohë ai punoj si nëpunës të
dhjetash në Berat e drejtor dogane në Sarandë.
Me qëllim që të shërohet, Naimi shkon
në Ilixhat e Badenit në Austri. Atje ai viziton
muzeun e Vienës ku sheh edhe armët e Skënderbeut.
Aty shkrimtari frymëzohet nga idetë patriotike dhe
shkruan poezinë ,,Parajsa.
Ngjarjet e viteve 1878-1881 (formimi i Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit dhe lufta e ushtrisë së saj vullnetare
kundër Turqisë), e gjetën Naimin në jug
të Shqipërisë. Poeti nuk mori pjesë në
Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, por qe një ndër
organizatorët e kësaj lidhje. Ai në Frashër,
bashkë me patriotët tjerë organizoj mbledhje
që ti vij në ndihmë Lidhjes së Prizrenit
dhe ti përkrahin vendimet e saj që Shqipëria
me armë në dorë ti mbrojë kufijtë
etnikë kundër çdo coptuesi.
Në jetën e shkrimtarit dallojnë dy faza: faza
e parë përfshin veprat e shkrimtarit që tek
Lidhja e Prizrenit. Gjatë fazës së parë
shkrimtari është i shkëputur nga realiteti
shqiptar, është më tepër ëndërrues
dhe nuk është i lidhur me Lëvizjen Kombëtare.
Kësaj faze i përket vepra ,,Tehajylat.
Fazës së dytë i përkasin veprat më
të rëndësishme të Naimit. Gjatë kësaj
faze ai u bë fytyra qendrore e Rilindjes Kombëtare.
Ai u bë ideologu i Lëvizjes Kombëtare. Pas
Lidhjes së Prizrenit, kur më 1881,Avdyli u arrestua
nga policia turke, Naimi u vu nën shënjestrën
e policisë. Ai atëherë, së bashku me familje
u shpërngul nga Janina në Stamboll. E kësaj
kohe është poezia ,,Shqipëria.
Poezia i pëlqen shumë Jani Vretos, i cili e mori
dhe e botoj në Bukuresht më 1881. Në Stamboll
Naimi është anëtar i Komisionit të Qendrës,
pronë e Ministrisë së Arsimit në Turqi.
Si i tillë Naimi ndihmoj shumë daljen në dritë
të disa revistave si: ,,Drita dhe ,,Dëshira
e Sofjes. Ai ndihmoj edhe botimin e shumë veprave të
shkrimtarëve tanë, ndërkohë botoj edhe
vetë. Mundësoj botimin e gramatikës së
Kristoforidhit dhe punën e Shoqërisë së
Bukureshtit. Në Shoqërinë e Bukureshtit u botuan
dhjetë vepra nga të cilat gjashtë ishin të
Naimit, dy të Samiut kurse dy të tjera ishin të
Jani Vretos. Këtu u botua vepra ,,Bagëti e Bujqësia,
,,Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve
greqisht etj. Naimi ndërhyri pranë organeve turke
që të fitohet leja e hapjes së shkollës
së parë shqipe në Korçë. Më
1890 Naimi botoj përmbledhjen poetike ,Lulet e Verësë,
më 1894 ,,Parajsa dhe ,,Fjala fluturonte.
Më 1898 botoj poemat ,,Qerbelaja dhe ,,Istori
e Skënderbeut.
Naimi vdiq shumë i ri, më 20 tetor 1900 në
Stamboll. Vdekja e Naimit qe një zi e madhe kombëtare.
Shtypi shqiptar i kohës shkroj mbi këtë humbje
të madhe. Çajupi shkroj një poezi elegjike
(vajtimi) mbi vdekjen e Naimit. Por është vetë
Çajupi që do ta marrë në dorë
flamurin e Lëvizjes Kombëtare.
Krijimtaria
Naimi filloj të shkruaj që në fëmijëri
nën ndikimin e bejtexhinjëve. Te ai ndikuan shumë
bejtexhinjtë si Dalipi e Shahini.Naimi u ndihmua shumë
dhe nga letërsia persishte. Krijimtaria e tij, siç
u tha më lart, ndahet në dy faza. Faza e parë,
krijimtaria e tij deri në Lidhjen e Prizrenit dhe e dyta
nga Lidhja e Prizrenit e deri në vdekjen e poetit.
Epika e Naimit
Veprat epike të Naimit janë: ,,Qerbelaja
dhe ,,Histori e Skënderbeut të cilat
u shkruan gjatë viteve 1890-1895. ,,Qerbelaja
përveç rëndësisë gjuhësore
nuk ka rëndësi tjetër. Këtu shkrimtari
na flet mbi historinë e krijimit të botës sipas
fesë islame.
Vepra madhore e Naimit është ,,Histori e Skënderbeut
botuar më 1898. Kjo është një histori
e vjershëruar kushtuar luftës 25 vjeçare
të popullit shqiptar kundër dëpërtimit
turk në Ballkan dhe në Europë. Duke shkruar
,,Historinë e Skënderbeut shkrimtari
kreu një ndër porositë e rilindasve: ti
ngreh një monument historik luftës së popullit
shqiptar kundër pushtimit turk. Rrethanat në të
cilat u shkrua vepra, janë po ato në të cilat
u shkrua vepra e Samiut. Në të shkruarit e veprës
Naimi u shërbye me veprën e humanistit të madh
shqiptar Marin Barlecin. Naimi sigurisht nuk do të kiushte
pasë në dorë veprën origjinale të
Barlecit mbi Skënderbeun, pasi që ajo ishte e rrallë
në kohën e tij, por shkrimtari do të ketë
shfrytëzuar ndonjë nga përshtatjet e veprës
së Barlecit në gjuhë të huaja. Naimi shfrytëzoi
edhe veprën e shkrimtarit Biemmi mbi Skënderbeun.
Naimi i qëndroj besnik Barlecit, sepse ky, sipas tij
është njohës i mirë i jetës dhe veprës
së Skëndebeut. ,,Barleci do ti ketë parë
me sy ngjarjet, thotë Naimi. Ashtu sikurse
edhe Barleci, Naimi në mënyrë kronologjike
na pasqyron ngjarjet e kësaj periudhe duke i bërë
vetëm ca ndryshime të parëndësishme në
vepër.
Vepra fillon me ardhjen e të deleguarve të Sulltan
Muratit në oborrin mbretëror të Gjon Kastriotit,
të atit të Skënderbeut. këta sjellin me
vehte një shkresë të cilën ia dorëzojnë
Gjonit, pastaj presin përgjegjën. Shkrimtari na
përshkruan pamjen e shëmtuar të turqve dhe
jetën e lumtur dhe të gëzuar të shqiptarëve
para ardhjes së turqve. Në letër Sulltani i
Turqisë kërkon që Shqipëria ta njohë
pushtetin suprem të Turqisë e të bëhet
vazale e saj. Si peng të ,,miqësisë
Turqia ka kërkuar që Gjoni ti dërgojë
në oborrin mbretëror të Sulltanit të katër
bijtë e tij. Ata mund të vijnë në Shqipëri
sa herë që të duan dhe pas vdekjes së
Gjonit, ndonjëri prej tyre, do ta zë vendin e tij.
Gjoni, pasi mendon gjatë, i thërret princët
e Shqipërisë që të konsultohet me ta.
Ky vetë është i mendimit që të pranohen
kushtet e rënda turke, pasi Shqipëria nuk mund ti
bëjë ballë Turqisë e cila ishte në
kulmin e fuqisë së vet. ,,Pas lidhjes së miqësisë
thotë Gjoni, ne duhet të përgatitemi për
luftë kundër Turqisë.
Naimi ka meritën e madhe sepse në vepër na
flet edhe mbi rolin e shëmtuar të Venedikut e të
Serbisë së Brankoviqit i cili kishte pranuar pushtetin
suprem turk. Edhe Europa qe e pabesë ndaj Shqipërisë
sepse në këtë luftë vigale, ku forcat
ishin të pabarabarta, nuk e ndihmoj Shqipërinë.
Shkrimtari flet me simpati për Huniadin e Hungarisë
dhe Vlladisllavin e Polonisë, dy aleatët e Shqipërisë.
Naimi nuk na flet mbi përçarjet shqiptare, sidomos
mosmarrëveshjet në mes të Skënderbeut
e Lekë Dukagjinit i cili donte të jetë në
vehte. Ai do ta tregojë këtë kohë si kohë
bashkimi të plotë të popullit shqiptar. Në
vepër, Skënderbeu është figura më
e përsosur heroike: trim, diplomat, i dashur, me masa,
i rreptë në betejë, i mëshirshëm
ndaj robërve të cilët shpeshherë i falë,
bujar, i pashëm dhe i fuqishëm. Meritë e madhe
e Naimit është sepse masave shqiptare u jep vend
të merituar. Ato janë të tubuara rreth heroit
kombëtar dhe korrin suksese të njëpasnjëshme
kundër turqve. Skënderbeu arriti ta bashkojë
popullin shqiptar dhe me një ushtri ndonëse të
vogël, në krahasim me atë turke, ti fitojë
afro tridhjetë betejat. Ushtria shqiptare nën udhëheqjen
e Skënderbeut manovron shpejtë, e godit armikun
ku ky nuk e pret, atë e ndihmojnë dhe masat si dhe
vendi. Në ushtrinë shqiptare dalin edhe tradhëtarë
nga më të afërmit e Skënderbeut si: Ballaban
Pasha, Mojsi Golemi e Hamzai. Mojsi Golemi dhe Hamzai pendohen
për tradhëtinë e tyre dhe kërkojnë
falje nga Skënderbeu. Ky i falë dhe u jep mundësinë
të shlyejnë turpin ndaj atdheut. Në luftrat
e mëtejme këta tregojnë trimëri të
madhe dhe vriten në luftë. Ballaban Pasha deri në
fund të jetës nuk pendohet për tradhëti.
Ndonëse Skënderbeu e falë dhe e pranon në
ushtrinë shqiptare, ai nuk heq dorë nga tradhëtia
sepse don të jetë i pari në Shqipëri.
Ai vritet nga dora shqiptare. Figurë pozitive është
e ëma e Skënderbeut. Emrin e saj Mamicë, Naimi
e shqipëron - Manushë. Pasi humb të bijtë
të cilët nuk i sheh më, ajo bie nga shëndeti
dhe vdes në një natë të ftohtë dimri
me fjalët: ,,bijtë.
Dy Sulltanët më të mëdhenj të Turqisë,
Mehmeti e Murati janë figura të urryera të
veprës. Në vepër hasim edhe elemente mitologjike
e fantastike, siç është falitja e të
atit të Skëndebeut në fushatën e Sirisë.
Tek Naimi nuk ka ndikuar folklori mbi Skënderbeun i cili
ishte i gjallë vetëm në veri të Shqipërisë.
Në jug të Shqipërisë, ku jetonte Naimi,
nuk kishte folklor mbi Skënderbeun.
Vepra është e shkruar me një gjuhë të
pastër e me shumë figura stilistike
Pergatiti Fatmir Lloshi
http://www.topalbania.net
|