Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.

Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.
Nga qershori 2008 ofrimi i shërbimit të Internetit ka pasur ndryshime të rëndesishme nëpërmjet rritjes së numrit të ofertave dhe reduktimit të tarifave për akses në Internet brez të gjerë. Gjithashtu, është vënë re se një numër sipermarrësish kanë filluar të ofrojnë paketa trefishe (triple play) telefoni, internet dhe televizion. Gjatë kësaj periudhe, Albtelecom ka qenë shumë aktiv në shërbimet e aksesit në Internet, duke reduktuar tarifat e shërbimit me brez të gjerë, nëpërmjet ADSL, me më shumë se 50%. Deri në 31.12.2009, numri i përdoruesve me brez të gjerë nëpërmjet ADSL të Albtelecom, ishte afërsisht 52000, çka përbën një rritje të konsiderueshme në krahasim me Korrik 2008, ku numri i këtyre përdoruesve ishte rreth 1400. Gjithashtu, rritje të konsiderueshme vlerësohet të kenë pasur operatorët alternativë, të cilët ofrojnë akses me brez të gjerë në Internet nëpërmjet infrastruktures së tyre me shpejtësi të lartë bazuar në teknologji ADSL2+ dhe fibër optike. Në këtë periudhë edhe operatorët celularë kanë qënë shumë aktive në ofrimin e shërbimeve të Internetit nëpërmjet aparateve celularë duke ofruar reduktime të ndjeshme të tarifave të këtij shërbimi për përdorues me kontratë dhe me parapagim.

Në tregun e shërbimeve të Internetit me ose pa brez të gjerë në Shqipëri janë rreth 31 operatorë. Ata janë kryesisht aktivë në Tiranë dhe në qytetet në perëndim të vendit. Aktualisht nuk ka të dhëna të besueshme për numrin e pajtimtarëve të cilët kanë akses në Internet me brez të gjerë, por mendohet të jenë përafërsisht deri në fund të vitit 2009 rreth 80000-90000 pajtimtarë. Nga këta 52.000 te Albtelecom.Nga këta 20.000 janë pajtimtarë të Albtelekomit. Bazuar në këto të dhëna, penetrimi i shërbimeve me brez të gjerë është më pak se 2.5 në 100 banorë.

Operatorët të cilët ofrojnë shërbime me brez të gjerë (përveç Albtelekom-it) e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre kryesisht në Tiranë ku jeton 30% e popullësisë së Shqipërisë dhe ku kërkesa është më e madhe. Shumica e pajtimtarëve të Internetit me brez të gjerë në Tiranë marrin këtë shërbim nëpërmjet teknologjisë ADSL dhe teknologjisë Hybrid Fiber-Coax. Pak pajtimtarë marrin këtë shërbim nëpërmjet aksesit wireless. Një rritje e papritur e pajtimtarëve të ADSL është parë në vitin 2008, pasi që disa kompani kanë investuar në zgjerimin e rrjeteve të tyre.

Mungesa e lidhjeve me kapacitet të lartë me vendet fqinje nga të cilat merret lidhja e Internetit mbetet një problem i madh. Me përjashtim të Albtelekom, i cili ka fibra optike lidhur me Italinë, operatorët e tjerë përdorin lidhje mikrovalore për të siguruar shërbimet e Internetit nga vendet fqinje.

Nurmi i përdoruesve të Internetit në Shqipëri është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit, gjë që është e lidhur me penetrimin e aksesit të Internetit me brez të gjerë. Grafiku më poshtë paraqet rritjen e numrit të përdoruesve të Internetit gjatë tri viteve të fundit:
Numri i perdoruesve te INternetit ne Shqiperi
Burimi:     http://www.internetworldstats.com/stats4.htm#europe

Në konkurrencë me Albtelekom, operatorët kryesorë të shërbimeve me brez të gjerë në treg janë: Abissnet, ABCOM, Alfa Cable, ASC, etc. Rritja gjatë kohëve të fundit e rrjeteve fikse në Tiranë ka fokusuar vëmendjen në problemet e aksesit në infrastrukturën e nëntokësore dhe aspektet lidhur me lejet për akses ose për ndërtim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama