10 muzikantet me te pasur ne bote nga U2 tek Beyonce

10 muzikantet me te pasur ne bote nga U2 tek Beyonce
Çfarë duhet që të jesh një prej muzikantëve më të paguar të vitit 2010? Një karrierë që e ka pasur kulmin në vitet ’80. Thuajse gjysma e artistëve në listin e këtij viti si muzikantët që fitojnë më shumë kanë qenë për shumë gjatë në skenën muzikore.Banda më e madhe e rokut në botë, U2 pati një turne masiv botëror në vitin 2009 që i ka sjellë më shumë se 311 milionë dollarë fitime bruto për zyrat e biletave. Çdo turne ka sjellë 10 milionë dollarë nga biletat. Kësaj i shtohen dhe shitja e objekteve promocionale dhe transmetimit në radio, kemi grupin muzikor që fiton më shumë në planet. AC/DC, ky grup australian heavy-metal ka tronditur audiencën që prej vitit 1973 dhe nuk shfaq shenja ngadalësimi. Grupi vjen i dytë në listë pas U2 për sa u përket fitimeve të turneut. AC/DC fituan 226 milionë dollarë në një turne mbarë-botëror, i cili përfshinte 99 nata dhe arriti ‘tu sillte atyre më shumë se 2 milionë dollarë për një natë.Beyonce vazhdon të zgjerojë perandorinë e biznesit të saj përtej muzikës.

Marrëveshjet e ndryshme me kompanitë që nga Nintendo dhe L’Oreal e deri tek linja e saj e modës që quhet “House of Dereon’ ia sjellin miliona dollarë për vit këngëtares, që renditat e treta në listë me fitimin prej 86 milionë dollarësh  nga 93 turnetë e saj. Bruce Springsten vazhdon të mbledhë pas vetes fansa nga e gjithë bota. I mbështetur nga grupi E Street Band, Springsten ka shitur më shumë se 2 milionë bileta në turneun e tij botëror, nga i cili fitoi 167 milionë dollarë, aq sa duhej për ta bërë turneun e tij të tretin më me fitim në botë. Ndërkohë, fitimet nga objektet promocionale dhe shitja e albumeve e rendisin atë në vend të katërt. Jo para shumë kohësh, pjesa më e madhe e botës së spektaklit e kishte nxjerrë Britney Spears nga çdo listë e vlefshme. Por, ën vitin e kaluar Britney Spears ka fituar aq sa për t’u renditur e pesta në listën e muzikantëve që kanë fituar më shumë me 130 milionë dollarë bruto nga turnetë e shtrirë në 98 data.

Marrëveshjet me Elizabeth Arden dhe Candie’s japin prova se Spears mund të jetë për shumë gjatë në qendër të vëmendjes. Jay-Z preferon të thotë s eai nuk është biznesmen. Reperi i kthyer në një manjat të vërtetë e mban titullin e mbretit të parave të hip-hopit falë një albumi të ri dhe investimeve në zinxhirin e klubeve të natës 40/40 dhe skuadrës së basketbollit “Neë Jersey Nets”. Ai ftioi mbi një milionë dollarë për një koncert këtë vit, por kjo e bën sërish më pak të pasur se bashkëshortja e tij, Beyonce. Lady Gaga ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor e gjithë biznesin e spektaklit. Lady Gaga i theu dyert e famës me veshjet e saj të pazakonta e videot tejet të çuditshme, duke përfshirë edhe një me Beyonce, ku i injektojnë helm një të dashuri të padëshiruar.

Me 106 datat e turneut të saj ajo fitoi 95 milionë dollarë bruto. Lady Gaga ka gjithashtu shumë kontrata me kompani të mëdha si Polaroid, Virgin Mobile, Viva Glam et. Vajza materiale siç është cilësuar Madona nuk është shumë gati t’ia lërë vendin e saj në hierarkinë e popit pasardhëseve të saj is Lady Gaga apo Britney Spears ende. Edhe pse në moshën 52-vjeçare ka arritur të korrë një fitim bruto prej 138 milionë dollarësh, me 6 milionë dollarë për koncert. Shfaqja e këngëve të saj në disa seriale televizive i ka shtuar fitimet e këngëtares legjendare. Këngëtari Kenny Chesney vazhdoi mbretërimin e tij në krye të industrisë së muzikës kauntri, duke ia kaluar të gjithëve.

Turneu i tij i vitit 2009 arriti të mblidhte 71 milionë dollarë dhe duke arritur të fitonte 1.6 milionë dollarë çdo natë, thuajse sa një prej konkurrentëve të tij më të mëdhenj, Keith Urban. Kontratat me kompani si Coroan dhe MasterCard i kane reduktuar koston e turneve, duke i shtuar fitimet e tij. Qëkur kanë pushtuar skenat muzikore në vitin 2000 Black Eyed Peas janë shfaqur në çdo vend, që nga lojërat “Super Bowl” e deri tek shfaqet që diskutojnë politikë në CNN. Një turne mbarëbotëror nga Zvicra në Meksikë i sollën atyre 800 mijë dollarë për natë, ndërkohë që kontratat e shumta të grupit me kompani si Target, Honda, Bacardi dhe Apple i kanë sjellë atyre fitime kolosale.

1. U2
Fitimet: 130 milionë dollarë

Banda më e madhe e rokut në botë, U2 pati një turne masiv botëror në vitin 2009 që i ka sjellë më shumë se 311 milionë dollarë fitime bruto për zyrat e biletave. Çdo turne ka sjellë 10 milionë dollarë nga biletat. Kësaj i shtohen dhe shitja e objekteve promocionale dhe transmetimit në radio, kemi grupin muzikor që fiton më shumë në planet.

2. AC/DC
Fitimet: 114 milionë dollarë

Ky grup australian heavy-metal ka tronditur audiencën që prej vitit 1973 dhe nuk shfaq shenja ngadalësimi. Grupi vjen i dytë në listë pas U2 për sa u përket fitimeve të turneut. AC/DC fituan 226 milionë dollarë në një turne mbarë-botëror, i cili përfshinte 99 nata dhe arriti ‘tu sillte atyre më shumë se 2 milionë dollarë për një natë.

3. Beyonce Knoëles
Fitimet: 87 milionë dollarë

Beyonce vazhdon të zgjerojë perandorinë e biznesit të saj përtej muzikës. Marrëveshjet e ndryshme me kompanitë që nga Nintendo dhe L’Oreal e deri tek linja e saj e modës që quhet “House of Dereon’ ia sjellin miliona dollarë për vit këngëtares, që renditet e treta në listë me fitimin prej 86 milionë dollarësh  nga 93 turnetë e saj.

4. Bruce Springsteen
Fitimet: 70 milionë dollarë

Bruce Springsten vazhdon të mbledhë pas vetes fansa nga e gjithë bota. I mbështetur nga grupi E Street Band, Springsten ka shitur më shumë se 2 milionë bileta në turneun e tij botëror, nga i cili fitoi 167 milionë dollarë, aq sa duhej për ta bërë turneun e tij të tretin më me fitim në botë. Ndërkohë, fitimet nga objektet promocionale dhe shitja e albumeve e rendisin atë në vend të katërt.

5. Britney Spears
Fitimet: 64 milionë dollarë

Jo para shumë kohësh, pjesa më e madhe e botës së spektaklit e kishte nxjerrë Britney Spears nga çdo listë e vlefshme. Por, ën vitin e kaluar Britney Spears ka fituar aq sa për t’u renditur e pesta në listën e muzikantëve që kanë fituar më shumë me 130 milionë dollarë bruto nga turnetë e shtrirë në 98 data. Marrëveshjet me Elizabeth Arden dhe Candie’s japin prova se Spears mund të jetë për shumë gjatë në qendër të vëmendjes.

6. Jay-Z
Fitimet: 63 milionë dollarë

Jay-Z preferon të thotë se ai nuk është biznesmen. Reperi i kthyer në një manjat të vërtetë e mban titullin e mbretit të parave të hip-hopit falë një albumi të ri dhe investimeve në zinxhirin e klubeve të natës 40/40 dhe skuadrës së basketbollit “New Jersey Nets”. Ai fitoi mbi një milionë dollarë për një koncert këtë vit, por kjo e bën sërish më pak të pasur se bashkëshortja e tij, Beyonce.

7. Lady Gaga
Fitimet: 62 milionë dollarë

Lady Gaga ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor e gjithë biznesin e spektaklit. Lady Gaga i theu dyert e famës me veshjet e saj të pazakonta e videot tejet të çuditshme, duke përfshirë edhe një me Beyonce, ku i injektojnë helm një të dashuri të padëshiruar. Me 106 datat e turneut të saj ajo fitoi 95 milionë dollarë bruto. Lady Gaga ka gjithashtu shumë kontrata me kompani të mëdha si Polaroid, Virgin Mobile, Viva Glam et.

8. Madonna
Fitimet: 58 milionë dollarë

Vajza materiale siç është cilësuar Madona nuk është shumë gati t’ia lërë vendin e saj në hierarkinë e popit pasardhëseve të saj is Lady Gaga apo Britney Spears ende. Edhe pse në moshën 52-vjeçare ka arritur të korrë një fitim bruto prej 138 milionë dollarësh, me 6 milionë dollarë për koncert. Shfaqja e këngëve të saj në disa seriale televizive i ka shtuar fitimet e këngëtares legjendare.

9. Kenny Chesney
Fitimet: 50 milionë dollarë

Këngëtari Kenny Chesney vazhdoi mbretërimin e tij në krye të industrisë së muzikës kauntri, duke ia kaluar të gjithëve. Turneu i tij i vitit 2009 arriti të mblidhte 71 milionë dollarë dhe duke arritur të fitonte 1.6 milionë dollarë çdo natë, thuajse sa një prej konkurrentëve të tij më të mëdhenj, Keith Urban. Kontratat me kompani si Coroan dhe MasterCard i kane reduktuar koston e turneve, duke i shtuar fitimet e tij.

10. Black Eyed Peas
Fitimet: 48 milionë dollarë

Qëkur kanë pushtuar skenat muzikore në vitin 2000 Black Eyed Peas janë shfaqur në çdo vend, që nga lojërat “Super Bowl” e deri tek shfaqet që diskutojnë politikë në CNN. Një turne mbarë-botëror nga Zvicra në Meksikë i sollën atyre 800 mijë dollarë për natë, ndërkohë që kontratat e shumta të grupit me kompani si Target, Honda, Bacardi dhe Apple i kanë sjellë atyre fitime kolosale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama