Keshilla seksuale

Keshilla seksuale
Disa këshilla për një natë të bukur erotike

Jo gjithnjë është si do të donit ju. Kënaqësia e një femre është fryt i një ekuilibri delikat, mjafton pak për ta zhdukur, për ta parë veten pastaj, pas një fillimi të këndshëm në një finale aspak tërheqëse. Kjo pasi nuk është një fakt mekanik. Por ka nevojë për njohje, përputhje, relaks dhe vetëdije. Janë vetëm këto miqtë e orgazmës femërore? Mund të numërosh dhe pesë të tjerë. Ja se cilët.

Klima verore

“Në verë ndjehemi (dhe në fakt jemi) më të bukur”, pohojnë seksologët. Trupit i dedikohet më shumë përkujdesje, duke pasur një tonifikim, i cili është i panjohur për muajt e tjerë të vitit. Mes të tjerash, deti, dielli, i nxehti janë dhe faktorët që lehtësojnë kontaktin fizik, trupat e ekspozuar, riti i kremit diellor përshpejtojnë kohën e intimitetit. Klima është më e shtrirë, momenti është frytdhënës, i mbushur me energji pozitive dhe sensuale.

Leximet erotike

Është një shtytje e fortë erotike leximi së bashku me partnerin i një libri erotik. Një lexim, i cili është i aftë të stimulojë kënaqësitë tuaja seksuale. Në fakt është një mënyrë e butë për të ndezur dëshirën, pra orgazmën, mbi të gjitha të femrave. Pasi këto të fundit janë më të stimuluara nga historia, me numrin e madh të ngjarjeve që të çojnë tek seksi, sesa nga vizioni i aktit seksual, tamam siç ndodh në film.

Pasqyra

Një mik i madh i orgazmës së një femre është pasqyra. Para së gjithash duhet parë vetja me shumë kujdes. Seksualiteti femëror, në fakt është “fshehur” si nga pikëpamja anatomike, si nga ajo e ndjenjave të ndryshme. Për të jetuar një përputhje të mirë fizike, femra duhet të njohë mirë veten, të zbulojë vetë se si është bërë dhe si funksionon. Dhe pastaj t’ia transmetojë këto “njohuri teknike” partnerit. Edhe pse nuk është shumë e lehtë për ta bërë, veçanërisht në fillim. Një femër në fakt heziton të tregojë se çfarë do në shtrat dhe shpesh nuk arrin të lirohet nga ndjenja e fajit.

T’i transferosh njohjet e tua tek partneri të ndihmon në arritjen e kënaqësisë. Përputhja erotike në fakt kërkon gjeste dhe përkëdhelje precize dhe të sigurta.

Me fjalë të tjera, që një mashkull të dijë se ku dhe si të prekë trupin e saj, pa shumë siklet dhe pasiguri. Me pak fjalë, dëshira ka nevojë për spontanitet dhe surpriza, kënaqësia nuk improvizohet. Dhe shpesh ka nevojë për eksperimente dhe prova të vazhdueshme në kohë për të shpërthyer.

Ambienti

Edhe ambienti ka rëndësinë e tij. Madje është thelbësor për të favorizuar lëshimin, një element më i rëndësishëm për seksualitetin femëror sesa atë mashkullor. Është e qartë që secila zgjedh atmosferën që pëlqen, romantike ose trasgresive. Por për të gjitha vlen një këshillë me efekt të sigurt, mbajeni larg nga dhoma e gjumit rutinën, e cila është armikja vdekjeprurëse e lëshimit absolut.

Dhe nuk lejon që impenjimet e përditshme të futen mes jush dhe atij, duke rrudhosur kështu momentet tuaja të intimitetit. Pra, vendosni ju se cila është strategjia më e mirë për t’u “izoluar”, e llojit, çojini fëmijët tek ndonjë i afërm (nëse keni), fikni celularin, hiqni nga fisha edhe telefonin e shtëpisë, bëjeni pazarin që më parë.

Vetvetja

Truket dhe këshillat vlejnë për të rritur kënaqësinë, por deri në një farë pike. Kujtoni se miku më i mirë i orgazmës femërore është gjithnjë dhe gjithsesi vetë femra. Me rritjen e vetëdijes fizike dhe emotive, gjithnjë e më rrallë është spektatore, më shpesh është aktore e seksualitetit të vet. Pra, në shumë raste, e njeh mirë skenarin që duhet të recitojë për të mbërritur në finalen e madhe. Një skenar, që ndoshta ndonjëherë parashikon që mashkulli dhe femra të shkëmbejnë rolet. Dhe kjo lehtëson, dhe shumë kënaqësinë. Padyshim me sadisfaksionin e të dyve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama