Filmi shqiptar, merr dy cmime ne Poloni

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 vit mė parė

Filmi shqiptar, merr dy cmime ne Poloni
Filmi shqiptar, merr dy cmime ne Poloni

''Hekurishtja”, me regji të Burim Halitit, ka “rrëmbyer” dy trofe në festivalin ndërkombëtar të filmit “Zoom - Zblizenia” në Jelenia Gora të Polonisë.n Filmi i vetëm i shkurtër shqip në edicionin e 14-të të këtij festivali është shpërblyer me çmimin kryesor për filmin më të mirë dhe me atë të audiencës. Në festivalin pesëditor që ka nisur rrugëtimin me 15 të këtij muaji, kanë garuar 73 filma të shkurtër artistikë nga vende të ndryshme, si Spanja, Anglia, Gjermania, Sllovakia, Çekia, Franca, Hungaria, Irlanda, Polonia, Kroacia etj.

 “Zoom - Zblizenia” është një nga evenimentet më me ndikim dhe më të rëndësishme të filmit të pavarur në Poloni. Lajmin për marrjen e çmimeve e ka konfirmuar te dielen vetë regjisori Haliti nëpërmjet telefonit. “Para gjysmë ore u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mora dy çmime”, ka thënë Haliti per Koha Ditore. “Filmi u shpërblye me ‘Best Audience’ dhe me çmimin për filmin më të mirë në kategorinë kryesore”, ka shtuar ai.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA