Regjistroni domainin tuaj .al

Jakup Ferri me vizatime të reja

Shkruar nga:  
Postuar më: 13 vite mĂ« parĂ«


Artisti kosovar nuk është më i interesuar rreth telekamerës, tërhiqet më tepër për projekte si studimet, skicat, vizatimi

Formula e groteskut: arti si lojë, loja si jetë
Shpesh na ngacmon fakti, se çdo fillim shoqërohet me entuziazëm ose pasion, i cili shpesh ngatërrohet me kuriozitetin. Momenti kur ne fillojmë diçka, është momenti kur gjërat na bien mbi sy, ashtu sikurse ndodh me dritën e diellit. Mirëpo këtu nuk është i rëndësishëm fillimi. Këtu dhe jo vetëm, ka rëndësi vazhdimi. Jo finalja! Aspak! Të gjithë janë shumë larg saj. Jo finalja, por vetëm vazhdimi.

Vite më parë artisti kosovar Jakup Ferri, u shfaq në arenën e artit bashkohor nëpërmjet një cikël videosh, të cilat na përcilleshin nga autori për autoironi dhe pa nevralgji. Kjo përzgjedhje e tij ishte me të vërtetë joshëse dhe interesante. Për një periudhë kohe, Jakup Ferri vazhdoi ta çojë përpara kërkimin, ku mund të vërenim mos interesimin e tij rreth estetikës.

Por njëkohësisht videot e Ferrit nuk rrezikonin ezaurimin e mendimit të dytë. Ky cikël videosh konsistonte më tepër në dokumentime performancash, ku situatat që ai formulonte, nuk na kujtojnë koherencat e vendit nga ai vjen, por formulën groteske: arti si lojë, loja si jetë.

Por duket se pas disa trampolinash rezidencash around the world (New York, Finland Vienna, Amsterdam), Jakup Ferri nuk është më i interesuar rreth telekamerës dhe objektivit, i cili spiunon situata dhe njerëz. Tashmë artisti kosovar  duket se tërhiqet më tepër për projekte si studimet, skicat, vizatimi.

Ne preferojmë që transformimet të “respektojnë shkallën hierarkike”, por për Ferrin shkallët ekzistojnë ndryshe. Dhe janë pikërisht këto që shfaqen në vizatimet e tij të para. Një piramidë e cila të ngjit nëpërmjet qindra shkallësh në një fushë futbolli minore. Mandej tek vizatimi pasardhës do të vërejmë formën e anasjelltas të piramidës dhe njerëz mbi shkallë që e shohin vetveten kaubojsë të parekomanduar…

Është interesant ky elementi i shkallës tek vizatimet e reja të Jakup Ferrit, sepse e vërejmë pothuajse ngado. Një detaj i piramidës me shkëmbime zjarri, por që është një tjetër vizatim. Njerëz të cilët kryejnë vetvrasje kolektive, duke u hedhur njëri pas tjetrit nga lartësia e konsiderueshme e një peme. Për të hipur në pemë edhe këtu nevojitet shkalla.

Dy shokë vrapojnë të marrin topin që ka ngelur në një dritare, e cila është shumë larg prej tokës dhe shkalla ndihmon. Gati retorike kjo panorama e shkallës, por ne do të preferojmë të kundërtën e saj. Sepse shkalla për artistin tonë ka një tjetër funksion. Vizatimet e Ferrit vijojnë me situata paksa agresive. Në to vërehen armë zjarri dhe fishekë të hiperbolizuar, zinxhirë të tërë fishekësh, prej nga kuptojmë se memoria e të kaluarës mund të kondicionojë edhe statutin, edhe koherencën.

Nga të gjitha vizatimet e reja të Jakup Ferrit, njëra prej tyre nuk mund të kalojë pa tërhequr vëmendjen. Në të imazhi analog i dy bashkëshortëve vihet në një aksion piatë. Bashkëshortja (ndoshta) i lutet apo e urdhëron bashkëshortin që t’i kthejë prizën e rrymës elektrike… Kështu Ferri na eksiton më shumë dhe ne preferojmë kështu.

Pergatiti : Fani Zguro  
Marre nga : Koha Jone

 

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi