Sinusiti kur duhet shkuar te mjeku?

Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?
Mes shqetësimeve më të përhapura të sezonit të ftohtë të dimrit është edhe sinusiti. Për fat të keq shpesh kjo patologji nënvlerësohet dhe nuk kurohet si duhet: mund të çojë në shndërrimin e tij në problem kronik.

Sinusiti është inflamacioni kronik apo akut i flegrave të hundës. Ai paraprihet gjithmonë nga një patologji nazale, për shembull një alergji, apo infeksion që shtrihet në hapësirën e parahundës, duke ënjtur dhe acaruar membranat që përbëjnë atë. Të tjera shkaqe mund të jenë defektet anatomike, si deviacioni i hundës që pengon ajrosjen në mënyrën e duhur të hapësirave të hundës, infeksionet e dhëmbëve, ekspozimi ndaj substancave irrituese apo ndjeshmëri ndaj faktorëve klimatikë, si i ftohti dhe lagështira.

Cilat janë simptomat?

Për sinusin akut mund të dyshohet kur një ftohje zgjat më shumë se 10-15 ditë, nëse ka një dhimbje të fortë koke që nuk përmirësohet me qetësues. Dhimbja mund të përfshijë pjesën e syve, të hundës, ballit. Hundët janë thuajse gjithmonë të zëna, pacienti ka sekrecione dhe ndonjëherë edhe kollë e temperaturë. Ndjesia se je gjithmonë i ftohur dhe teshtimat e shpeshta janë shqetësimet që më shpesh karakterizojnë format kronike.

Si përcaktohet diagnoza me saktësi?

Për format akute në përgjithësi mjaftojnë simptomat e dhëna nga pacienti. Për format kronike dhe në rastet më të shpeshta të prekjes është e nevojshme të bëhen disa analiza radiologjike apo edhe endoskopia nazale me fibra optike që ndihmon në përcaktimin e edemës (ënjtjes) në mukoza dhe praninë e sekrecioneve të ngjashme me qelbin. Nëse mendohet se shkaku është alergjia janë të nevojshme analizat klasike alergologjie. Zakonisht, sinusiti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni e tensioni dhe është e shpeshtë te njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet. Nga ana tjetër, dhimbjet e kokës kanë dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si: hematomë, encefalit, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.

Cilat janë terapitë?

Sapo gjendet shkaku duhet vepruar mbi të. Në rreth 90 për qind të rasteve episodet akute lidhen me infeksionin bakterial të mukozës në hapësirat paranazale, për të cilët përdoren antibiotikë specifikë, që mund të bashkërendohen me ilaçe të tjera specifike (kortizonikë, mykolitikë, antiinflamatorë).

Mund të përdoret edhe kura kirurgjikale?

Po, por kirurgjia u rezervohet formave kronike apo akute dhe sigurisht aplikohet atje ku ekziston një patologji që nuk mund të zgjidhet komplet me terapitë e ndjekura.

Llojet

Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinusitesh. Sipas përhapjes, sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap më shumë hapësira (seni), quhet polisinusit. Nga ana klinike, këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave, duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit).

Kurimi në shtëpi

Teksa prisni të shkoni te mjeku të merrni kurën e duhur për të lehtësuar simptomat e sëmundjes me një kurë me ilaçe natyrale, mund të merrni menjëherë masa që mund t’ua lehtësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë shërimin.
Xhenxhefili

1 lugë xhenxhefil i freskët mund të përzihet me një lugë mjaltë në një enë me ujë të zier. Pini tre-katër filxhanë në ditë.

Erëzat

Shtojini ushqimit piper të zi dhe spec djegës. Kujdes nëse vuani nga ulcera.

Ujë me kripë

Në një litër e gjysmë ujë të zier më parë shtoni një lugë e gjysmë çaji kripë. Bëni gargarë nga fyti dhe përmes një shiringe futeni në vrimat e hundës dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Fibrat

Hani ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinusitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Sipas specialistëve, duhen ndjekur edhe disa këshilla të thjeshta që kanë lidhje me stilin e jetesës: evitoni diellin në pikun e vapës, mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë, përdorni sa më shumë ushqime me fibra, në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe, evitoni zhurmat e larta. Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur e në errësirë për të paktën 30 minuta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama