Ne 37 Universitetet private ja cilat jane deget e akredituara

Ne 37 Universitetet private, ja cilat jane deget e akredituara
Ethet e maturantëve nëse do të fitojnë apo jo të drejtën e studimit në arsimin e lartë shtetëror, kanë bërë që shumë prej tyre t’u drejtohen dyerve të universiteteve private. Maturantët, dhe sidomos ata që janë me rezultate të ulëta, kanë nisur interesimin për degët e akredituara në arsimin privat si edhe çmimet që ofron secili prej tyre. Po ashtu, privati frekuentohet edhe nga studentë të cilët janë në gjendje të mirë ekonomike. Për t’iu ardhur në ndihmë maturantëve, gazeta publikon sot listën e degëve të akredituara dhe të paakredituara në secilin universitet privat të Shqipërisë.

Akreditimet

Nga 37 universitete private të licencuara në Shqipëri, vetëm 14 prej tyre janë të akredituar nga Ministria e Arsimit. Në të gjitha universitetet janë gjithsej 61 programe të akredituara, diploma e të cilave njihet nga të gjitha strukturat, ndërkohë që 20 akreditime të reja janë në proces e sipër. Ministria e Arsimit ka bërë një listim të të gjithë universiteteve dhe degëve që janë të akredituara duke i orientuar maturantët drejt tyre. Gjithashtu bëhet edhe një listim i detajuar për degët e masterit dhe doktoraturës, cilat janë të akredituara dhe cilat jo. Kështu, maturantët do të kenë mundësi të njihen më mirë me universitete dhe degët që japin siguri për studimet e tyre, duke qenë se janë studime kundrejt një kostoje të caktuar, më e lartë se e universiteteve shtetërore.

Studimet

Mijra maturantë presin tu drejtohen dyerve të universiteteve publike dhe private. Ende nuk janë dhënë përgjigjet e fituesve në universitetet publike, por pritet që të jepen në muajin shtator. Ndërkohë që të gjithë maturantët që nuk do të munden të fitojnë të drejtën e studimit në shtet, do t’u drejtohen universiteteve private, te cilat kanë një kosto pak më të lartë. Po ashtu, në privat janë të prirur të studiojnë edhe ata që janë në gjendje të mirë ekonomike.

37

është numri në total i universitete private të licencuara në Shqipëri.

14

është numri i universiteteve private të akredituar nga Ministria e Arsimit.

61

është numri në total i programeve të akredituara në të gjitha universitetet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama