Besimi ne vetvete si na ndihmon te ecim para

Besimi ne vetvete, si na ndihmon te ecim para
Çdo gje ne jete fitohet me mund, perpjekje dhe ndonjehere deshtime

Gjithmone i kemi degjuar prinderit te na thone: “Je me i miri, me i bukuri, me i zgjuari, me simpatiku”. Brezat e rinj e vleresojne shume veten dhe kete e vertetojne studimet e bera. Nje pedagog psikologjie ne Universitetin e San Diegos, ka bere nje analize te pergjithshme, duke vezhguar te gjitha testet e universitetit nder vite te pandryshuara e te plotesuara nga 1,3 milione studente amerikane te lindur prej vitit 1946 e deri ne 2000. “Kam vene re dy breza krejtesisht te ndryshem. Njeri brez bashkon te lindurit mes viteve 1946 dhe 1969: te rinj te rritur ne nje bote plot rregulla, ku shoqeria ishte me e rendesishme se sa individi.

Ndersa brezi tjeter perfshin te lindurit mes viteve 1970-2000. Nga testet vihet re ‘brezi une’, ku perqendrohet qendra e botes”, tregon ai. Por, ku ndryshojne nga njeri-tjetri keto dy breza? Nje djalosh i lindur ne vitin 1995, shembulli tipik i “brezit une”, ka mesatarisht nje vetevleresim qe eshte 1,86 per qind me i larte ne krahasim me nje te ri te lindur ne vitin 1968. Ndersa vetevleresimi i femrave nuk eshte rritur shume: avantazhi eshte 71 per qind. Paralelisht eshte rritur vetevleresimi dhe narcisizmi (admirimi i semure i vetvetes), nje shqetesim i personalitetit i regjistruar ne “Biblen” e psikiaterve. Sipas disa psikiaterve, eshte e njejta shoqeri narcisizte.

“Kur pastertia vleresohet me shume se mençuria, kur prestigji admirohet me shume se personaliteti, e kur suksesi eshte me i rendesishem se respekti ndaj vetes, do te thote se vete kultura mbivlereson imazhin dhe duhet te jete narcisizte”, pohon nje psikiater njujorkez, studiues i narcisizmit. “Ne fakt, narcisizmi eshte mbizoterues”, shton psikiatri. Ne teste nuk eshte e thjeshte ta ndash nga vetevleresimi, por ai ka ndjekur pergjigjet e nje pyetjeje tendencioze: “Ne vitet ‘50, vetem 12 per qind e adoleshenteve pohonin “jam nje person i rendesishem”, nderkohe qe ne vitet ‘80 e pohonin vetem 1,80 per qind e studenteve. Proven e kesaj rritjeje e veme re ne shkolle: sot studentet “pretendojne” nota me te larta, pa bere ndonje sforco te madhe per t’i fituar”.

Edhe per rezultatet e ketij studimi, studiuesit kane filluar te pyesin veten se sa e shendetshme do te ishte nje diete vetevleresuese e sforcuar. Ne fillim te viteve ‘90, nje psikolog ne nje universitet te Florides, luftetar i bindur i dobise se vetevleresimit, kishte kerkuar bazat shkencore te teorise, qe e konsideronte kete atribut si ilaçin per te gjitha te keqijat sociale. Per muaj te tere, ne biblioteke kishte studiuar 15 mije artikujt qe flisnin mbi kete argument. Pas nje pune te lodhshme kishte mbetur i zhgenjyer: 15 mije artikujt qe lavderonin avantazhet e vetevleresimit ishin studime te pamjaftueshme. Ne fund te ketij studimi kishte ruajtur 200 tema, te cilat po t’i shihje me kujdes, tregonin shume pak. “Ishte nje nga zhgenjimet me te medha te jetes sime”, pohon ai.

Duke arritur ne kete pike, psikologet vendosen se teoria duhej verifikuar qe ne baze, duke filluar qe nga pyetjet kryesore. Kujt i atribuohet vetevleresimi? Deri ne ate moment ishte theksuar se kush eshte i bukur, ka nje rritje te vetevleresimit. Ai e vertetoi kete me ane te nje testi. Me te kishte percaktuar vetevleresimin e nje grupi te rinjsh, me pas i kishte fotografuar dhe kishte vleresuar estetiken nga nje grup gjykuesish. Rezultati: kush kishte nje vetevleresim te larte, shfaqej i veshur mire dhe e konsideronte veten te bukur, edhe pse nuk ishte. Por jo gjithmone bukuroshet kishin nje vleresim te madh per veten.

Por nga se lind vetevleresimi? Nje studim te binjaket me te njejten trashegimi gjenetike dhe trashegimi gjenetike te ndryshme, dukej sikur shfaqte nje fare ndikimi gjenetik. Ne vitin 2001, nje studim i nje ish-dekani psikologjie tregonte se vetevleresimi lidhej edhe me sjelljen e pranimit dhe te interesave te prinderve ne lidhje me femijet gjate femijerise. Pergjegjesit me te medhenj te vetevleresimit ishin rrahjet dhe abuzimet seksuale. Vazhdimisht, ne harkun e gjate kohor te jetes, vetevleresimi ndikohet nga sukseset dhe deshtimet personale.

Por sa e vertete eshte se ai qe ka nje vetevleresim te madh, eshte i suksesshem ne shkolle e ne pune? Edhe kjo pyetje zbulon nje legjende metropolitane. Studimi i bere ne 1970-en, duke ndjekur nje grup femijesh per vite me radhe, nga “British Cohort Study” publikuar ne vitin 2001, tregonte se femijet qe ne moshen 10 vjeç kishin nje vetevleresim te madh. Ne vitet pasardhese nuk shfaqnin rezultate me te mira kundrejt femijeve me vetevleresim jo te larte.

Edhe studimi i publikuar ne 1986-en nga nje ish-psikologe ne Universitetin “Iowa” (SHBA) arrinte ne te njejtat perfundime. I kishte analizuar dy here, mes dy vitesh distance, te 23 studentet: vetevleresimi i matur heren e pare vetem sa ishte “dobesuar” lidhur me rezultatet e dy viteve me vone. Edhe sot ato qe kane me shume sukses ne shkolle jane vajzat e bardha dhe djemte me origjine aziatike. “Per te mos perkeqesuar vetevleresimin e studenteve, shkollat kane zvogeluar prirjet: mesuesit besojne se zhvillimi emocional eshte me i rendesishem se zhvillimi intelektual. Rezultati eshte se jane gjithmone e me pak te pergatitur per te perballuar rruge me te avancuara”.

Sot shume studime kane treguar se vetevleresimi nuk qendron mes faktoreve qe ndikojne ne formimin shkollor. “Djemte mund te punojne gjate per t’u ndier mire me vetveten, nje nderhyrje kjo qe i inkurajon per t’u ndier mire gjithsesi, pa marre parasysh se sa studiojne. Ky fakt mund t’i privoje nga qellimi per te mesuar, gje e cila shpjegon perkeqesimin e rezultateve”.

Çdo detyre e veshtire kerkon nje sere hapash, qe mund ta çojne drejt deshtimit. Nese hiqet dore menjehere prej tij, meson varesine dhe jo besimin ne aftesite e tua te verteta. Deshtimet ne jete jane te nevojshme, sepse na bejne te rrisim besimin ne vetvete dhe aftesite tona te verteta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama