Historite e dashurise se shkrimtareve me te famshem Shqiptare

Historite e dashurise se shkrimtareve me te famshem Shqiptare
Nese tradita do qe dashuria t’i beje njerezit me te bukur, ne kete rast jane ata qe e bejne me te bukur dashurine. Dashurite e njerezve te letrave s’mund te jene kurrsesi me pak te bukura se veprat e tyre. Nje dashuri shume interesante eshte ajo mes Ismail dhe Helena Kadarese. Ajo nje vajze e re, qe adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t’i dergoje edhe nje leter atje ne Moske, qe te lexonte nje krijim te saj. Ndersa ai, nje djale modern, me fame e i paparashikueshem. A s’ishte i tille Kadareja, kur i shkoi Helenes se bukur ne konvikt ne qytetin Studenti dhe nxori nje brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit, dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. Apo kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe ndersa te gjithe kujtuan se do t’i kerkonte doren, ai ia keputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. Dasma e Ismail Kadarese ne vitin 1963 ishte edhe fillimi i nje dashurie qe do t’i çonte ne martese Dritero dhe Sadije Agollin. Ajo ishte e ftuara nga ana e nuses, Helenes, ndersa shkrimtari i madh, i ftuari i dhendrit.

Ismail Kadare - Helena

Dashuria me nje shkrimtar te madh, duhet te jete dashuri e madhe. Dhe Ismail Kadare me Helena Kadarene, nuk e kane prishur rregullin. As me faktin qe kontakti i pare mes tyre nisi nga nje leter qe vajza adoleshente nga Elbasani ia dergonte studentit ne Moske afro 50 vjet me pare, per t’i lexuar nje tregim te saj ne gazeten “Zeri i Rinise”. As kur ai e takoi per here te pare dhe ajo shtangu me te foluren snobe qe Ismaili tregoi ne sy te nje kusheriri. As kur i shkoi ne konvikt ne Qytetin Studenti dhe nxori nje brisk e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. As kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe te gjithe kujtuan se do i kerkonte doren, ndersa ai vetem fjeti gjume atje pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. As kur nje dite te bukur i derguan familjeve nga nje telegram, ku njoftonin se ishin fejuar, nje veprim-çudi i asaj kohe, e as kur bene ceremonine e dasmes me kushtin qe te gjithe te ftuarit te mos ishin me bashkeshortet. Shume varen buzet nga ky kusht, por beqaret u kenaqen pa mase. Mes tyre ishin edhe Dritero dhe Sadija, dy miqte e vjeter te çiftit Kadare qe u njohen pikerisht ne ate dasme te kolegut dhe mikut te tyre. Çifti ishte nga te interesantet. Ajo nje bionde e bukur rrezellitese, ai nje shkrimtar race gjithnje ne rritje. Te dy te nje ere qe frynte ne Shqiperine e viteve ‘60. Pak ere Moske, pak ere Perendimi dhe me shumice ere dashurie. Te nje dashurie te paperseritshme. Me te bukurat dhe te papriturat e saj. Me tallazet dhe emocionet plot ndjenje. Per te vertetuar perhere edhe tashme qe Ismail Kadare ka kaluar te 70-at dhe ajo te 65-at, se dashuria me nje shkrimtar te madh eshte nje dashuri e madhe.

Dritero Agolli dhe Sadija

Nese shume njerez kane pasur nje dashuri te madhe ne jete, shkrimtari i dashur i shqiptareve ka pasur dy. Dashuria e tij e pare e madhe, quhej Nina. Ishte nje ruse te cilen Dritero Agolli e dashuroi pothuaj qe ne ate moment qe e pa ne shkallet e universitetit te San Petersburgut. Ajo ishte dy vjet me e vogel dhe studionte per anglisht. “Shiheshim shpesh dhe u beme miq”, tregon shkrimtari i njohur per revisten “Klan”, te dates 14 shtator 2003. Martesa e tyre pas mbarimit te studimeve ishte nje ceremoni e thjeshte ne apartamentin e prinderve te saj, dhe pastaj ditet e para bashkeshortore do t’i nisnin ne nje konvikt te zakonshem shkolle. Duheshin shume edhe pse prinderit e Agollit nuk e pelqenin kete lidhje te tyren, pasi “nusja ishte e huaj”. Por gjashte vitet e Nines dhe djalit te tyre Arjanit ishin te lumtura, deri kur filloi shembja e marredhenieve shqiptaro-ruse, qe plasariti deri ne ndarje edhe martesat e shumta te asaj kohe mes shqiptareve dhe ruseve. Dy vjet pas ikjes se Nines ne vitin 1963, ai martohet me Sadijen. Nje vajze e bukur dhe inteligjente me te cilen e prezantoi Naum Prifti, Helena dhe Ismail Kadare. Perveç dashurise se madhe, ata i lidhi edhe nje miqesi me te tilla permasa. Driteroi dhe Sadija, kane dy femije, Elonen dhe Artanin, madje jane bere edhe gjysher.

Petro Marko & Safo

Jo vetem jeta e Petro Markos, por edhe historia e dashurise se tij me Safon Çelon eshte e denje per nje veper. Nje histori e nisur ne oborrin e Hotel Dajtit, kur shume te rinj u vendosen ne Tirane pas luftes. Ai, nje gazetar qe punonte ne gazeten “Bashkimi”, ndersa ajo nje bukuroshe e pasionuar pas piktures. Intelektualit qe kishte njohur qe heret moden dhe shijet evropiane nuk kish si te mos i terhiqte vemendjen vajza simpatike e veshur me pantallona si vajzat e Grenobit kur shkonin per ski. Nje veshtrim qe zgjati vetem pak sekonda dhe karakteri i forte i poetit qe duroi luften dhe burgjet fashiste eshte thyer nga bukuria. Me pas fati do te bente qe Safo te ishte kolege me Petron dhe dita e pare e punes do te ishte dhe dita jozyrtare e marteses se tyre. Vetem nje dialog i shkurter ku ai e pyet nese ajo eshte dashuruar dhe pas pergjigjes negative Petro Marko i thote se “ti do te behesh gruaja ime”. Keshtu lindi historia mes shkrimtarit dhe piktores Safo. Nje Dashuri qe do te kurorezohej me dy femije Jamarberin dhe Arianiten. Nje dashuri me shikim te pare qe do ti rezistonte edhe furtunave te tjera qe kaloi jeta e Petro Markos. Ne vitet e burgu gjate diktatures kujtimi per Safon do te mbante gjalle, shkrimtarin. Kjo duket ne letrat qe Marko i dergonte nga qelite. Asnje fjale per vuajtjen, asnjehere nuk permendet fjala, torture apo gardian. Te gjitha letrat jane nje himn qe Petro Marko i kendonte gruas se tij.

Sabri dhe Nermin Godo

Ai ishte 21 vjeç dhe kishte rene koke e kembe ne dashuri me nje vajze qe sapo kishte mbaruar shkollen. Ishte viti 1950 dhe ata jane njohur rastesisht. Sabri Godo kishte vajtur te punonte ne Durres, dhe atje ishte fqinj me Nerminin. Nje dashuri e bukur dhe e madhe, por qe s’kuptohej nga prinderit. Ju eshte dashur te “arratisen” nga familjet e tyre qe s’e pelqenin kete lidhje te tyren, se dy te rinjte “ishin te kategorive te ndryshme shoqerore”. Kjo eshte e veshtire te kuptohet tani, por ka qene shume here me e veshtire te jetohej ne ate kohe. Perveç kesaj, Partia i kerkoi te zgjidhte: ose te hiqte dore nga gruaja ose nga Partia. “Une mbajta gruan dhe lashe Partine”, tregon i urti Godo per “Tirana Observer”. Nje dashuri e madhe, me ceremonira te vogla. Per shkak te familjeve, ata s’munden te benin kurrfare ceremonie dasme, por dolen te jetonin bashke me çfare munden. Dhe ne fakt s’u doli keq. Miqte e tyre, i cilesojne si çift perfekt. Megjithese Godo eshte nje nga politikanet me te njohur e me te vleresuar ne vend, bashkeshortja e tij fisnike vazhdon t’i qendroje prane, por ne hije, larg prozhektoreve te medias e kamerave te shumta. Ata kane dy vajza te cilat jane fryt i dashurise se tyre dhe gezimi i tyre i jetes. Por tashme gezimet jane shtuar. Sabriu dhe Nermini jane gjysher te kater niperve.

Lasgush Poradeci - Nefija

Historia e tyre e dashurise eshte po aq e bukur sa lirikat e tij. Poeti i dashurise e njohu Nafijen, atehere kur po shkruante gjithnje e me pak, pas Luftes se Dyte Boterore, kur Shqiperia po zvogelohej gjithnje e me shume nga izolimi e nga pamundesite per te udhetuar ne bote. Njohja e tyre eshte bere shume vone publike nga botimi qe bene vajzat e tyre, te leterkembimit te çiftit te viteve ’40. Keshtu nga to, del qe Nafija dhe Lasgushi per here te pare takohen ne shkollen e vizatimit, ne Tirane, ne vitin 1937. Nje grup poeteshash te shkolles “Nena Mbretereshe” vizitojne nje ekspozite, aty ku Lasgushi jepte mesime vizatimi. Para ketij takimi ai kishte lexuar poezite e Nafijes. Drejtori i shkolles i prezantoi. Ja çfare do t’i shkruante se emes Llazari, zonjes Kostandina Gusho, per vajzen qe do te behej gruaja e jetes: Nena ime e dashur, duke dashur te martohem me nje çupe pe shkolle qe me ka hije, kerkoj lejen tende. eshte nje lesh-verdhe e holle, ashtu siç me pelqen mua, por me shume se keto me pelqen mendja dhe shpirti i saj. Une me çupen jam njohur perpara dy vjeteve kur ajo ishte nxenese ne klasen e tete... U fejuan dhe ne qershor te vitit 1939, vune kurore civile ne Bashkine e Durresit. Lindja e dy vajzave e lumturuan çiftin. “Ime me e ka adhuruar tim ate”, tregon vajza e tyre. Bashkeshortja e poetit vdes ne Pogradec, ne 3 gusht 1983, pese vjet para tij. Ai eshte zgjuar i tmerruar tek ka pare se e shoqja po jepte shpirt. Ishin te dy ne nje shtrat. Kur trupi u nda nga shpirti, ai, poeti i madh, nuk reshtte se puthuri kembet e duart se te shoqes.

Dhimiter - Mynever Shuteriqi

Ata nuk ndaheshin kurre nga njeri-tjetri. Nese do shikoje Dhimitrin, duhet te ktheje koken perqark per te “gjetur” Myneverin. Tani qe ai s’eshte me, ajo e ka gjetur nje menyre qe te jetoje serish me te. Me kujtimet e tij, me librat dhe fjalet e lena ne ditar, fotografite e vendosura ne çdo cep te shtepise dhe me dashurine qe e ruan te fresket, ashtu si para 60 e ca viteve. Atehere kur u njohen ishin te dy shume te rinj, por po ashtu mbeten edhe shume vite me pas. Ja çfare shkruan shkrimtari i njohur per bashkeshorten e tij ne ditarin qe ka mbajtur me 21 qershor te vitit 2001. “Sot, Myneveri mbushi 77 vjeç. Dhe mua me dukesh po e re! Memoria, humori, gjalleria e saj, po njesoj. eshte shendoshur pak, po jo si njerezit qe trashen e rendohen me moshen, perkundrazi, i vete. Kur vinte, ne rini te saj, dita e lindjes te saj, 21 qershori, -dita e pare e Veres, kjo dite, le te ishin pjekur qershite e mushmollat e fiqte shengjines, i sillte perseri freskine e saj te habitshme, veç e perterin sot, nuk e plak...”. Dashuria e tyre bazohej ne miqesine e tyre te forte dhe ne sakrifice. “Kur isha shume e re pata nje semundje shume te rende. Ne ate kohe ne Shqiperi nuk kishte ilaçe dhe gjendja ekonomike e vendit ishte shume e rende. Per te me ndihmuar mua shiti te gjitha gjerat, madje edhe gjene me te shtrenjte qe kishte: makinen e shkrimit, qe e kishte marre me vete nga Franca”, tregon Myneveri ne nje interviste dhene per gazeten “Tirana Observer”. Çifti Shuteriqi kane tre femije, dy vajza dhe nje djale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama