Sa veshtire te jesh Shqiptar ne Internet

Sa veshtire te jesh Shqiptar ne Internet
Shqiperia ne kohen e internetit, me letra si ne kohen e Baba Qemos.

Jetojme ne epoken dixhitale. Jetojme ne nje vend ku ne cdo lagje a pallat ka te pakten 2 internet kafe. Jetojme ne nje kohe kur nxenes, studente e punonjes te administrates argetimin, informacionin dhe kontaktet i kane me se shumti nder rrjete sociale.  E deri diku kjo eshte normale  per kohet moderne ku jetojme.

Megjithate ne morine e domaineve te pafund .com, te atyre anglisht, italisht e shqip mungon identiteti kombetar. Mungon identiteti i domaineve shqiptare ne internet. Mungojne domainet .al qe numerohen me gishta pasi shumica e faqeve shqip gjenden ne domaine te tjere. Shqiperia.com, Dardania.de, albanianews.it, kombi.im e shume shembuj te ngjashem portalesh kane zgjedhur qe identitetin e tyre te mos e japin nen nje domain .al, por ne nje domain te nje natyre tjeter, te nje shteti tjeter, te nje kombi tjeter.

Shqiperia si cdo shtet ne bote ka zonen e saj ne internet. Eshte pikerisht domaini .AL. Megjithate te marresh nje domain .al nuk eshte aq e lehte sa te marresh nje domain italian, nje domain gjerman apo dhe nje domain te ndonje shteti fqinj si psh te Malit te Zi. Normalisht procedura per secilin nga keto domaine eshte e thjesht dhe zgjat 3-10 minuta. Ulesh para nje kompjuteri, kerkon nese domaini qe deshiron eshte i lire dhe nese eshte, paguan duke dhene te dhenat e tua si posedues i ri i domainit. Brenda pak castesh je pronar i denje i nje domaini te ri ne interneti. Ndersa procedura e domainit shqiptar .al eshte pakez me arkaike dhe dicka me e gjate. Per ata qe jane kurioz, koha e regjistrimit .al eshte rreth 30 dite!

Megjithe angazhimin politik te shtetit shqiptar per perparimin e Shqiperise ne Internet, duket sikur ka nje hapesire te harruar teresisht dhe te injoruar nga politik-beresit shqiptare. Teknikisht domaini .al ofrohet nga Autoriteti per Komunikikimet Elektronike dhe Postare (AKEP). Megjithate „teknika“ ne kete rast ka ngelur vetem ne percaktimin e nje rregulloreje te aprovuar ne vitin 2008 me premtimin e informatizimit te plote te domainit shqiptar. Historikisht, para vitit 2008, mund te regjistroheshin vetem domaine te zones .com.al, .net.al, .org.al e te ngjashme. Domainet .al ishin te paket dhe ishin nje privilegj i padokumentuar vetem ndaj korporatave te medha, ndonje organizmi shteteror madhor apo ndonje partie politike. Pas vitit 2008 gjithcka ndryshoi duke ofruar mundesine e regjistrimit te domaineve .al nga cdo kompani shqiptare. Nje amendim i rregullores, ne vitin 2009 ndryshoi dhe politikat e cmimit, ku nga nje domain teper i shtrenjte (nga te paktet mbi 30$ ne vit) domaini kaloi ne cmimin e ri, 2000 leke ne 2 vjet.

Interesi per domainet .al!? Teper i larte! Koha e pritjes se nje regjistrimi dhe menyra e regjistrimit, teper zhgenjyese! Ashtu si 12 vjet me pare, domainet .al regjistrohen duke plotesuar nje formular, duke e skanuar te firmosur, duke e derguar me email dhe duke pritur te pakten 20 dite per regjistrimin final (me te tjera procedura burokratike ne mes), por sipas ngarkeses dhe sezonit, koha e pritjes mund te zgjase edhe me shume! Kjo procedure nuk ka te beje fare me Shqiperine ne kohen e Internetit!

Zgjidhja eshte teper e thjeshte! Duhet nje program qe mundeson regjistrimin automatik te domaineve, dhe nga nje program te tille e ka pothuaj cdo shtet modern ne bote. Sistemi do duhet te mundesoje pranine e disa regjistruesve privat, qe anetaresohen prane AKEP qe do ruante strukturen e tij si regjister kryesor i ketyre domaineve. Ka vite qe dicka e tille premtohet dhe reklamohet si dicka qe duhet bere ne te ardhmen nga AKEP (dikur ERT), por sic njoftohet projekti real nuk ka nisur dhe megjithe optimizmin qe mund te kene webmasterat shqiptar, nje projekt i nisur ne nje zyre shteterore zgjat te pakten 1 vit.

Shqiperia ka nje sere firmash programimi. Te krijosh nje domain te ri, do te thote qe teknikisht te modifikosh ose ndryshosh 2 fjali kod per cdo domain. Te krijosh nje program qe mundeson shkrimin, fshirjen, krijimin e domaineve nuk eshte shume e veshtire per cdo programues. E megjithate prej vitesh nje program i tille ngelet nje fantazem e frikshme per nje zyre shteterore. Shtete te tjera per te shmangur burokracite dhe pergjegjesite teknike te nje zyre shteterore kane zgjedhur dhe delegimin e pergjegjesise biznesit privat. Keshtu pershembull, as me pak se vetem SHBA ia kane besuar teresisht delegimin e domaineve .us nje kompanie private e cila mundeson dhe administron te gjithe procedurat e domaineve .us.

Sa eshte numri i domaineve .al?

Sipas disa statistikave jo zyrtare te publikuara ne internet, domainet shqiptare jane jo me shume se 8000 cope. Numri eshte teper i vogel duke pasur parasysh qe Shqiperia ka rreth 150 000 biznese te regjistruar. Ne numrin prej 8000 domainesh perfshihen te gjithe domainet duke perfshire ato qeveritaret nen.gov.al, shoqatat nen .org.al, vete zona e re .al e te tjera. Te mendosh qe ka rreth 12 vjet qe mundesohet regjistrimi i domaineve, numri prej 8000 domainesh eshte teper teper i vogel. Sipas disa statistikave te disa hostuesve shqiptare, keto domaine jane me pak se 9% e domaineve ne perdorim nga shqiptaret.  Per te shmangur parehatine e nje regjistrimi .al, shume marketues, pronar kompanish e webmastera kane zgjedhur te ruajne identitetin duke shtuar nje –al.com ne domainin e tyre, apo nje albfirma.com. Megjithate identiteti i vertete duhet te jepet nepermjet domainit .al

Cfare rregullash ka per regjistrimin e domaineve .al?

Domainet .al, duhet te jene te pakten 3 karaktere (dhe jo me shume se 63 te tille). Ne rregulloren e AKEP ka disa pika qe ndalojne disa domaine duke permendur qe termat fyes, diskriminues dhe te nje natyre jo te moralshme nuk jane te lejuar. Po ashtu ndalohen dhe per regjistrim dhe domainet gjeo-politik (psh kosova.al, shqiperia.al, tirana.al) per sa kohe nuk jane per nje institucion shteteror. Ne listen e fjaleve te ndaluar jane dhe termat teknike e lista e domaineve te ndaluar shtohet sipas trajtimit te castit te stafit te AKEP. Pershembull, dikush mund te regjistroje domainin arber.al, dhe nje tjeter klienti i refuzohet termi arberi.al (gjeo-politik). Dikush mund te regjistroje domainin webmaster.al, por nuk mund te regjistroje domainin server.al, dikush mund te regjistroje domainin name.al, por nuk mund te regjistroje domain.al e me rradhe…

Shume shtete e kane zgjidhur teper thjeshte kete proces! Lejohet te regjistrohet cdo lloj domaini, por ne rast te abuzimit me nje domain, enti perkates ka mundesine te ta bllokoje ne cdo cast domainin. Rregulli ka krijuar nje fleksibilitet ne administrim dhe nje vet-rregullim te tregut, pa kaluar ne hallka e diskutime transparence te stafit te entit apo humorit te castit.

Domainet me te famshme .al

Domainet .al kane nisur historikun me ente shteterore si president.al, parlament.al e me vone me keshilliministrave.al. Ne aspektin e shoqerise civile, nder domainet e pare .al shenohet soros.al. Ne arsim domaini i pare (por pa shume buje) ishte upt.al. Te tjere domaine ishin ato te partive politike (pd.al, ps.al, pds.al etj). Ne kohet e fundit, reklama televizive i ka dhene prioritet firmave kryesore si vodafone.al, amc.al, plus.al, eagle.al etj. Ne tregun e informatikes, domainet me te njohur .al jane pcworld.al, host.al, webmaster.al e te ngjashem.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama