Regjistroni domainin tuaj .al

Ndryshon ligji, makinat e vjetra dalin nga qarkullimi

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Ndryshon ligji, makinat e vjetra dalin nga qarkullimi
Ndryshon ligji, makinat e vjetra dalin nga qarkullimi

Te gjitha automjetet me vit prodhimi te vjeter do te dalin nga qarkullimi per tu zevendesuar me automjete te reja. Qeveria ka ndryshuar ligjin per kontrollin teknik te automjeteve, duke shtrenguar masat ndaj drejtuesve te makinave dhe sidomos te atyre qe disponojne mjete me vit prodhimi te vjeter. Keshtu,  me ndryshimet e reja ulet koeficienti minimal i elementeve ndotes te gazrave te makinave, qe do te thote se nese me pare koeficienti ka qene me i larte dhe automjetet kane marre vulen e kontrollit teknik, tashme shume makina rrezikohen te dalin ne “pension”.

Ligji i ri

Qellimi kryesor i ketij udhezimi te miratuar nga qeveria eshte percaktimi i kufijve te lejueshem te elementeve ndotes te ajrit ne mjedis, qe shkarkohen me gazet, nga perdorimi dhe trafiku i automjeteve rrugore, si dhe i kufirit te zhurmave te ndotjes akustike shkaktuar per te njejten arsye. Ndryshimet ne ligjin per “Kontrollin teknik te automjeteve” percaktojne qarte kufirin minimal te elementeve ndotes te makinave, ne menyre qe ato te lejohen qe te qarkullojne. Nese nje automjet qe kalon ne kontroll teknik, gazrat i ka mbi shifren e caktuar ne kete vendim, ai nuk mund te marre vulen e regjistrimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor. Sipas nenit 15 te ketij ligji, “ne rastin kur nga ky kontroll rezulton se niveli i vlerave te elementeve ndotese qe shkarkohen me gazrat eshte me i larte se vlerat limite te lejuara qe jepen ne tabelen 1, atehere gjendja e mjetit rrugor, referuar “Manualit te kontrollit te mjeteve”, konsiderohet me defekt”. Ndryshimet behen per shkak qe te kete sa me pak ndotje te mjedisit. Ligji hyn ne fuqi ne daten 29 korrik 2010.

Udhezimi i vjeter

Ne udhezimin e vjeter per kontrollin teknik te automjeteve, te miratuar ne vitin 2004 me firmen e ish-ministrit te Transportit, Spartak Poçi dhe atij te Mjedisit, Et’hem Ruka, parashikohen norma me te larta te gazrave ndotes tek automjetet. Te ndara sipas kategorive te vit prodhimit, ndryshimet e reja ulin ndjeshem vlerat limit te elementeve ndotes qe shkaktohen nga gazet e automjeteve ne perdorim.

UDHEZIM

Nr.12, date 15.6.2010
Mbi disa ndryshime ne udhezimin nr.6527, date 24.12.2004 “mbi vlerat e lejueshme te elementeve ndotese te ajrit ne mjedis nga shkarkimet e gazrave dhe zhurmave shkaktuar nga mjetet rrugore dhe menyrat e kontrollit te tyre”

Ne mbeshtetje te nenit 102 pika 4 te Kushtetutes, te nenit 9 te ligjit nr.8897, date 16.5.2002

“Per mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, te nenit 79 dhe 222 te ligjit nr.8378, date 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, si dhe te nenit 373 te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.153, date 7.4.2000 “Per miratimin e rregullores se zbatimit te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise”, Ministri i Puneve Publike dhe Transportit dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave
UDHEZOJNE:

Neni 1

Neni 4 ndryshohet si me poshte vijon: Organet e DPSHTRR gjate kryerjes se procedurave te regjistrimit per here te pare te
mjeteve rrugore sipas udhezimit te MTT-se nr.3551, date 23.7.2003 “Per regjistrimin e mjeteve rrugore”, ne procesin e regjistrimit te mjetit rrugor te kontrollojne dokumentacionin teknik mbi gjendjen e shkarkimeve te gazrave dhe zhurmave te shkaktuara prej tij, te cilat duhet te jene jo me lart se limitet e percaktuara ne kete udhezim. Ne rast te kundert nuk behet regjistrimi i mjetit rrugor.

Neni 2

Neni 10 ndryshohet si me poshte vijon: Vleresimi i gjendjes teknike te mjetit rrugor per efekt te ndotjes se ajrit nga shkarkimet e gazrave, jane pjese perberese e procesit te kontrollit teknik te mjeteve rrugore, kryerja e te cilit disiplinohet me udhezimin nr.2, date 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik te mjeteve rrugore” te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Neni 3
Neni 13 ndryshohet si me poshte vijon:

Menyrat e kontrollit per matjen e nivelit te vlerave te elementeve ndotese qe emetohen nga
shkarkimet e gazrave, kryhen duke respektuar operacionet e percaktuara ne “Manualin e kontrollit te
mjeteve” miratuar me udhezimin nr.2, date 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik te mjeteve rrugore” te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe ato te rekomanduara nga prospektet teknike te aparaturave te kontrollit te destinuara per kete qellim (gazoanalizator, smokmeter, opacimeter, fonometer) te homologuara sipas rregullave te KE-se.

Neni 4
Neni 14 ndryshohet si me poshte vijon: Mjetet rrugore qe kalojne ne kontrollin teknik te radhes, fillimisht kryejne ne QKT
kontrollin e nivelit te shkarkimeve te elementeve ndotese. Mbi bazen e rezultateve te ketij kontrolli dhe te rezultateve te gjendjes teknike te mjetit pas kalimit te tij ne te gjitha proceset e kontrollit teknik, gjykohet dhe veprohet per lejimin ose kthimin e mjetit sipas procedurave te pershkruara ne udhezimin nr.2, date 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik te mjeteve rrugore” te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Neni 5

Paragrafi i pare ne nenin 15 ndryshohet si me poshte vijon: Ne rastin kur nga ky kontroll rezulton se niveli i vlerave te elementeve ndotese qe shkarkohen me gazrat eshte me i larte se vlerat limite te lejuara qe jepen ne tabelen 1, atehere gjendja e mjetit rrugor, referuar “Manualit te kontrollit te mjeteve”, konsiderohet me defekt.

Neni 6

Neni 16 ndryshohet si me poshte vijon:
Mbas eliminimit te defekteve nga servisi, mjeti rrugor paraqitet per kontroll ne QKT dhe sipas rezultateve qe jepen te printuara nga aparati i matjes se gazrave, nese rezulton ne rregull sipas normave te lejuara, pajiset me certifikaten e kontrollit teknik.

Neni 7

Neni 18 ndryshohet si me poshte vijon: Ne te gjitha QKT te mbahet regjister i veçante, ne te cilin evidentohen rezultatet e kontrollit te mjeteve qe kryhen per nivelin e elementeve ndotese nga mjetet rrugore qe kalojne ne procesin e kontrollit teknik te radhes. Modeli i ketij regjistri eshte pjese perberese e ketij udhezimi.

Neni 8

Neni 19 ndryshohet si me poshte vijon: Mbi bazen e ketij udhezimi, DPSHTRR dhe subjekti i autorizuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit hartojne sqarues per veprimet qe kryen personeli i regjistrimit ne çdo drejtori rajonale dhe personeli ne çdo QKT. Gjithashtu marrin masa per prodhimin dhe shperndarjen e modeleve te dokumentacionit, pjese perberese e udhezimit.

Neni 9

Neni 20 ndryshohet si me poshte vijon: Subjekti i autorizuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit organizon punen per marrjen e te dhenave qe rezultojne nga matjet e kryera gjate kryerjes se sherbimit te kontrollit te mjeteve rrugore nga çdo QKT, si dhe i evidenton ne menyre te permbledhur keto rezultate, me qellim nxjerrjen e konkluzioneve per gjendjen e ndotjes se ajrit nga mjetet rrugore, duke hartuar raportet perkatese vjetore, te cilat i dergohen Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit dhe Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

Neni 10

Neni 21 ndryshohet si me poshte vijon: Per qellimin e zbatimit te nenit 20, subjekti i autorizuar per kryerjen e sherbimit te kontrollit teknik te mjeteve rrugore, te programoje ndertimin e bankes se te dhenave (data base) per evidentimin e rezultateve te matjeve te shkarkimeve, ne procesin e kontrollit teknik te mjeteve rrugore.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi