Mediat italiane Shqiperia jo vetem mikpritese por edhe riviere te mrekullueshme

Mediat italiane: Shqiperia, jo vetem mikpritese, por edhe riviere te mrekullueshme
Nje nga gazetat Italiane, "Corriere della Sera", ka nxjerre diten e djeshme nje shkrim te publikuar nga Marisa Fumagalli, i cili flet per Shqiperine dhe mrekullite e natyres qe vendi yne ofron per turistet e huaj. Ne shkrimin e saj gazetarja italiane nuk flet vetem per bukurite natyrore te medha te Shqiperise, ajo gjithashtu flet edhe per traditat, kulturen, historine dhe origjinen e çdo qyteti turistik Shqiptar qe permend ne shkrim.Gazetarja Marisa Fumagalli, ne shkrimin e publikuar dje shkruan se, ne Shqiperi mund te kaloje pushime ai turist qe ka shpirtin e udhetarit, qe eshte kurioz, i gatshem per gjera te reja dhe qe nuk kerkon perfeksionin.

Fumagalli flet dhe i pershkruan ne detaje bukurite e bregdetit shqiptar, por jo vetem per kete, ajo ne shkrimin e saj flet edhe per mikpritjen e shqiptareve. "Shkoni dhe zbuloni nje toke qe fsheh bukuri te rralla, det transparent, plazhe te pandotura, pyje, lumenj, male dhe vende arkeologjike. Sigurisht qe ambienti urban po rritet ne menyre te parregullt me ndertime te egra, qe eshte limiti i zhvillimeve te demokracive te reja dhe te dobeta. Megjithate duhet theksuar diçka qe nuk eshte me pak rendesi: Shqiperia sot eshte nje vend i sigurte. Shqiptaret jane kryesisht mikprites dhe gati per dialog. Shume prej tyre kane mesuar italishten duke pare televizor, ndersa te rinjte mesojne vullnetarisht gjuhet e huaja, kryesisht ate angleze", shkruan Fumagalli.

Riviera shqiptare

Gazetarja nuk le pa i orientuar turistet italiane te cilet kane deshire per te njohur Rivieren Shqiptare. Sipas saj per te vizituar zonat e turistike shqiptare, nje turist italian eshte mire te niset nga Vlora, (qytet te cilin e kujton si portin e skafisteve), qe e krahason me Riminin. "Riviera eshte e mrekullueshme dhe ne te mund te shijohen plazhe te pastra, gjire te shumta me rere te imet apo gure e shkembinj", thuhet me tej ne shkrim. Gjithashtu gazetarja keshillon qe disa dite pushime mund te kalohen edhe ne kryeqytetin e Shqiperise, Tiranen, e cila brenda pak vitesh ka ndryshuar pamje. "Po le te kthehemi te udhetimi buze brigjeve.

Nga Vlora duhet te marresh Llogorane, nje rruge tashme e gjere dhe e rregulluar qe arrin deri ne 1 mije metra mbi nivelin e detit. Me te arritur majen, zbret ngadale drejt fshatrave bregdetare. Fillimisht Dhermiu, i cili ka edhe nje manastir antik. Prej ketu permes nje rruge te ngushte zbret ne plazhin e Gjipese, nje peizazh spektakolar. Po ashtu ka edhe disa fshatra te tjere, te cilet jane pushtuar nga ndertime te shumta. Me pas mberrijme ne Himare e pak me poshte ne Porto Palermo, ku ndodhet keshtjella e Ali Pashait, qe sot eshte zone ushtarake", thuhet me tej ne shkrim. Fumagalli ka pikasur edhe vendet e qendrimit per ushtaraket neper male mes bimesise per t'u ruajtur nga armiqte qe pretendonte te kishte ish-diktatori Enver Hoxha, dhe bunkeret e shumte ne numer, trashegimi e shemtuar prej tij edhe ne ditet e sotme.

"Saranda eshte qyteti me jugor i Shqiperise. Nje xhungel çimentoje, fatkeqesisht. 20 kilometra larg saj ndodhet parku i mrekullueshem i Butrintit, vend arkeologjik qe mbrohet nga UNESCO. Rruga per ne kete qytet antik po rregullohet dhe udhetimi per aty behet pak i bezdisshem. Megjithate do ju keshilloja qe te vizitoni edhe Gjirokastren, qytetin e gurte, nje prej shembujve me domethenes te arkitektures shqiptare", shkruan Fumagalli, ne kete prezantim te sajin te realitetit shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama