Ku shtrohet Vala Romance

Shkruar nga:  
Postuar më: 11 vite mė parė


Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q'aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...

Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

..........................................


Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.

Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.


Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 120
Lageshtia: 94
Shikueshmeria: 4.01
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012