OSSH aplikon per rritjen e ēmimit te dritave

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 vit mė parė

OSSH aplikon per rritjen e ēmimit te dritave
OSSH aplikon per rritjen e ēmimit te dritave

ERE: Tarifat e reja, vendimi ne dhjetor. Skenaret per te frenuar shtrenjtimin e kilovatit

Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) ka nisur aplikimin per rritjen e çmimit te energjise elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2011. Propozimi per tarifat e reja eshte dorezuar dje ne Entin Rregullator te Energjise, i cili heziton te publikoje nivelin e kerkuar nga OSSH, por sqaron se, do te duhen te pakten tre muaj kohe per te vendosur, pas negociatave me kompanite dhe shoqerine civile. Vendimi per rritjen do te merret ne muajin dhjetor dhe hyn ne fuqi ne janar, pasi te jene shqyrtuar te gjitha alternativat. Sipas Entit Rregullator, publikimi i tarifave do te behet zyrtarisht dhjete dite pas dorezimit te kerkeses. I pyetur nga “Shqip”, drejtori i pergjithshem i CEZ, Jozef Hajsek, u justifikua me faktin se ishte jashte Tiranes dhe se nuk mund te komunikonte.

Referuar deklarates rregullatore, te firmosur mes qeverise dhe kompanise çeke, ne njeren nga pikat e saj thuhet se çmimi i energjise duhet te rritet te pakten 15 per qind, nese OSSH e ka te argumentuar, referuar nivelit te humbjeve dhe investimeve qe kerkon te kryeje.

Por rritje te çmimit mesohet se do te kerkoje edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), qe eshte furnizuesi kryesor i OSSH-se, duke ndikuar me tej ne koston finale te kilovatit. Njeri skenar eshte per te mbajtur nen kontroll KESH-in, ne menyre qe OSSH te mos kete argumente per rritje. ERE do te perpiqet te binde KESH-in dhe OST-ne (tjeter operator qe kerkon rritje) qe te mos kerkojne ndryshim te tarifave, madje me tendence per t’i ulur, ne menyre qe te gjeje reflektim te oferta finale e CEZ. Pra, ERE do t’i luaje te gjitha mundesite ligjore dhe logjike ekonomike, qe te pakten shqiptaret te mos pesojne rritje te çmimit dy here brenda nje viti, pasi per ulje shikohet mjaft e veshtire.

Aktualisht shqiptaret po e paguajne kilovatin mesatarisht me 9 leke, i rritur me 13 per qind vitin e kaluar. Nje tjeter rritje do te ndikonte ne xhepat e konsumatoreve, te cilet po perballen me shtrenjtimin e disa produkteve baze, duke ia bere jetesen me te veshtire.

Detyre me te veshtire do te kete Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, e cila do te perpiqet te mbroje konsumatoret, duke pasur ne tryeze nje deklarate te firmosur nga vet ajo qe i jep te drejte CEZ te kerkoje rritje çmimi per tre vitet e ardhshme, me te pakten 15 per qind.

Para se te vendosin per tarifen e kilovatit, ERE dhe CEZ duhet te sqarojne edhe problemin me humbjen e nivelit te energjise elektrike. Ne qershor te ketij viti, ERE pranoi te korrigjonte nivelin e humbjeve, duke e shtuar me rreth 1.7 per qind, qe arrinte afer 34 perqindeshit. Vetem me kete levizje, ERE i ka dhene te drejten OSSH te kerkoje rritje me te pakten 1.7 per qind. Gjithashtu palet do te negociojne edhe per kompensimin financiar qe qeveria i detyrohet OSSH per mosrritjen e çmimit ne mars 2009, me efekt negativ per kompanine, qe shkon deri ne 60 milione euro. Sakaq, mesohet se priten te zhvillohen sot takime mes Ministrise se Ekonomise dhe kompanise çeke CEZ. Kujtojme se OSSH kerkoi vitin e kaluar rritje ne masen prej rreth 44 perqindesh, por miratoi nje ndryshim me vetem 13 per qind, vendim qe i çoi palet ne gjyq, qe ende nuk ka marre zgjidhje.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 40
Lageshtia: 95
Shikueshmeria: 2.99
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012