Regjistroni domainin tuaj .al

Lotaria Amerikane nisin aplikimet. Rregullat per gjithe te interesuarit

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Lotaria Amerikane nisin aplikimet. Rregullat per gjithe te interesuarit
Lotaria Amerikane nisin aplikimet. Rregullat per gjithe te interesuarit

Data e sotme shenon fillimin e llotarise amerikane per vitin 2012. do vit qeveria e Shteteve te Bashkuara ofron 50 mije viza per imigrante nga shtete te ndryshme te botes te cilet perzgjidhen ne baze te nje llotarie nga te gjithe aplikuesit nga vende qe kane nje shkalle te ulet emigracioni ne Shtetet e Bashkuara.

Kjo llotari u hartua nga Kongresi amerikan ne vitin 1990 per te reflektuar hapjen e Amerikes ndaj shumellojshmerise. Ideja ishte per te bere sa me te larmishem imigracionin thote John Wilcock nje punonjes i Depatamentit te Shtetit qe merret me ceshtjen e vizave. Llotaria amerikane eshte e hapur per popujt e vendeve qe kane derguar me pak se 50 mije emigrante ne Shtetet e Bashkuara gjate pese viteve te fundit. Vendet qe jane burim i nje numri te madh emigracioni jane te perjashtuara nga llotaria.

Do llotari emerohet ne baze te vitit fiskal te cilit i perket. Ky variant njihet si llotaria 2012 sepse vizat do te leshohen gjate vitit fiskal 2012 i cili fillon nga 1 tetori 2011 deri me 30 shtator 2012.

Per te aplikuar ju duhet te regjistroheni ne internet ne faqen e posacme elektronike te Departamentit amerikan te Shtetit www.dvlottery.state.gov . Aplikimet do te pranohen nga dita e sotme ora 16. 00 sipas Grenwich-it deri me 3 nentor 2010 ne oren 16. 00 po sipas Grenwitch-it. Pas kesaj date nuk do te pranohen aplikime te metejshme. do aplikant do te marre nje konfirmim te vecante ne fund te procesit te regjistrimit.

Aplikantet nuk duhet te presin deri ne javen e fundit te periudhes se regjistrimit per te aplikuar sepse kerkesat e medha mund te cojne ne ngarkese te sistemit dhe per rrjedhoje ngadalsimin e procesit elektronik.

Duke filluar me 11 maj 2010 aplikantet e llotarise do te jene ne gjendje te kontrollojne statusin e aplikimit te tyre ne adresen elektronike wwww.dvlottery.state.gov duke perdorur lidhjen per kontrollin e statusit dhe numrin e tyre te vecante te konfirmit. Ata qe jane zgjedhur ne llotari do te instruktohen se si te aplikojne per vizat e emigrantit per veten e tyre dhe pjestaret e familjes qe kualifikohen.

Njoftimet nuk do te dergohen permes postes se zakonshme dhe email-at nuk do te kene apo nuk do te kerkojne informata personale. Pjesmarrja ne llotari eshte falas ndaj pjesmarresit duhet te kene kujdes dhe te mos bien pre e mashtrimeve. I vetmi vend ku aplikantet e llotarise amerikane duhet te paguajne per tarifat e caktuara qe kane lidhje me aplikimet eshte kur te intervistohen prane ambasadave apo konsullatave perkatese.

Programi i vizave amerikane dergon nje mesazh te qarte ndaj botes se Shtetet e Bashkuara e vleresojne shumellojshmerine dhe mirepresin imigrante nga cdo vend dhe kulture.

Ndryshimet e ketij viti ne rregulloren e lotarise amerikane kane sjelle ne Shkoder zevendeskonsullen e SHBA-se ne Tirane Emily Makely e cila ka bere publike nisjen e lotarise amerikane per kete vit. Sipas saj rregullat per aplikuesit e DV-2012 kete vit kane ndryshuar. Keshtu cdokush qe aplikon per lotarine duhet te kuptoje rregullat lidhur regjistrimin dhe kualifikimet perpara se te regjistrohet.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi