Regjistroni domainin tuaj .al

Si t’i zevendesojme ilaçet me bime mjekesore

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mĂ« parĂ«

Si t’i zevendesojme ilaçet me bime mjekesore
Si t’i zevendesojme ilaçet me bime mjekesore

Sipas specialistëve të mjekësisë bimore, ekziston një ndryshim rrënjësor midis asaj që është natyrale dhe asaj që lind nga një proces i sintezës. Gjithmonë njeriu është mbështetur në atë që ambienti ofron për qetësimin e dhembjeve dhe mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Me termin “droga vegjetale ose bimore” kuptohet bima ose pjesët e saj (e thatë ose e njomë) që përdoret për qëllime mjekësore në sajë të substancave aktive që ajo përmban. Pjesët e bimëve që përdoren janë të ndryshme dhe kjo është e lidhur me sasinë e lëndëve vepruese që ato përmbajnë.

Drogat bimore

Drogat bimore karakterizohen nga prania në të njëjtën bimë e disa lëndëve aktive, të cilat formojnë një ilaç bimor (fitokompleks) me veprim të caktuar kurues (farmakologjik). Ndryshimi midis një medikamenti dhe një ilaçi bimor qëndron në faktin se në bimët mjekësore efekti toksik është shumë më i lehtë, për të mos thënë që nuk ekziston. Me një lloj mjekimi bimor mund të përballojmë disa probleme duke eliminuar kështu marrjen e disa barnave gjatë një dite. Një shembull i tillë është hudhra, alkolatura e së cilës ka efekte në uljen e sasisë së sheqerit në gjak, e cila ndihmon në hollimin e gjakut, por në të njëjtën kohë ndikon edhe në uljen e tensionit.

Fushat e përdorimit

Mjekimet e ndryshme me bimë kanë një toksicitet të ulët, prandaj japin mundësinë e përdorimit për një kohë të gjatë duke mjekuar e parandaluar sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, bimët konsiderohen edhe si plotësuese të mjekimit të filluar me barnat e sintezës. Për shembull, për mjekimin e bronkitit, laringitit dhe sëmundjeve të grykëve dhe gojës krahas antibiotikëve nga specialistët rekomandohen edhe gjethe mersine, sherebela, lule blini, aguliçja, mëllaga, të cilat mund të përdoren jo vetëm si çajra, por edhe për gargarë. Për mjekimin e infeksioneve urinare dhe për gurët e veshkave, veç antibiotikëve dhe barnave të tjera, mund të përdoren edhe bimët si fier guri, mustaqe misri, bishta qershie, rrënjë grami, të cilat ndikojnë në tretjen dhe nxjerrjen e gurëve apo kristaleve që ndodhen në veshkë ose në rrugët urinare.

Format e përdorimit

Lëndët aktive që ndodhen në bimë janë me natyrë të ndryshme kimike. Bimët, të thata ose të njoma, mund të përdoren si pluhura në kapsulë ose të kombinuara në tableta, por me ekstraktet e tyre mund të përgatiten forma të ndryshme farmaceutike. Rruga e përdorimit është ajo orale (nga goja) prandaj është e rëndësishme që këto lëndë aktive të absorbohen nga aparati gastrointestinal, të transportohen në mëlçi ku mund të transformohen, të kalojnë në qarkullimin e gjakut për të arritur në destinacion, të eliminohen nga organizmi. Të gjitha këto janë të lidhura me natyrën kimike dhe aktive të përmbajtjes së bimës, të cilat sa më të tretshme të jenë, aq më mirë thithen, metabolizohen, shpërndahen dhe eliminohen. Format e ndryshme farmaceutike mund të përftohen si nga bimët e thara dhe ato të freskëta. Përgjithësisht, nga format farmaceutike më e preferuara është ekstrakti i thatë.

Çaji

Ka disa forma farmaceutike që përgatiten nga bimët e thata.
Kryesori është çaji, i cili përgatitet me bimë mjekësore të thara e të copëtuara. Nga to mund të përgatiten infuze (duke hedhur ujin e përvëluar në bimën e tharë) ose dekokte ( duke vendosur bimën e tharë në ujë të ftohet dhe më tej të vlohet për 3-5 minuta, varet nga pjesa e bimës së përdorur). Ftohja e një infuzi bëhet në mënyrë natyrale në temperaturën e ambientit. Efekti kurues i çajrave është i kufizuar, sepse prezenca e lëndëve aktive është e vogël.

Pluhurat si mjekim

Përfitohen nga bluarja e bimëve të thata ku madhësia e grimcave varet nga përmasat e mullirit që përdoret dhe klasifikohen me numra të ndryshëm. Te pluhurat gjenden të gjitha substancat që bima përmban dhe ato që nuk kanë efekte kuruese, prandaj koncentrimi i lëndëve aktive është i vogël, si rezultat edhe efekti është më i reduktuar.

Tinkturat

Përgatiten duke ekstraktuar me alkool bimën e tharë. Tinktura e përfituar nuk duhet holluar me ujë (mbasi precipitojnë lëndët aktive) dhe nuk duhet të përdoret nga persona që kanë tepricë alkooli.

Ekstraktet

Janë forma farmaceutike që përfitohen nga bima e thatë, rrallëherë e njomë. Në bazë të ekstraktusit që përdorim, ekstraktet klasifikohen në: ujore, kur ekstraktuesi është ujë; ujoroalkoolik, kur ekstraktuesi është alkool i holluar; - alkoolik, kur përdoret alkool i përqendruar; - eterik kur si ekstraktues përdoret eteri etilik. Nga mënyra e përgatitjes dallohen këto forma: Ekstrakte të lëngëta - Këto lloj ekstraktesh përgatiten duke vendosur bimën e tharë e të grimcuar në një përbërje, ku në përgjithësi mund të jetë alkool ose glicerinë, për një periudhë kohe që varet nga bima në bimë. Ekstraktet e lëngëta janë nga format më të koncentruara, ato mund të jenë hidro-alkoolike bima përdoret me alkool 60-70 gradë) ose alkoolike (alkool 95 gradë). Për përgatitjen e këtyre përbërjeve puna fillohet nga ekstrakti i lëngut ku largohet solventi. Përfitohet kështu një pluhur shumë i imët me një koncentrim më të madh të fitokomplekseve.

Format farmaceutike që përgatiten nga bimët e njoma

Lëngjet

Përfitohen nga bima e freskët e copëtuar që i nënshtrohet një presioni mekanik. Lëngu i përfituar përmban të gjithë përbërësit organikë e inorganikë që ka bima. Janë shumë të rëndësishme metodat teknologjike që përdoren për të pasur një produkt sa më të qëndrueshëm.

Tinkturat

Përgatiten duke maceruar në alkool bimën e freskët dhe duke proceduar sipas Farmakopes.

Macerat me glicernë

Përgatiten duke maceruar në një përzierje ujë-alkool-glicerinë sythe ose pjesë të tjera të bimës së njomë. Macerati i përfituar është shumë i pasur me fitokomplekse, mbasi janë përdorur pjesët e freskëta të bimës, por në të njëjtën kohë janë shumë të holluara prandaj dhe efekti i tyre është i dobët.

Vajrat eterorë

Janë substanca të përbëra, të koncentruara e me veti të mrekullueshme mjekimi, por pikërisht kjo nuk do të thotë se nuk mund të japin edhe efekte anësore. Prandaj për përdorimin e tyre duhet pasur kujdes dhe gjithmonë duhet të konsultohet mjeku.

Medikamentet bimore dhe vetitë kuruese të tyre për të shëruar sëmundjet

KAMOMILI

Bima përbëhet nga lulesat-kaptina të kamomilit ose të maraqit, i cili është bimë barishtore njëvjeçare, e zakonshme kudo te zonat e ulëta të vendit tonë. Bima është shumë aromatike. Për çdo familje në vendin tonë, lulja e kamomilit është një nga medikamentet më të afërta dhe më të njohura.

VETITË:

- Largon gazrat nga zorrët
- Liron ngërçet (spazmat) e muskulaturës së butë të zorrëve dhe të stomakut
- Qetëson dhembjet e organizmit, veçanërisht tek fëmijët
- Përdoret kundër heqjes së barkut
- Kundër pezmatimit të rrugëve urinare
- Shton djersitjen
- Qetëson në tërësi e ul ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror
- Ndihmon në mjekimin e acarimeve të ndryshme të lëkurës dhe të mukozave, djegieve
- Përdoret edhe për shpëlarjen e syve, veshëve, hundës dhe gojës - Përdoret për mjekimin e plagëve, majasëllit dhe djegieve
- Shpejton proceset e rigjenerimit
- Pakëson dhembjet

KAFEJA (fara)

Përbëhet nga farat e llojeve të ndryshme të kafesë. Sot si speciet tipike, ashtu dhe varietetet e ndryshme të kafesë, kultivohen në të gjitha vendet tropikale. Të gjitha llojet e bimës së kafesë janë shkurre ose drurë të vegjël, me blerim të përhershëm.

VETITË:

- Eksiton sistemin nervor qendror
- Njihet si stimuluese psikike dhe muskulore
- Aftëson trurin për punë mendore
- Shton vëllimin e frymëmarrjes
- Përmirëson ajrosjen e mushkërive
- Fuqizon punën e zemrës dhe të gjithë muskulaturës së skeletit
- Rrit aftësinë lëvizëse të stomakut
- Rrit peristaltikën e zorrëve dhe dierezën
- Nuk duhet përdorur në sëmundjen e hipertensionit
- Shkakton rritje të qëndrueshme të presionit arterial
- Nuk duhet përdorur nga të sëmurë neuropatikë

HUDHRA (thelpinj)

Përdoret koka (thelpinjtë) e hudhrës, e cila kultivohet në shkallë të gjerë në vendin tonë. Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, aliinë, etj), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre.

VETITË:

- përdoret në sëmundjet e aparatit tretës
- qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve
- dezinfekton aparatin tretës e
- vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike
- Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse
- shton prodhimin e tëmthit
- Përdoret kundër parazitëve të zorrëve
- ndihmon në zhdukjen e gazeve
- përdoret për uljen e tensionit
- kundër sklerozës
- përdoret kundër shtrëngimeve të zemrës
- përdoret në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
- përdoret për parandalimin e infeksionit
- për mjekimin e plagëve të infektuara
- rekomandohet si ndihmëse edhe në sëmundjet infektive, si kundër gripit, tifos, difterisë, dizenterisë edhe kollës së mirë
- përdoret si kundërhelm në helmimet me nikotinë

HITHRA (gjethe)

Bima përbëhet nga gjethet e thara të hithrës, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne. Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat, acid të amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminë B2, A, C, etj.

VETITË:

- Përdoret për ndalimin e hemorragjisë
- Kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit
- Nxit të urinimit
- Nxit formimin dhe sekretimin e qumështit
- Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema
- Në pezmatime të rrugëve të urinës
- Në reumatizëm
- Vepron në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit
- Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina,
- Përdoret për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve,
- Përdoret në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë
- Përdoret për të nxitur rritjen e flokëve
- Kundër zbokthit,
- Për mjekimin e ekzemës

HERNIARIA (bar)

Bima përbëhet nga bari i lulëzuar i tharë i herniarieve, të cilat janë bimë barishtore një deri shumëvjeçare, që takohen tek ne në vende të thata, ranore e gurishtore, në fusha etj. Bima përmban saponinë, herniarinë, esencë, substanca flavonike etj.

VETITË:

- Ka veti dezinfektuese
- Liron ngërçet (spazmat) e rrugëve të sipërme dhe të poshtme urinare
- Këshillohet si mjet spazmolitik dhe antiseptik
- Përdoret në pezmatimet e fshikëzës së urinës
- Në rastet e gurëve dhe të rërës në rrugët urinare
- Në krizat e veshkave
- Në sëmundje kronike të veshkave
- Në rastet e pakësimit të nxjerrjes së lëngjeve nga organizmi
- Ka veti të qetësojë dhembjet

GJUHËNUSJA (rrënjë)

Bima përbëhet nga rrënjët e thara të gjuhënuses ose kalmuthit me gjemba, i cili është një shkurrëz me gjemba. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik, pak esencë, etj. të cilat i japin bimës veti kuruese.

VETITË:

- Nxit urinimin (diuretik)
- Pakëson acarimet e rrugëve urinare
- Përdoret në rastet e pezmatimit të fshikëzës së urinës
- Përdoret në ciste
- Përdoret në nefrite me gurë,
- Përdoret në rastet me gurë në veshka ose në fshikëz
- Përdoret në reumatizëm

GJINESHTRA NGJYRUESE (bar)

Bima përbëhet nga bar i lulëzuar dhe i tharë i gjineshtrës ngjyruese, e cila është një gjysmë shkurre, e shpeshtë tek ne nëpër pyje. Bima përmban glukozide flavonike, esencë, fanine, pigmente të ndryshme, si genisteinë e luteolinë, etj.

VETITË:

- Ka veti diuretike
- Ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut
- Ndikon në proceset metabolike
- Këshillohet si diuretike dhe si dezinfektuese
- Rrit qarkullimin e gjakut në veshka
- Jep rezultate të mira në sëmundjet e rrugëve urinare
- Në sëmundjet e veshkave
- Këshillohet në edema
- Këshillohet në pamjaftueshmëri të punës së zemrës

GJEMBGOMARI (farë)

Bima përbëhet prej farave të thara të gjembgomarit, i cili është bimë 1-ose 2 vjeçare e vendeve të papunuara të zonave fushore, e zakonshme tek ne. Farat përmbajnë një substance të hidhur, esencë, flavone dhe amina biogjene, si tiraminë, histaminë, libinë, etj.

VETITË:

- Ka veti të rrisësasinë e tëmthit
- Përmirësojnë punën e mëlçisë,
- Ul temperaturën e lartë
- Dobëson veprimin e simpatikut
- Përdoren si koleretike, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit
- Përdoret në sëmundje të mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit
- Përdoret në gurët e tëmthit, që shkaktojnë dhembje
- Përdoret në pezmatime të mëlçisë dhe në cirrozë
- Është e efektshme kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë
- Përdoret për mjekimin e majasëllit
- Përdoret në ngërçe të venave

KOPRA E EGER

Bima përbëhet nga frytet e thara të koprës së egër, që është bimë dy-ose shumëvjeçare e vendeve të thata barishtore buzë rrugëve të zonës së ulët. Në sajë të esencës së pasur me anetol dhe fenkon, frytet e koprës së egër kanë veti të shumta kuruese.

VETITË:

- Liron ngërçet e muskulaturës së lëmuar
- Këshillohet si mjet kundër fryrjes së zorrëve
- Shton qumështin te gratë me fëmijë në gji
- Lëngëzon gëlbazën
- Vepron kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendshëm
- Shton hormonet seksuale femërore
- Forcon punën e stomakut dhe të zorrëve
- Kundër gazrave të zorrëve, veçanërisht te fëmijët
- Përdoret kundër diarresë

KOKOÇELLI

Bima përbëhet nga lulet anësore dhe lulet tubike të kaptinave të luleve të kokoçejlit të dyja me ngjyrë blu. Në sajë të glukozideve flavonike dhe antocianike, siç janë p.sh. cianidina (me ngjyrë blu), cikorina, centaurina etj. kokoçelli ka veti kuruese.

VETITË:

- Ka veprim të lehtë rrudhës e antiinflamator
- Përdoret kundër sëmundjeve të syve
- Përdoret si mjet që nxit urinimin
- Nxit prodhimin e tëmthit
- Hyn në përbërjen e specieve diuretike
- Bima futet në përbërjen e çajrave
- Përdoret edhe si kolir
- Përdoret në acarime të syve
- Për mjekimin e qepallave të pezmatuara


KINFUSHA

Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e kinfushës (ose e barit të etheve, ose e kantalionit), e cila është bimë barishtore 1 ose 2-vjeçare, e zakonshme nëpër vende me graminore dhe në lëndina të zonave të ulëta. Bima përmban heterozide të hidhura dhe substanca të tjera.

VETITË:

- Përdoret për të shtuar lëngun e stomakut
- Përmirëson oreksin
- Aktivizon tretjen
- Shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të stomakut
- Ul temperaturën e ngritur
- Nxit shtimin e leukociteve
- Ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit
- Këshillohet në sëmundjet e mëlçisë
- Këshillohet në sëmundjen e sheqerit
- Ndihmon në mjekimin e ekzemës
- Këshillohet kundër anemisë
- Këshillohet në mungesë oreksi

KEPUTJA (BAR)

Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e kërcellit, e tharë, e këputjes ose e bishtkalit, e cila është një bimë shumëvjeçare sporofite e lartë., Bima e këputjes (rreth 7%) përmban kryesisht acid silicik, saponine, ekuizetoninë, acide organike, glukozide flavonike, etj.

VETITË:

- Rrisë sekretimin e urinës
- Ngordh mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje dhe plagë
- Bima ndihmon formimin e leukociteve
- Nxit proceset natyrore të shërimit të sëmundjeve ngjitëse
- Përdoret në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës së urinës
- Në disa sëmundje të zemrës
- Në rastet e cirrozës hepatike
- Përdoret për shërimin e plagëve
- Për gargarë në pezmatimet e bajameve
- Për shpëlarjen e gojës në rastet e mahisjes

KAROTA (rrënjë)

Bima përbëhet nga rrënjët e karotës, që kultivohet gjerësisht në vendin tonë. Rrënjët e freskëta të karotës së kultivuar, në sajë të pektinave që përmbajnë përdoren si kuruese të shumë sëmundjeve dhe simptomave të shfaqura në organizmin e njeriut.

VETITË:

- Ndihmojnë në ndalimin e heqjes së barkut tek fëmijët
- Është burim i vlefshëm i vitaminave C, B1 e B2 dhe
- Burim i vitaminës A
- Ka një vlerë të madhe ushqyese.
- Në diarretë e fëmijëve
- Në sëmundje të mëlçisë
- Tëmthit
- Në acarime dhe infeksione të zorrëve
- Për qetësimin e kruajtjeve
- Për mbylljen e plagëve
- Zhdukjen e puçrrave
- Mjekimin e djegieve

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi