Regjistroni domainin tuaj .al

Universitetet, kuotat e pranimit per te gjitha deget

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Universitetet, kuotat e pranimit per te gjitha deget
Universitetet, kuotat e pranimit per te gjitha deget

Rriten me 11% kuotat e pranimeve ne universitetet publike te vendit. Qeveria miratoi dje numrin e studenteve qe do te ulen ne auditore vitin e ardhshem akademik. Jane ne total 23534 vete.  Kete vit numrin me te larte te kuotave e kane deget e teknologjise se informacionit, shkencave kompjuterike dhe informatikes. Ato jane hapur veç Tiranes, gati ne te gjitha universitetet e rretheve. “Rriten pothuajse tri here pranimet ne ICT, ne shkencat e shoqerise se informacionit dhe teknologjise se larte. Nje rritje e domosdoshme kjo ne kuadrin e ndertimit te Shqiperise dixhitale”, tha Berisha. Ne 20 dege te kesaj teknologjie pranohen kete vit ne sektorin publik 4170 studente.

Kryeministri theksoi se tarifat e shkollimit per vitin akademik 2010-2011 nuk do te rriten, pasi ky eshte nje premtim elektoral, te cilit Qeveria do t’i permbahet. Po keshtu ai kerkoi qe ne bashkepunim me shoqaten e rektoreve te pergatitet nje vendim, i cili t’i çliroje studentet nga nje mori tekstesh te vjetruara, duke bere zevendesimin e tyre me tekstet me te reja moderne e bashkekohore. “Kam kenaqesine t’ju u njoftoj se krahasuar me vitin e kaluar, ka nje rritje prej 11% te pranimeve dhe numri i studenteve qe kete vit akademik pranohen ne universitetet publike te vendit eshte 23534 ne 181 dege dhe profile te ketyre shkollave”, theksoi kreu i Qeverise. Sipas tij, vendimi perben nje hap te madh perpara objektivit te Qeverise qe tri vitet qe vijne te arrihet ne 150 mije studente ne shkollat publike dhe private te vendit. Lidhur me tarifat e shkollimit, Kryeministri theksoi se ato nuk do te rriten, pasi ky eshte nje premtim elektoral, te cilit Qeveria do t’i permbahet. Berisha beri te ditur se shume shpejt do te organizohen nje seri diskutimesh dhe debatesh me drejtues te universiteteve, per mekanizmin financiar te universiteteve, ku do te vendoset se cila do te jete rruga e financimit.

“Do te kontraktojme mekanizma te reja financiare per studentet, do te krijohen mundesi te reja, do te filloje sistemi i kreditimit, si kudo edhe ketu dhe te gjitha keto do te bejne qe te kete nje frymemarrje financiare me te madhe nga ana e universiteteve”, u shpreh Kryeministri. Nje çeshtje tjeter e rendesishme, mbi te cilen u vu theksi ne mbledhjen e Qeverise eshte pajisja sa me pare e universiteteve me librarine dixhitale. “eshte e domosdoshme dhe me perparesi te madhe qe ose ne librarine e universitetit, ose mbi baze departamentesh dhe fakultetesh te sigurohet libraria dixhitale, ne te cilen studiuesit te kene dhe te gjejne titujt kryesore te periodikut te tyre ne Europe dhe ne bote”, tha Berisha.

Studentet ne Itali, dokumentet dhe datat e regjistrimeve

Ambasada Italiane ben me dije afatet dhe procedurat qe duhet te ndjekin 2010 studentet, qe duan te studiojne ne shtetin fqinj. Duke filluar nga data 12 korrik deri me 30 korrik ata mund t’i drejtohen agjencise me te afert te Albanian Courier–Union Net, e cila do te realizoje dergimin ne Ambasaden Italiane ne Tirane te dokumentacionit shkollor, dokumentacionit per leshimin e vizes per Studim/Universitet dhe pasaporten.

“Ne vijim te verifikimit per plotesimin e kritereve te parashikuara nga normativa dhe te konfirmimit nga ana e universiteteve italiane, Ambasada Italiane do te leshoje vizat hyrese per Studim/Universitet. Ne baze te normatives ne fuqi, vizat per Studim/Universitet do te jene te vlefshme nga data 24 gusht 2010 deri me 31 janar 2011”, thuhet ne deklarate. Sipas saj, pasaporta do t’u kthehet te interesuarve me ane te korrierit postar Albanian Courier, bashke me dokumentacionin qe studentet duhet te paraqesin ne origjinal prane Universitetit ne Itali (titujt e studimit e legalizuar, diplomen CELI 3, etj). Per ridorezimin e dokumenteve studentet duhet t’i paguajne korrierit nje tarife prej 198 lekesh (perfshire TVSH) nese banojne ne Tirane, 300 leke (perfshire TVSH) nese banojne ne qytete te tjera. Procesi i ridorezimit te pasaportes dhe dokumenteve te legalizuara do te kryhet nga data 18 deri me 21 gusht 2010.

Nuk eshte e nevojshme qe studentet te paraqiten personalisht ne ambasade. Gjithashtu publikohet lista e dokumenteve qe duhen per leshimin e vizes per studim, te cilat do te dorezohen ne agjencine Albanian Courier – Union Net me te afert per t’u derguar me pas ne Ambasaden Italiane ne Tirane. Keshtu, studentet duhet te kene formularin perkates te vizes, te plotesuar dhe firmosur, ngjitur ne te nje fotografi per dokumente. Lutemi te shenoni nje numer telefoni (fiks, celular) dhe adrese e-mail-i; deklarate mbi te dhenat personale, te plotesuar me date e firme. eshte e domosdoshme pasaporta e vlefshme mbi tre muaj pas skadences se vizes se kerkuar; kopje e faqes se pasaportes me te dhenat personale; kopje te faqeve me viza te tjera Schengen, dokumentacion vendbanimin ne Itali (ne dy kopje): nese te interesuarit do te qendrojne prane personave privat: deklarate strehimi per 365 dite, fotokopje te dokumentit te identitetit te firmosur te ftuesit (p.sh. nese eshte shtetas i huaj: lejen e qendrimit “soxhornon” ose faturat per rinovim “riçevutat”; nese eshte shtetas italian pasaporten ose karten e identitetit).

Veç tyre, duhet siguracioni per udhetim i vlefshem nga data 24.08.2010 deri me 31.01.2011, i plotesuar me kompjuter (ne dy kopje): Fature bankare: deklarate origjinale nga nje banke italiane ne Shqiperi, qe verteton derdhjen e pakthyeshme ne favor te vete personit per nje vlere prej 4.500 euro. “Banka duhet te deklaroje transferimin e kesaj depozite ne filialet e saj ne Itali. Pakthyeshmeria e derdhjes mund te anulohet vetem ne rast se: 1) Ambasada Italiane deklaron refuzimin e vizes; 2) terhiqet kerkesa per vize nga ana e klientit, e vertetuar kjo nga ambasada”, thuhet ne deklarate.


Ja ku do te perdoret
Studentet e shkelqyer,fondi 1 milion dollare

Shkon ne 1 milion dollare fondi i ekselences per studentet e shkelqyer. Qeveria vendosi dje edhe kriteret qe duhen plotesuar per te perfituar prej tij. “Fondi prej 100.000.000. leke do te perdoret nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences per bursa te posaçme, per studente qe bejne studimet e doktorates jashte shtetit, bursa te posaçme per studente qe ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” ne njerin prej 15 universiteteve me te mira te botes, si dhe ata qe jane pranuar e kane perfituar burse te pjesshme ne shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematike, fizike dhe bioteknologji ne universitetet e njohura perendimore”, thuhet ne vendim. Po keshtu ky fond do te perdoret  per bursa te posaçme per shkencetare te rinj, qe bejne studimet e post-doktorates jashte shtetit; çmime/shperblime per studente fitues ne konkurse dhe olimpiada nderkombetare; çmime/shperblime dhe mbeshtetje financiare per botime shkencore, me nivel te larte shkencor, te vleresuara edhe jashte vendit. “Te drejten per t’u mbeshtetur financiarisht, sipas pikes 1 te ketij vendimi, e kane studentet qe ndjekin studimet e doktorates jashte shtetit, pasi kane perfunduar ciklin e pare e te dyte te studimeve, kur kane arritur noten mesatare mbi 9, per shkencat natyrore, inxhinierike e te jetes dhe mbi 9.5, per shkencat ekonomike e shoqerore, ose perkatesisht mbi 8, per shkencat natyrore, inxhinierike e te jetes dhe mbi 8.5, per shkencat ekonomike e shoqerore, per studimet e kryera jashte shtetit ne secilin cikel studimi”, sakteson vendimi. Perzgjedhja e kandidateve kryhet para fillimit te çdo viti akademik nga komisione perzgjedhese, te ngritura me urdher te ministrit te Arsimit dhe Shkences.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi